ARKIVI:
25 Nëntor 2024

Lugina e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare

Shkrime relevante

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Më 1 tetor 1997 u...

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

Florim Zeqa  Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem...

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax,...

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e...

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

Nga: Aurel Dasareti E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e...

Shpërndaj

Lugina e Preshevës është pjesë esenciale e kauzës kombëtare shqiptare. Evropa si e tërë mund të arrijë paqe dhe stabilitet afatgjatë vetëm kur shqiptarët etnikë në tokat e tyre autoktone në Luginë të Preshevës ndjehen të lirë, të barabartë, dhe ndajnë një vizion demokratik. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane (AACL), e udhëhequr nga ish-Kongresisti Joe DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, ka punuar sistematikisht dhe vazhdimisht për kërkesat e drejta dhe legjitime të Luginës së Preshevës për mbi dy dekada rresht.  Javën që lamë pas, Liga Qytetare aranzhoi një sër takimesh shumë të rëndësishmë në New York dhe Washington, DC, për një delegacion të liderëve politikë të Luginës së Preshevës të përbërë nga Shaip Kamberi, Deputet dhe Kryetar i PVD, Nagip Arifi, Kryetar i Komunës së Bujanocit dhe Kryetar i PD, Ardita Sinani, ish-Kryetare e Komunës së Preshevës, dhe Ragmi Mustafa, ish-Kryetar e ish-Nënkryetar (së fundi) i Komunës së Preshevës dhe Kryetar i PDSH. Vizita e tyre në SHBA u mbështet nga Qeveria e Kosovës.  Delegacioni filloi vizitën e tyre në SHBA me një takim me Ferit Hoxha, Ambasador i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara (i cili tani udhëheq edhe me Këshillin e Sigurimit të OKB-së), si dhe me Bordin e Ligës Qytetare në New York, të dielën. Të hënën, në Washington, DC, delegacioni i Luginës së Preshevës u takua me Kongresistin Jim McGovern, Kryetar i Komitetit Kongresional për të Drejtat e Njeriut “Tom Lantos.” Të marten, delegacioni u mirëprit në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve nga Drejtori i Zyrës për Evropë Qendrore e Juglindore, Martin McDowell, në emër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit dhe të Dërguarit Special për Ballkanin Gabriel Escobar (i cili atë ditë ndodhej në rajon për takime). Të mërkurën, delegacioni u takua me Sarah Arkin, përgjegjëse për Evropë në zyrën e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve. Bashkë me Joe e Shirley, delegacioni mori pjesë në ngjarjen e 25-të vjetore të Asociacionit të ish-Anëtarëve të Kongresit të SHBA-ve “Statesmanship Awards Celebration,” të mërkurën në mbrëmje, me 8 qershor. Në këtë ngjarje të rëndësisë se vecantë, delegacioni pati mundësi të takojë shumë kongresistë e senatorë, ndër më kryesorët, Senatorin Tim Kaine, si dhe ish-Kongesisten Arbëreshe Connie Morella. Delegacioni u shoqërua në këtë ngjarje kongresionale edhe nga Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Faber. Koha është tani që cështja e Luginës së Preshevës të marrë vëmendjen që e meriton. Mënyra moderne e spastrimit etnik nga ana e Beogradit përmes pasivizimit të adresave të shqiptarëve, vazhdimit të mungesës së zhvillimit ekonomik, si dhe rritjes së vazhdueshme të varfërisë, nuk mund të tolerohet më. Insistimi i Serbisë që të arrijë maksimumin e të drejtave për minoritetin serb në Kosovë derisa injoron totalisht edhe të drejtat më bazike njerëzore për minoritetin shqiptar në Luginën e Preshevës është një hipokrizi e kjartë e cila duhet dënuar edhe nga Shtetet e Bashkuara edhe nga Bashkimi Evropian. Procesi i dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit nuk mund të përfundojë suksesshëm përderisa kërkesat e drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnikë të Luginës së Preshevës nuk merren parasysh. Liga Qytetare do të vazhdojë punën e vet në përkrahje të Luginës së Preshevës dhe do të bëjë cfarëdo që duhet për t’u siguruar që vllezërit e motrat tona shqiptare në atë rajon as nuk harrohen e as nuk margjinalizohen tutje. Ju lutem, vlerësoni nëse mund të jepni një donacion për Ligën Qytetare në përkrahje të punës sonë për Luginën e Preshevës, në vecanti, e për kauzën kombëtare shqiptare në përgjithësi. Gjithë të mirat,

