ARKIVI:
20 Nëntor 2024

Shqipëtarët  dhe veçmas Shqipëtarët e Luginës të largohen nga influenca turke 

Shkrime relevante

Intervistë e Lis Bukurocës dhënë gazetares Rudina Xhunga (Video)

Erdha në Shqipëri të bëj dhëmbët dhe zbulova sekretin e madh!...

Me rastin e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Primus Prenkë Ndrevashaj

Kisha “Zoja Pajtore e Shqiptarëve” në Southfield të shtetit Michigan, themeluar...

Shpërnguljet për në Turqi dhe historitë e trishta të vrasjeve të organizuara të shqiptarëve të rinj

Nga: Sami Islami, Londër ___ (Sipas një ngjarjeje të vërtetë) ___ Edhe pse Kosova kishte...

Prindër të dashur, tregoni se si është e mundur që fëmiu juaj të përfundoj në pranga…?!

Monika Braja, Selanik ____ Prindër të dashur , Nena dhe Baballarë , që...

Në 15 vjetorin e shkuarjes në amshim të Babait, Halil Zeqës…!

17.04.1933-19.11.2009 Mga: Florim Zeqa Halil Zeqa largëpamës dhe vizionar Halil Zeqa lindi më 17.04.1933...

Shpërndaj

Në Preshevë, para një kohe solemnisht u përurua xhamia “Ebu Bekr Esidik”. Ja ç’farë emri arab që mbanë se?! …

Gjergj – Skender Jashari 

Arsyeja është e thjeshtë, Shqipëtarët( e veçmas Shqipëtarët e Luginës) sa herë  që ranë  nën influencën turke-osmane,  pansllavistët përfituan territorialisht. 

Ardhja e Perandorisë Osmane në  Gadishullin Ilirik, në Betejën e Maricës, të shtator 1371, në të cilën pësuan disfatë  të krishterët e  ballkanit, që në këtë rast  dy princërit serb u bënë  vasal të  osmanëve. E njejta situatë ndodhet edhe në  Betejën e Kosovës, të 1389, falë  princit  serb i cili tradhëtoi të koalicionin e krishterë të  gadishullit Ilirik, fituan  osmanët.  

Perandoria Osmane, filloi përdhuni islamizimin e Shqipëtarëve, pas dështimit të Kryengritjes  së krishterëve( gjegjësisht Shqipëtarëve), të vitit 1689, ku  veçmas Shqipëtarët e  Nishit-Prishtinës-Shkupit dhe Nishit-Shkupit, pësuan  tmerrësisht më keq, pasiqë nëpër  kanalin   Morava-Vardar, kaluan ushtritë austriake dhe kryengritësit Shqipëtar. Nga njëra anë   me dështimin e  kryengritjes, Perandoria Osmane  filloi gjenocidin  sërish kundër Shqipëtarëve për islamizim, ndërsa në  anën tjetër Kisha katolike në  Mërqi, kërkonte  ruajtjen e fesë katolike. Pasuan spastrimet etnike, derisa Shqipëtarët ngriteshim në kryengritje  vazhdimisht, 1830, 1847 etj. Dekretet  e Sulltanëve Osman, për  osmanizimin e Shqipëtarëve, si ai i vitit 1836, 1856 etj, filluan  tashmë tjetërsimin kombëtar( ndalimin e  gjuhës  shqipe në vende  publike, ndalimin e shkollës shqipe, derisa shkolla serbe u lejuan!), pas tjetërsimit fetar të shekullit të kaluar. Nëpër ultësirat e vendbanimeve  Shqipëtare,  deri në një masë, varësisht nga  burimet historike,  Shqipëtarët ishin islamizuar. Islamizimi i tyre ishte bërë nën siluetën islam që nënkuptonte edhe  ndryshimin e identitetit kombëtar, pra bërjes turk-në fjalorin e  stërgjyshërve  tonë, thuhet “ ai është bërë turk”- në rastin kur  një shqipëtar  është bërë musliman.  

Ambasadori rus në Sofje, më 1815, kishte vërejtur islamizimin e mjaftueshëm të popullatës së  gadishullit  Ilirik-Ballkanit, sa që sugjeroi përdorimin e hoxhallarëve të  rekrutuar nga Rusia, për qëllim të parapërgatitjes së shtrirjes së  pushtimit sllavo-rus, praktikë kjo e përvetësuar edhe nga  Serbia dhe Greqia. Derisa këtë praktikë e shohim që edhe sot  aplikohet në masë të  shtuar në Trojet tona,  njihen disa dhjetëra hoxhallarë salafist-vehabist, që janë   paguar dhe ndikuar nga Serbia etj. 

