ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar, shembulli i Kumanovës! (Video)

Shkrime relevante

Shpërndaj

Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të  xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke, që me të madhe po përhapen në mendësinë  e një pjese të besimtarëve islam në Maqedoninë e Veriut.

Xhamia Salafiste e Kumanovës

Pushtuesit bashkë me ideologjitë dhe ushtritë e tyre, sjellin edhe frymën që imponohet si rend i ri shtëpiak, ndaj të cilit duhet të binden ata që pushtohen. Kështu ndodhi edhe me ndërtimin e faltoreve në viset e pushtuara shqiptare- jo gjithaq për nevoja të besimtarëve, sa për të demonstruar fuqinë e ndikimit dhe të pushtimit.  Kjo logjikë e këtyre paternalistvë fetarë, fatkeqësisht po vazhdon të jetë prezente edhe sot e kësaj dite në viset shqiptare. Kudo që të shkosh të bien në sy faltore të reja, në vende publike e tepër frekuentesuese, madje edhe përballë shkollave e universiteteve.

Gati të gjitha faltoret e periudhës postkomuniste janë të sponzoruara nga jashtë, ndërkohë që donatorët mund të dallohen lehtësisht, sepse secili prej tyre ka imponuar stilin e vet.  Bien në sy sidomos xhamitë  karakeristike arabe e turke, të cilat edhe pse dallohen për nga stili i ndërtimit, ato sërish kanë të përbashkët një element: minare të larta, ndonëse sipas silamit nuk preferohen, sepse nuk kryejnë ndonjë funksion shtesë, pasi që mjaftonë altopralantët, në të shumtën e rastit madje me efekte shurdhuese për veshin e njeriut. Në të gjitha librat e shenjtë fetarë transmetohen fjalët e Zotit i cili ka thënë: hani e pini po mos e teproni me shpenzime të kota. Kjo vlen edhe për xhamitë luksoze, të cilat nuk po ndërtohen për të plotësuar nevojat e besimtarëve, por për të imponuar një dominim nga jashtë.

Ndërtimi pa kriter i xhamive, tash më është shndërruar në fenomen. Kjo bie në sy sidomos në vendanimet shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, ku qarqet antishqiptare po tregohen tepër të zellshëm në deformimin e kodit kulturor etnik të shqiptarëve. Ata po stimulojnë në forma të ndryshme radikalizimin e besimtarëve, duke ua shpërla trurin dhe duke shortuar tek ata ide që biejnë ndesh me kulturën autoktone shqiptare. Paralajmërimi me kaq pompozitet e ndërtimit të një xhamie në Prishtinë, që do të jetë e përmasave gjikane, flet për devijimin e kursit civilizues të shqiptarëve dhe futjen e tyre në axhenda të dyshimta.

Ky fenomen çoroditës po rrënjoset edhe me ndihmën e strukurave të caktuara shtetërore maqedonase. Shtrohet pyetja: si ka mundësi që shteti të jep lejen e ndërtimit një xhamie të sapolëshuar në përdorim në Kumanovë, bie fjala, për të cilën edhe zogjtë e malit e dijnë se ajo është fole e radikalëve selefistë, dhe nga e cila përhapet urrejtja ndaj besimtarëve tradicional?

Si ka mundësi që kjo xhami të ndërtohet mu përballë Universitetit shqip, për të cilin janë bërë aq shumë sakrifica? Ku janë intelektualët, pedagogët, studentët? Pse heshtin, pse e ulin kokën para mjekrroshave? A është vallë rastësi kjo futje e axhendave radikale islame në jetën e shqiptarëve, të cilët përpos halleve të varfërisë po ballafaqohen edhe me këto prurje të rrezikshme nga shktetëtirat e mendore të Lindjes?

Nuk është vështirë të kuptohet se ideatorët e ndërtimit të kësaj xhamie të dyshimt në Kumanovë,  qëllim më vete kanë që të imponojnë një jetë paralele fetare tek shqiptarët dhe në anën tjetër të relativizojnë rëndësinë e universitetit shqip. Me këtë ata duan t’u japin material qarqeve të caktuara që duan t’i paraqesin shqiptarët si popull radikal dhe joevropian. Sa më pak evropian shqiparët, aq më mirë për axhendat ruso-turke që me të madhe po përhapen në mendësinë e një pjese të besimtarëve islam në Maqedoninë e Veriut.

Si është e mundur që shteti të mos e dijë se nëpër xhamitë e tilla vijnë ligjerues nga shtresa më radikale e imamëve në viset shqiptare?
Si është e mundur që shteti të bëhet kaq tolerant ndaj një ngehine të tillë e cila është më shumë se xhami, për arsye se ka një infrastrukturë përcjellëse me park, lojëra fëmijësh, oda për ndeje dhe ca gjëra joshëse për vizitorët. Kjo xhami ka një enterier përrallor. Vetëm me abazhuret e saj mund të ndërtohet, bie fjala,  një çerdhe fëmijësh  aq shumë të nevojshme në vendbanimet shqiptare të Kumanovës.

Se sa kjo xhami po shërben si magnet për tërheqjen e besimtarëve radikal, majfton të shikohet luksi i makinave e motorëve që ata parkojnë aty përpara dhe zëjnë rrugën e kalimtarëve, sidomos ditëve të premte. Mjafton të shikohet përulësia e këtyre çunave me mjekrra të çrregullta ndaj imamit Sadulla Bajrami, një eksponent tepër i dyshimt i radikalizmit fetar, i cili s’është asgjë tjetër pos një instalacion i shërbimeve antishiptare.