                            Shirley Cloyes DioGuardi                       Joe DioGuardiKëshilltare për Cështje të Ballkanit         President

 

The Presheva Valley is an essential part of the Albanian national cause.  Europe as a whole can achieve long-term peace and stability only when ethnic Albanians in their ancestral lands in the Presheva Valley feel free, equal and share a democratic vision. The Albanian American Civic League (AACL), led by former Congressman Joe DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, has systematically and continuously worked for the righteous and legitimate demands of the Presheva Valley for more than two decades.  This past week, the Civic League arranged for a series of highly important meetings in New York and Washington, DC, for a delegation of ethnic Albanian political leaders from the Presheva Valley, including Shaip Kamberi, MP and Chair of PVD, Nagip Arifi, Mayor of Bujanoc and Chair of PD, Ardita Sinani, former Mayor of Presheva, and Ragmi Mustafa, former Mayor and former Deputy Mayor of Presheva and Chair of PDSH.  Their visit to the United States was supported by the Government of Kosova. The delegation started their visit to the United States with a meeting with Ferit Hoxha, Albanian Ambassador to the United Nations (who is currently chairing the UN Security Council), and the Board of our Civic League in New York on Sunday.  On Monday, in Washington, DC, the Presheva Valley delegation met with Congressman Jim McGovern, Chair of the Tom Lantos Human Rights Commission.  On Tuesday they were received at the US Department of State by the Director of the Office for Central and Southern Europe, Martin McDowell, on behalf of Deputy Assistant Secretary of State and Special Envoy for the Balkans Gabriel Escobar (who had to be in the region for meetings). On Wednesday, the delegation also met with Sarah Arkin in charge of European Affairs with the office of Senator Bob Menendez, Chair of the US Senate Foreign Affairs Committee. Together with Joe and Shirley, the delegation participated in the 25th annual Statesmanship Awards Celebration of the US Association of Former Members of Congress in the evening of Wednesday, June 8. At this important and exclusive event, the delegation was introduced to many Members of Congress and other dignitaries attending the event, including Senator Tim Kaine and Arberesh former Member of Congress Connie Morella, among others.  We arranged for the group to be joined by Albania’s Ambassador to the United States, Floreta Faber.The time has come for the Presheva Valley question to be given the serious attention it deserves. Belgrade’s form of modern ethnic cleansing through the removal of addresses of local ethnic Albanian residents, continued lack of economic development, and an increase in the rate of poverty, cannot be tolerated anymore. Serbia’s insistence in getting the maximum rights for the Serbian minority in Kosova while totally ignoring even the most basic and fundamental rights of the Albanian minority in the Presheva Valley is a blatant hypocrisy that both the United States and the European Union must reject. The dialogue process between Prishtina and Belgrade cannot be completed successfully unless the righteous and legitimate demands of the Presheva Valley ethnic Albanians are thoroughly taken into account. The Civic League will continue its work in support of the Presheva Valley and will do all it takes to make sure that our Albanian brothers and sisters in the region are neither diminished nor fully marginalized. Please consider making a donation to our Civic League to support our work for the Presheva Valley, in particular, and the Albanian national cause, in generalAll the best,

                  Shirley Cloyes DioGuardi             Joe DioGuardiBalkan Affairs Adviser                   President

Our mailing address is:

Albanian American Civic League

PO Box 70

OssiningNy 10562

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu