Fëmijët e ndjerë të Avni Deharit, aktivistit të njohur të çështjes kombëtare, Arbnor dhe Astrit Dehari
Safet Sadiku, Bazel, Zvicër
MBETENI TË PAVDEKSHËM!
Poezi
(Kushtuar dy çunave të Avni Deharit) Turpi i mbuloftë vrasësit Që zbatuan epshin e shtrigës Serbi! Dhimbje e madhe që nuk përshkruhet As me lahutë, as me penë, as me kurfarë inspirimi. I vranë me vetëdije gjakprishurit! Udbashët duke folur shqip! Shërbtorët e përbetuar të Serbisë! Brenda institucioneve të shtetit që quhet Kosovë! Për ta penguar demokracinë dhe mendimin ndryshe! E vranë me moh Arbnorin dhe me pas Astritin Deharin! Vrasësit folën shqip dhe flasin ende! Egërsirat nuk po ngopen! Po vrave shqiptarin normal! Serbia të shpërblen! Kosova nuk të denon! Krimineli punën po vazhdon! Dhe “institucionet tona” mjerisht „ende“ po përfaqëson! Ky gjak i njomë ende po vlon! Kosovën po këshillon: Demokracinë kështu nuk e ndërton!… Ulurinë me “Ndalu” e fortë si një zë gjëmon! Drejtësi pa Serbi fuqishëm kumbon! Po kush po dëgjon! Lëreni lajkat në ditë me diell! Pranë varrezave të këtyre dëshmorëve!… Drejtësi po rrinë kokëulur he turpi të mbuloftë! I pari, e dha urdhërin se urrente babain e tyre! I dyti, i vrau dy vëllezër se ishte i këtij zanati! I treti fshiu videot dhe faktet! I katërti e mbrojti vrasësin nëpër TV-të! I pesti gjithëmonë plagën e ngacmon! Gjithë populli i njeh-me habi i shikon! Por vetëm drejtësia ende po flenë! Dhe faktet po injoron! Drejtësia ende nuk po flet!… E lotët nuk më ndalën si lumi! Krenarinë e atdheut thellë ma ka zë gjumi! Më 11. 06. 2022, Bern SERVILIZMI DUKURI E VAZHDUAR Servilizmi sëmundje e pashërueshme Po vonon forcimin e demokracisë… Po zgjatë jetëgjatësinë e ordinerëve Po u mundëson atyre pushtet apsolut Neve na rroftë brohoritja-nuk jemi keq Kemi lirinë dhe shahemi pakufi Shahemi zi e ma zi me shtet e parti! Dukuri e trashëguar prej okupimi Njeriu nuk vetëdijsohet lehtë Nuk vetëdisiplionohet pa rregulla Dhe rregullat nuk i votojmë Të gjitha tjerat i debatojmë I diskutojmë dhe i votojmë Por shefit këngën duhet t’ia mësojmë Ligjin e disdiplinës nuk e votojmë Ndryshe nuk mund të veprojmë Servilizëm apo nënshtrim është ky… Referi tani po referon me gishta në gojë Filikaqen e zavendëson Drejtësia gjithëmonë po na mungon Servilizmi rrënjë po lëshon… 30 Maj 2022, Zvicër