Bazuar në doktrinën fetare islame shumë qartë shpjegohet se një popull besimtar i devotshëm duhet vet t’i ndërtojë faltoret e veta, e jo ato të ndërtohen nga të huajt dhe nga burime të dyshimta finciare. Zoti, sipas kësaj doktrine, më përpara do të pranonte  lutjet në një faltore të ndërtuar vet nga besimtarët, madje edhe me dërrasa, se san ë një faltore që shkëlqen nga luksi i rremë me burime të dyshimta financiare.

Shqiptarët e besimit islam duhet t’iu ikin skemave mentale të serbëve, të cilët në filozofinë e tyre pansllaviste kanë parullën “ku ka një varr serbi, aty sërbi duhet të jetë”, parullë kjo që me dredhi po përdorët edhe nga donatorët e xhamive, të cilët po pretendojnë se aty ku është ndëruar një xhami në stilin turk, apo arab, aty jeton edhe popullatë turke apo arabe.

Shqiptarët duhet kategorikisht ta kundërshtojnë këtë skemë mentale që po iu imponohet nga xhambazët e tregtëtisë fetare, të cilët bashkë me stilet e ndryshme të  xhamive, në viset shqiptare po sjellin edhe mënyra krejt të reja të të jetuarit. Të rinjëve të posamartuar iu caktohen rregulla të reja në raport me familëjarët tjerë, ku zakonisht nusja e re përshëndetet nga distanca, kurse dhëndrrit pas disa muajve i lejtohet të martohet edhe me një grua tjetër, madje edhe brenda familjes së gjerë. Shumica e frekuentuesve të këtyre xhamive, siç është ajo që drejtohet nga imami Sadulla Bajrami në Kumanovë, kanë probleme në familjet e tyre, dhe zakonisht ata ose nuk komunikojnë me prindërit e tyre, ose mundohen të imponojnë rregulla të reja që lidhje s’kanë me islamin tradicional dhe me kodin etno-psikologjik të shqiptarëve.

Nëpër xhamitë e tilla rekrutohen besimtarë të cilët duhet të kundërshtojnë çdo rregull që ekziston në familjet shqiptare. Nga aty dalin edhe  vendimet se a duhet të dilet apo jo në zgjedhje  dhe kujt duhet dhënë votën.Prandaj këtu mund ta ketë burimin heshtja e partive politike para këtyre fenomeneve degraduese në shoqërinë shqiptare, sepse radikalizmi islam prodhon një kontigjet të madh votash me të cilat dikush bën karrierë politike, e dikush është i detyruar ta braktis vendin nga paperspektiva.

  • Këto janë disa nga fotot nga xhamia e madhe salafiste në qytetin e Kumanovës, që tashmë për fatin e keq, ti kujtojnë pamjet islamike nga Lindja e Mesme dhe vende të tjera ku popujve u imponohet si “ushqim” vetëm ideologjia islamike. Kumanova kah fundi i viteve të ’80-ta ka qenë një vatër e madhe kruengritëse për të drejta arsimore e kulturore të shqiptarëve dhe ka shërbyer si shembull i madh për mbarë hapësirën shqiptare në ish-Jugosllavi.
    Në foton kryesore është hoxha salafist Sadulla Bajrami, imami i kësaj xhamie. Më poshtë mund ta shihni videon për këtë shfytyrim të rëndë antishqiptar:

Shoqëria shqiptare është në rrezik nga mercenarët e radikalizmit fetar! – YouTube

K O M E N T E

3 KOMENTE

  1. Shqiptarët ndodhen përpara një tragjedije të re. Erdogani besnik i idesë së tij, se do të ribëjë perandorinë e re turke në kufijtë e ish perandorisë Osmane ka bërë një luftë të madhe për asimilimin shpirtëror të shqiptarëve nëprmjet turiqzimit të tyre. Ai meqenëse nuk mund t’i pushtojë ushtarakisht trojet shqiptare, po i pushton shpirtërisht nëpërmjet xhamive, ku shumë hoxhallarë ,agjentë të Turqisë kanë 30 vjet që kanë bërë politikë antishqiptare. Turqia e Erdoganit ka 30 vjet që po përdor të gjitha metodat për turqizimin e shqiptarëve, sipas zezës turke se: “KUSH ËSHTË MYSLIMAN ËSHTË TURK”. Kundër kësaj ofensive pushtuese turke me afat të gjatë politika dhe propoganda shqiptare , jo vetëm nuk bëri asgjë për ta ndaluar, por e mbështeti sulmin e agjenturave të fesë Islame kundër historisë, kundër Skëndërbeut e Nënë Terezës. Gjatë 30 vjetëve propoganda shqiptare e udhëhequr nga agjenturat turke u mundua t’u mbushi mendje shqiptarëve se ne nuk kemi egzistuar, se jemi krijim turk (olsi jazexhiu), ose Skëndërbeu nuk ka qenë shqiptar Mustafa Nano e të tjerë.Mjerë shqiptarët për politikanët dhe intelektualët e shitur! Falenderoj autorin e këtij shkrimi, por edhe botuesin e tij mikun tim, patriotin Bajram Kabashi, që e publikojë!

  2. Dardan….

    M´qite me kesh sh´a neren me kete rr´faten ” Ose je shqiptar ose musliman”….

    Hahahaaaa!

    Ti t´shtine me kesh ( me qesh) edhe pa t´prek me dore ose pa t´giciluar hiq!

    I njoh edhe disa te tjere qe me teper jane katolik, se sa shqiptar, o Dardan…

    T´shesin pa pare as pa pulle hiq!

    Me ua lyp trute edhe me qyski, tarrakop, llaser, teleskop, mikrocip ose mikroskpo, nuk ua gjane kun!

    C´a me thane ose c´a me ba me ta….?!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu