Marjana Bulku, New York
Vatra është liria e ëndërruar e shqiptarëve mërgimtarë por edhe atyre që e ëndërruan AMERIKEN në SHQIPËRINË e vetburgosur , them unë qysh nga dita e parë që shkela në Vater me të madhen Tinka KURTI në krah e cila e mahnitur pas fotografive në muret e Vatrës njohu familjarë të saj që nuk i kishte mundur ti takonte për së gjalli, pastaj ndaloi në minibustin e nënë Terezës e mori në duar me fjalët “ Lutu për ne, Lutu për ne “,nisi të rrecitonte vargje që dikur ia kishte kushtuar asaj.
Në fakt unë e kisha takuar vatrën dhe vatranet kohë më parë teksa promovohej vepra e Mal Berishës ; “ Jeta dhe veprimtaria e jashtzakonshme” Charls Telford Eriksonit për Shqipërinë dhe për shqiptarët “një amerikan i jashtzakonshem që e deshi SHQIPERINË jashtzakonisht , aty pashë për herë të parë vatranet fisnike që nën prezantimin dinjitoz të autorit të vepres MAL Berisha, anëtar nderi i VATRES, donin, çmonin dhe respektonin aq shume njeri – tjerin, historitë e tyre sidomos ato të mundimit.
Aty njoha Agim Rexhen , një vatran fisnik që I dhuron sistematikisht Vatrës dhe çeshtjes kombetare: kohë , energji , para.
Aty njoha Harry Bajraktarin , këtë shqiptaro -amerikan të pakursyer për çeshtjen kombetare.
Aty njoha Gjon Bucajn fisnik ( ndjesë pastë ), Dritan Mishton , konsull ynë asaj kohë , Idriz Lamaj prej urtesisë të të cilit ke kaq shumë për të mësuar , etj dhe keshtu Vatra mbeti tek une sa antike po aq edhe brilante por gjithmonë vitale sepse të tillë e mbante energjia që këta aktiviste të quajtur vatrane shkembenin me njeri- tjetrin.
Vatra i ftonte shqiptaret bujare të dhuronin kur kandidonte Mark Gjonaj, Suzan Shkreli, kur festohej dielli, kur Shqipëria dhe Kosova renkonte nga genocide, termeti ,gjithçka bëhej transparente nga i ndjeri dhe i nderuari Dalip Greca në gazetën mbishekullore Dielli.
Do të mbetet i paharruar viti i Konices në Vater ( 2016 – ta mos gabohem) ai set referencash dhe komunikimesh me ikonat e gazetarise si: Elez Biberaj, Ilir Ikonomi, Frank Shkreli, formati i të cileve i dha vatres së ketij shekulli permasat e një institucioni që të gjithë duan ta vizitojne , të promovojne veprat e tyre, veten , miqtë .
Sepse Vatra keshtu na mesoi që tja ruajme historinë duke respektuar kontributet e cdo njerit Jetëgjatësia e saj na mësoi të mos i fryjmë zjarrit të urrejtjes, as atij të përçarjes ndaj Misioni i Vatrës është i përjetshëm , do të referonte sot edhe ish -kryetari i saj Asllan Bushati.
Po po. Misioni u Vatrës do mbetet i përjetshëm përsa kohë në vendin tonë amë ende mungon liria, drejtësia, demokracia.
Marjana Bulku
Qershor 2022