Derisa atë  që s’mund ta  bënte  Perandoria Osmane, në turqizimin( islamizimin)  dhe osmanizimin e Shqipëtarëve, e  bënë  pansllavistët me anë të  luftës. Veçmas kalvari i Shqipëtarëve në vitet 1877-1878, në  Qarkun e Toplicës,( rrethet:  Jabllanicës, Kosanicës, Prokuplës), Qarkun e Nishit( Vllasotincës, leskocit, Nishit), Qarkut të Vranjës( Masuricës, Polanicës, Pçinjës, Pirotit, Vranjës), por kishte edhe  Shqipëtar në Qupri, Paraqin, Krushec, Aleksinc, Kralevë, Beograd, Uzhicë etj.  Numri i popullatës ishte i ndryshëm  varësisht  burimeve, mirëpo historiani amerikan  Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në  Sanxhakun e Nishit  në  vitet 1876, derisa  në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. Tragjedia filloi në dhjetor  1877, kundër  shqipëtarëve duke i etiketuar të tillët si turq( derisa kujto që ne  Shqipëtarët  shumica  absolute e quanim veten turq!- turq i quanin edhe Serbia që të përligjte luftën dhe gjenocidin kundër Shqipëtarëve).   

Serbia në vazhdimësi pastaj aplikoi mënyra e metoda për turqizimin, islamizimin, boshnjakëzimin, maqedonizimin, kroatizimin, goranizimin dhe egjiptianizimin e fund edhe  shpërnguljen e  Shqipëtarëve. 

Reforma agrare nuk ishin shpikje të  Serbisë, por ato u aplikuan  kundër Shqipëtarëve  së pari nga Perandoria Osmane, e njohur si Tanzimat në vitet 1839 dhe 1876. Derisa Serbia, Mali i zi, përvetësonin praktikat osmane, nga Naçertania; pastaj më 2 mars 1865 nxjorri Ligjin për kolonizimin e të huajve; pasuar pastaj me ligjin e 3 janar 1880, të titulluar Ligji për  viset e  reja të kolonizuara; Mali i zi nxorri “Ligjin mbi kolonizimin e viseve të posaçliruara” më 27 shkurt 1914; Dekretligjin mbi kolonizimin e  viseve të reja jugore i vitit 1920, i aprovuar më 1922 si Ligji mbi kolonizimin e  viseve të reja; Dispozitat  paraprake për përgatitjen e reformës agrare në Mbretërinë e re të SKS-së, të 25.02.1919 dhe Urdhëresa e Këshillit Ministror të Mbretërisë së SKS-së të  10.09.1919, për aplikimin e pjesërishëm të Dispozitave paraprake për përgatitjen e reformës agrare( edhe pse Mbretëria e SKS-së ishte nënshkruese e Traktatit të Sen Zhermenit, për respektimin e të drejtave të pakicave kombëtare), e që gjatë kësaj kohe Serbia boshnjakëzonte Shqipëtarët, vlet të shikohet edhe  deklarimi i kreut të Bashkësisë Islame të Bosnjës Reis Ul-Ulema Çausheviqi, në nëntor 1918, thekson që në rrethinën e Prishtinës ishin vrarë 5.000 veta! Pasuar nga Vasa Çubrilloviqi, “Problemi i pakicave në Jugosllavinë e re” 3 nëntor 1944; Dekreti  jugosllav dhe “ligji për revizionin e ndarjes së tokave  kolonëve dhe të interesuarve të tjerë  agrarë në Maqedoni dhe në Kosovë e Metohi” të  5 nëntor 1945; Direktiva e Politbyros së KQ PKJ, të 1 prill 1945, për kthyerjen e  kolonëve  në Kosovë; Këshilli Agrar në  mbledhjen e  16.10.1945 për kthim kolonësh. Pas Luftës së II Botërore: Ligji mbi revidimin e ndarjes së tokës kolonistëve dhe  të interesuarëve  argrarë në Maqedoni dhe në Krahinën e  Kosovës e Metohisë; Ligji mbi reformën  agrare dhe kolonizimin; Ligji mbi ndarjen e tokave të braktisura  të  kolonistëve në KAKM; Ligji mbi reformën  agrare dhe kolonizimin e brendshëm; Ligji mbi sekuestrimin e profilit të luftës të arritur gjatë kohës së okupimit të armikut; Ligji mbi kalimin në pronësi të shtetit të pasurisë së armiqëve dhe sekuestrimin e pasurisë së personave të arratisur; Ligji mbi konfiskimin e pasurisë dhe ekzekutimin e konfiskimit; Ligji mbi vërtetimin dhe ndyrhsimet e plotësimit të Ligjit mbi konfiskimin dhe ekzekutimin e konfiskimit; Ligji themelor mbi veprimin me posedimet  pyjore të eksproprijuarar dhe të konfiskuara; Ligji mbi veprat  penale kundër popullit dhe shtetit; Ligji mbi nacionalizimin e ndërmarrjeve  ekonomike dhe private; Ligji mbi nacionalizimin e ndërtesave të dhëna me  qera dhe të tokës ndërtimore; Ligji themelor mbi  eksproprijimin; Dekretligji mbi arondacionin e  tokës  ekonomike-bujqësore; Ligji mbi fondin e tokave  bujqësore të pasurisë së përgjithshme popullore dhe ndarjen e tokave organizatave  bujqësore; Libri i Kaltër,  më 1977; Ligji për sigurimin e banesave për nevoja të kuadrit dhe kthyerjen e personave të shpërngulur nga Kosova në periudhën  1989 deri 1993; 6 gusht 1992, Programi për formimin e fondit për zhvillimin e Serbisë; Ligji për Organizimin territorial të Serbisë; etj etj. Në të gjitha këto Shqipëtarët  në mënyrë eksplicite apo edhe implicite  quheshim turq, shpërnguleshim me dhunë dhe  metoda tjera për në Turqi, parashihej  asimilimi etj. 

Madje edhe  gjatë periudhës kur  Shqipëtarët ishim  në kryengritje të përgjithshme  antiosmane, në vitet 1908-1912, Serbia publikoi “Direktivën për punë me Shqipëtarët”. Gjatë kësaj periudhe,  Serbia zgjeroi territorin  për 82% dhe popullësinë për 55%, Mali i zi zgjeroi territorin për 62% dhe popullësinë 100%, Bullgaria  zgjeroi territorin e vetë për 29% dhe popullësinë për 3%, Greqia zgjeroi territorin për 68% dhe popullësinë për 67%, pra të gjitha këto vende  zgjeruan territorin për 67.79%  në dëm të  territorit  tonë! 

Ushtarët serb,  gjatë kryerjes së gjenocidit  kundër Shqipëtarëve,  të Sanxhakut të Nishit deri në Luginë të Preshevës( dëshmitarë e kësaj Golgote Shqipëtare ka mbetur Lugina e Preshevës), ku edhe sot  përcjellen fjalët e të parëve tonë, që  çdo ushtar serb  i shiste fesin turk që ta vendoste  kryefamiljari  a familjarët  Shqipëtar, për t’u dukur edhe në pamje se janë turq.  Madje tregjet shitnin fesat turk, p.sh:  me 1 lirë ari mund të bliheshin 70-80 fesa turq,  ndërsa vetëm  me ardhjen e  pushtimit serb 1 fesë turk nuk mund të blihej as për  70-80 lira( Shqipëtarët i kërkonin  fesat  turk,  që të  shpëtonin nga vrasja serbe!). Madje çdo shtëpi Shqipëtare në Luginë të Preshevës,  deri vonë kishte fesin turk,  të ruajtur  në rast rreziku të shpëtonin jetën nga  Serbia, duke u paraqitur si turk. 

Gjatë viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar,  gjatë viteve 1923 deri në Luftën e  II Botërore mbi 300.000,  në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar i shpërngulën për  në Turqi u shpërngulën. 

Kohëve të fundit, shohim shtimin e drejtëpërdrejtë të ndikimit turk, madje në formë të  pushtimit modern, pra një formë e re e ardhjes së pushtimit  Osman të  ditëve të sotme. Orientimi yn pro-Osman, shkaku i  islamizmit që nënkuptonim islamin baraz me turk,  në vitet 1877-1908, borxhet e humbjet e  Turqisë t’i paguanim ne Shqipëtarët. Andaj sërish i levërdisë  Turqisë që edhe në rast  humbje, të humbin Shqipëtarët  e jo turqit.  

Sot, edhe kur kemi dy shtete Shqipëtare, të cilat  heshtin dhe nuk parandalojnë  rreziqet që i kanosen  Shqipëtarëve  sidomos atyre të Luginës së Preshevës, është  absurd i llojit të vetë.  

Nga ana tjetër, vetëm SHBA, në  shekullin e shkuar, tregoi denjësi që Shqipëtarët arriti t’i mbrojë, duke mos  qenë  në asnjë element të vetëm  Shqipëtarët  të rrezikuar nga SHBA. Madje edhe  në këtë  millenium, SHBA  dëshmoi dhe detyroi institucionet  e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, që të  luftojnë  terrorizmin islamik, dukuri kjo e importuar nga sllavo-turko-arabët. Madje zëri i SHBA-së, u ngrit bashkë me zërin e Shqipëtarëve nacionalist, edhe kundër të ashtuquajturit Sulltan Erdogani dhe ndikimit neocolonialist të Turqisë në  Trojet Shqipëtare. 

 Më:24.06.2022 

 

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu