ARKIVI:
15 Prill 2025

Gëzim Muçolli : Antidiplomaci europiane

Shkrime relevante

Taktizime edhe të pushtetit, edhe opozitës

Bisedë me sociologun Fadil Maloku nga Prishtina: Taktizime edhe të pushtetit, edhe...

Fatwa e re: Xhihadi kundër Izraelit është i detyrueshëm për të gjithë muslimanët

FATWA: Kreu i Unionit Ndërkombëtar të Dijetarëve Myslimanë, Sheikh Ali Al-Qaradaghi...

Fillim i mbrapsht i Legjislaturës së IX

Florim Zeqa Fillimi me një orë vonesë dhe mosaprovimi i mandateve të...

Gëzim Marku: Intervistë ekskluzive me publicistin Frank Shkreli (4)

Politika Ekskluzive nga Gëzim Marku Në pjesën e katërt të intervistës me gazetarin...

“Nëna e Terrorit Modern Islam”: Sulmi vetëvrasës në Xhaminë e Madhe, Mekë 1979

Tymi nga Xhamia e Madhe e Mekës gjatë sulmit vetëvrasës të...

Shpërndaj

Gëzim Muçolli
ANTIDIPLOMACI  EUROPIANE
Poezi
__
Europë pse na luan syrin
Edhe po na josh tradhëtisht
Pastaj na kthen bërrylin
Gjithëmonë na le në bisht
Dikur ne thyenim kokën
Me gjithë ato perandori
Ty për ta mbrojtur tokën
E per të dhënë liri
Ishim plot lavd edhe legjendarë
Shkruanin për ne edhe në kronika
Sot po luani sikur me budallë
Nuk na ulët kurrë as në karrika
Të humbur ne nuk do jemi
As kur na shmangni me hile
Dijeni asnjë borxh s’ju kemi
As kur i mbyllni sytë kastile
Europë e dashur e plot moral
Me burokratët tu krekosesh përherë
Edhe Unionin e bëre të përdal’
Sa herë na e mbylle të vetmen derë
Edhe e bukur edhe tradhëtare
Lojën luan bukur me plot hijeshi
Fute brenda edhe qen e mace
E me ne flet veç per barazi
Mos e harroni se kush ishte njishi
Se ikën shumë stinë e vite plotë
Ju vetë deshët e na latë te bishti
Halli i juaj që do na kini mbi kokë!
___
Gëzim Muçolli 
24.06.2022
Padova.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Artikulli përpara
Artikulli tjetër