ARKIVI:
19 Nëntor 2024

Trinia ime

Shkrime relevante

Shpërndaj

KOLEC P.TRABOINI
Poezi
TRINIA IME
___
Sa herë i kthehem rravgimeve të kujtesës
ndër vite e kohë pa kthim, me pikëllon mendimi
se me Shkodren e shkodranishten u tregova plangprishës
– me shkak a mosshkak
i ikun në kerkim të Itakës sime
që në prag të feminisë më kishte braktisun.
Në Greqi, Itali e Amerikë e kerkova
sa më shumë i afrohesha aq më shumë ikte larg
si unë që u terratisa prej Shkodrës e shkodranishtes sime
– me shkak a mosshkak.
Mezi belbëzoj me dialektin e vendlindjes
i harruar nëpër ishuj si Odise plak
tre herë jetim u gjenda në shtegtime
pa Babë, pa Atdhe e …pa Itakë.
___
Nga libri “Trinia ime“- 2006
Lirika në frymë të gegnishtes
Kan være et bilde av 1 person og står

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu