ARKIVI:
27 Dhjetor 2024

Me revan drejt një shekulli

Shkrime relevante

Kryeministri merr rolin e gjykatësit!

Florim Zeqa I gjithpushtetshmi i vendit, Kryeministri i cili nuk i respekton...

Serbja Sonja Biserko, zëri i së cilës nuk po dëgjohet nga ndërkombëtarët, “analistët tonë” dhe disave nga opozita e Kosovës

Nga: Gani Mehmeti Biserko: Lista Serbe është përgjegjëse për gjithë situatën në...

Vargje me nismë të mbarë, recension për librin e Bashkim Halilajt, “Gjurmë ecjesh“

Shefqet DIBRANI VARGJE ME NISMË TË MBARË Bashkim Halilaj, “GJURMË ECJESH“, vargje, botoi...

Pabesueshmëria e absurdeve të “BIG BROTHER”

Nga: Lirim Gashi Sara nga Tirana dërgon çdo ditë lutje në qiell,...

Shpërndaj

Fahri Dahri, Londër

Ka mbetje për të mos u shuar, por mos i quani fosile, se këta janë mbi tokë, të gjallë e me memorje, kurse fosilet janë nëndhe. Edhe ato flasin, por nëpërmjet arkeologjisë, të cilën e ka uzurpuar djalli. Ai djall që ekzistencën e quan inekzistencë. 

Ja dhe disa ditë mbushen 78 vite, kur në Europë, brenda Luftës së Dytë Botërore, por pa luftime, në rajonin autokton shqiptar të Çamërisë, një shtet i besimit ortodoks përdhosi predikimet e besimit të tij, Deklaratat dhe Ligjet Ndërkombëtare, dhe vuri në zbatim

 predikimet e “Megalloidesë”. Masakroi një popullsi pa dallim moshe, aspak ndjesi sociale, as droje, si ndaj Zotit dhe as dhimbjes njerëzore. Pse? Sepse një grup njerëzish, autoktonë në vendin e tyre, besnikë në ruajtjen, mbrojtjen e vendit e të familjeve, por të ndryshëm nga besimi fetar, i cili binte ndesh me besimin ortodoks grek, mbasi vlerësonin familjen, fisin, gjakun, traditat, truallin e trashëguar, respektonin realisht njeriun, predikimet hyjnore dhe ato njerëzore.

Një realitet me dy të kundërta, një ndodhi e filluar mbi një shekull, por që vazhdon të mbajë ndezur ndarje njerëzish, territoresh dhe : “Vini re” – një “Ligj Lufte” të njëandhëm, turpërues, i pallogjikë, por që tregon ndërgjegjen, përgjegjshmërinë, karakterin anti njerëzor të një shteti anëtar i Bashkimit Europian që mbi baza të gënjeshtra, hipur në podiumet e drejtësisë na tund “fletët votuese të vetos europiane” për të ruajtur dhe mbrojtur padrejtësisë e saja të kryera radhazi gjatë një shekulli, për t’ shpëtuar përgjegësive penale.

Shtrohet pyetja: “Ekziston apo nuk ekziston ai popull dhe ai rajon?”.

Nuk është për tu habitur, por ja që duhet të marremi seriozisht me përgënjeshtrimin e shpifjeve edhe kur ato kuptohen me lehtësi, se dhe ai që shpif tallet po vetë me shpifjen. Duhet të merremi seriozisht me shpifjet sepse: “një budalla hedh një gur në lumë dhe 100 të tjerë nxitohen për ta nxjerrë”, kjo sepe ai gur qënka i rëndësishëm dhe doemos duhet të nxirret.

Nuk ekziston, thuhet pa droje, jo nga një ose disa individë, por nga një shtet i tërë, anëtar i BE-së. Unë nuk habitem, sepse ai shtet dredhitë, mashtrinet, shpifjet i ka në karakterin e tij që nga “Troja”.

