Në foto: Xhamia që tashpërtash është më e madhja në Kosovë, e cila gjëndet në fshatin Bresanë të Komunes së Dragashit ( Opojë ).
Faik Bèj Konica mbi “Muhaxhirët”!
Këtu ma poshtë mund të lexojmë nji shkrim të vogel të Faik Bèj Konices të shkruem nr.8 faqe 121 të Revistes “Albania” që publikohej në Bruksel në vitin 1901.
Ai shkrim ka titullin “MENDIME TE VOGLA” ku flet mbi “Muhaxhiret” .
Bashkangjitun transkriptimi në gjuhen e sotme shqipe dhe nji fotokopja e këtij shkrimi:
Muhaxhirët!
E THASHE edhe tjater herë: per mua, fara më e ndyrë e Shqiperisë janë muhaxhirët.
Muhaxhirë u thomi atyre muhamedanve që, duke lënë vendin e tyre, erthnë të zënë vent në Shqipëri. Ka muhaxhirë nga Bosnja, nga Serbia, edhe disa Shqipëtarë nga Podgorica edhe nga Ulqini.
Të qè se këta Shqiptarë të kishin ardhur ndër né per mall te Shqipërisë, fort bukur. Po jo! Ata erthnë se i mori malli i minareve. Shqipërinë e shesin per një pesëshe, e veç nukë duan të rrojnë nënë “kaaurrin”.
Se të kishin ardhur per mall të Shqipërisë, duhej t’ishin kombëtarë të nxehtë e miq të parë me né që luftojmë kunder të gjithve per të mbajtur lart flamurin e kombësisë. Po, jo! Ata vijnë të bëhen spijunë të Qeverisë. Tradhëtojnë, hedhin në burg Shqipëtarë, tallen me vendin tonë. Edhe bukën tonë hanë, edhe na lëshojnë….balten e tyre permi mesalle!
Të kishin pakë ment Shqipëtarët, nukë këmbejnë as një fjalë me këta zgjebët. Të mos ish kombi shqipëtarë një komb i poshter e i ndyrë, i dergojin muhaxhirët n’Anadoll, me një shkelm prapa!
Kjo poshte eshte faqja e plote e gazetes ALBANIA te Faik Konices.
Skanerzoi dhe transkriptoi në gjuhen e sotme Paul Tedeschini, me 01.03.2008