Të thuash nuk ekziston për një vend, a ngjarje që në realitet ekziston, kuptohen dy gëra:

a)- Ai që deklaron mos ekzistencë, për atë që ekziston, është i dalë nga mëntë dhe duhet kuruar për shëndetin mendor.

b)- Kush deklaron mos ekzistencë, për atë që ekziston, kërkon të fshehë një ngjarje, veprim tepër turpërues, që ngarkon me përgjegjësi penale. Si rrjedhojë në qënien e tij ka zënë vend frika, tmerri, nga trembja e madhe bëhet mohues, por natë e ditë është nën trysninë e tmerrit (ferrit në Tokë).

●- Dihet që rajoni i Çamërisë dhe banorët e tij ekzistojnë, edhe ata të dëbuarit, vërtet nuk banojnë në atdheun e të parëve, por jetojnë diku dhe në zemër mbajnë të gjallë Çamërinë dhe jo vetëm kaq, por kanë besim se një ditë “kali i Trojës” do të largohet dhe “Pheidoni” do të presi dhe përcielli përzëmërsisht “Odisenë”.

 

● Cili është realiteti i sotëm në Çamëri?

Sipas një rregjistrimi të para 15 e ca viteve, që mesa duket nuk është zyrtar, thuhet se në mbarë Epirin numëroheshin edhe 7.357 shqipfolës ortodoksë. Sqarim shtetit grek në vitin 1913 ju dhuruan në jug, toka shqiptare, veç Çamërisë (Thesprotisë, Pevezës, Artës) edhe tokat në Janinë, Konicë, Follorinë, Kosturë etj).

Me përjashtim të pjesës së Çamërisë që shtrihet në Shqipëri (thuhet në materialin e një shkrimi, botuar në internet), Çamëria sot është e banuar kryesisht nga grekë (quhen grekë prej besimit ortodoks, por shumica janë të lindurit e të ardhurve nga trojet aziatike, vllehë, çifutë etj.)  si pasojë e eksodit çamë pas Luftës së Dytë Botërore dhe asimilimit të mëpasshëm të çamëve të mbetur. Numri i shqiptarëve etnikë që jetojnë ende në rajonin e Çamërisë është i paqartë, pasi qeveria greke nuk përfshin kategori etnike dhe gjuhësore në asnjë regjistrim zyrtar (anëtar i BE-së që nuk njeh parimet theelore të saj). Sipas rregjistrimit grek të vitit 1951, çamët e mbetur të besimit mysliman numëroheshin gjithsej 127 çamë shqiptarë në Epir. Në vitet e fundit (1986) 44 anëtarë të këtij komuniteti gjenden në prefekturën e sotme të Thesprotisë, të vendosur në vendbanimet Sybota (Volë), Kodra dhe Polineri  (Kuçi).Për më tepër, deri vonë komuniteti mysliman në Polineri ishte i vetmi në Epir që kishte një imam (hoxhë). Xhamia e fshatit ishte e fundit brenda zonës përpara se të hidhej në erë nga një i krishterë vendas në vitin 1972. Numri i çamëve myslimanë të mbetur në zonë pas Luftës së Dytë Botërore përfshinte edhe njerëz që u konvertuan në ortodoksë, u asimiluan në popullsinë vendase për të ruajtur pronat dhe veten e tyre.

I përfshiva këto shkrime në këtë artikul për të treguar se pavarësisht që shteti ortodoks grek

i tmerruar mohon dhe mohon, Çamëria dhe çamët (vërtet pak) por atje banojnë, që do të thotë ekzistojnë. Ndërsa nga çamët e masakruar dhe dëbuar dhunshëm, që shumica u strehuan në Republikën e Shqipërisë, nga afro 20.000 veta, sot jetojnë afro 200.000 veta që mendjen dhe zemrën e kanë në Çamëinë e tyre, vendin autokton të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Shënim: Ky artikull është në përkujtim të 78 vjetorit të gjenocidik grek, ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Zgjohuni shqiptarë, vendi lëngon, kërkon ti shërohen plagët!!

  • Fahri Dahri, studjues, Londër, më 16/06/2022.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu