Eshref Ymeri
Në faqen e internetit “alfapress” të datës 18 qershor 2022, lexova Esenë e Kreshnik Spahiut, me titull “Pse i urren Evropa shqiptarët?!”. Në faqen e internetit “Fjala e Lirë” të datës 26 qershor 2022, lexova Esenë e Kristo Zharkallit, me titull “Kur do të bëhet Shqipëria si… Evropa”.
Në trajtimin që i bën urrejtjes së Evropës ndaj shqiptarëve, Kreshnik Spahiu shprehet:
“Evropa na urren… nga proamerikanizmi ynë”.
Po ashtu, Kristo Zharkalli shkruan:
“Shqiptarët janë mësuar me racizmin dhe diskriminimin evropjan, tashmë e kanë njohur mirë. E theksoj se vetëm miqësia me Amerikën i shpëton shqiptarët!”.
Që të dy autorët e Eseve kanë shumë të drejtë. Evropa vërtet i urren shqiptarët. Një urrejtje që duket sheshit. Le të mos shkojmë larg. Të marrim vetëm një fakt:
Evropa hapi negociatat me shtetin më kryekriminal të Gadishullit të Ilirisë – me Serbinë fashiste – dhe ka hequr vizat për serbët, kurse për Republikën e Dardanisë as që ka ndër mend t’i hapë ndonjëherë negociatat dhe as të heqë vizat.
Shtrohet pyetja:
Mos vallë vetëm proamerikanizmi i shqiptarëve, siç e thekson Kreshnik Spahiu, është arsyeja kryesore që ata urrehen prej Evropës?
Mendoj se ka edhe një arsye tjetër, fort bindëse, për një urrejtje të tillë. Në këndvështrimin tim, përgjigjen e pyetjejes së mësipërme, në heshtje, e gjejmë te disa dijetarë të shquar, personalitete me emër të madh të kulturës dhe të shkencës evropiane, të cilët, në dallim të theksuar nga politika shoviniste evropiane, kanë thënë ca të vërteta, të cilat, tërthorazi, zbulojnë lakuriq shkaqet e armiqësisë ndaj kombit shqiptar të asaj që Fishta i Madh e quante “kurva e motit”. Ata dijetarë janë të shumtë, por këtu dëshiroj të përmend emrat e vetëm pesë prej tyre: një i periudhës së lashtësisë, dy të periudhës së pasmesjetës dhe dy të kohëve moderne, të shek XX.
I pari i përket lashtësisë romake të periudhës paskristiane. Ky është Plini Plaku (23-79 e.r.). Në vëll. VI, të veprës së tij me titull “Naturalis Historia”, f. 95, e cila përbëhet prej 37 vëllimesh dhe është botuar në vitin 77, ai ka shkruar se romakët e patën marrë alfabetin nga pellazgët.
I dyti i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Ky është dijetari i shquar italian Galileo Galilei (1564-1642), i cili ka thënë:
“Shumë emra të vendeve, të maleve, të lumenjve, të personazheve legjendarë nuk mund të shpjegohen me etimologjinë greke. Vetëm një gjuhë ka qenë në gjendje të hedhë dritë mbi emrat e këtyre vendeve, e kjo gjuhë është shqipja”.
I treti, po ashtu, i përket periudhës së pasmesjetës evropiane. Është fjala për dijetarin e shquar gjerman Lejbnicin (Gottfried Wilhelm Leibniz – 1646 – 1716), i cili ka theksuar:
“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”.
E katërta është përkthyesja dhe albanologia e shquar bavareze Marie Amelie Julie Anna, Baronesha von Godin (1882-1956), e cila jetën e vet ia pati kushtuar historisë dhe kulturës shqiptare, të pasqyruar në 20 veprat e botuara.
I pesti është Prof. Horald Whitehall (1905-1986), profesor i linguistikës anglo-gjermane në Universitetin Indiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës prej vitit 1951 deri në vitin 1986. Ky profesor i njohur ka shkruar:
“Shqipja është dega më e vjetër e trungut të familjes së gjuhëve indoevropiane. Si e tillë, ajo nuk është degëzuar më tutje, por ka mbetur si gjuhë e parë dhe e vetmuar”.
Ka edhe personalitete greke që e pranojnë lashtësinë e kombit shqiptar.
Historiani grek Kostandinos Pangalis ka deklaruar që helenët e dikurshëm janë shqiptarët e sotëm.
Historiani grek Dhimitri Bethanis ka deklaruar publikisht se ilirët janë popull i lashtë dhe shqipja është më e vjetër se latinishtja.
Historiania greke Maria Efthimiou, profesore e historisë në Universitetin e Athinës, ka deklaruar publikisht se Greqia ishte shqiptare, edhe sot gjysma janë shqiptarë.
Pra, kuptohet fare qartë që Evropën e ka brejtur, e bren dhe do të vazhdojë ta brejë përbrenda kompleksi i smirës ndaj kombit shqiptarë, si kombi më i lashtë, dhe ndaj gjuhës shqipe, si gjuha më e lashtë e kontinentit.
Në Enciklopedinë e Madhe Greke, vëll. 19, f. 873, thuhet:
“Stërgjyshët e shqiptarëve të sotëm, pellazgët, në periudhat parahistorike, kanë jetuar në pjesën më të madhe të botës që njihej atëherë, duke zhvilluar një qytetërim shumë të rëndësishëm e duke ngritur vepra me vlerë të tejzakontë”.
Fishta i Madh ka thënë:
“Kur sllavët erdhën nga shpellat e Uralit, shqiptarët e kishin kryer ciklin dy mijë vjeçar të qytetërimit të lashtë… Kombi i Dioklecianit, i filozofit Julian, i Justinianit, një komb i cili kish një qytetari të tij kur gjyshstërgjyshët e francezëve e anglezëve visheshin me lëkurë bualli e rrinin të futur në shpella”.
Si duhet kuptuar pyetja e Kreshnik Spahiut “Pse i urren Evropa shqiptarët?!”.
Sipas bindjes sime, me këtë pyetje zbulohet antipatia e heshtur e Evropës ndaj Amerikës. Por, sipas asaj shprehjes frazeologjike, asaj i ka zënë rrota bishtin me Amerikën, se është superfuqi dhe shteti më me autoritet në botë dhe inatin e nxjerr me shqiptarët. Veç kësaj, Evropa ka ushqyer nën zë një simpati të nxehtë për Rusinë, ndërkohë që ka qenë e bindur me kohë e me vakt për faktin që Rusia e urren Amerikën, siç theksohet në artikullin e zonjës Marina Sokollovskaja me titull “Urrejtjen për Amerikën, si urrejtjen për tartabiqet, ne e kemi në gjak!”, të botuar në faqen e internetit “Russkij bazar” të datës 10 qershor 2022.
Evropa mosmirënjohëse ndaj Amerikës do t’ia kishte parë mirë hairin simpatisë për Rusinë, sikur trupat amerikane dhe angleze, prej 1 milion e 500 mijë ushtarë, të mos kishin zbarkuar në Normandi të Francës në qershor të vitit 1944, për hapjen e Frontit të Dytë kundër ushtrisë gjermane. Atëherë do të ishte bërë realitet ëndrra e shovinizmit rusomadh, në zbatim të Testamentit të Pjetrit I, për pushtimin e Evropës, të cilin Stalini kishte vendosur ta fillonte më 06 korrik 1941, fillimisht kundër Gjermanisë, dhe ta përfundonte në Gjibraltar, duke e vënë krejt Perëndimin evropian nën çizmen e komunizmit rus. Atëherë Perëndimi evropian, pas pushtimit rus, i komunistizuar sipas modelit rus, në fund të viteve ’80, përfundimisht, do ta kishte provuar mirë shijen e varfërisë komuniste gati gjysmëshekullore që pati mbjellë dhe selitur me aq kujdes kolera e komunizmit sovjetik në vendet e Evropas Lindore.
Diçka është sa interesante, aq edhe e pabesueshme.
Ka pasur dhe ka udhëheqës nga disa vende kryesore të brukselizmit të sotëm, si Franca dhe Gjermania, të cilët poshtërimin publik që u pati bërë dikur Rusia, e harruan krejtësisht dhe erdhën e u shndërruan në servilë të saj. Në përfundim të fushatës së Napoleonit në Rusi, ushtria ruse vazhdoi marshimin e vet drejt Perëndimit evropian. Pas një beteje të ashpër me trupat e Napoleonit në rrethinat e Parisit, më 19 (31) mars 1814, ajo, me në krye carin Aleksandër I, hyri triumfalisht në Paris. Ky ishte një poshtërim publik që iu bë Francës në sytë e mbarë opinionit publik ndërkombëtar. Paskëtaj, këtë poshtërim të rëndë dikush e gëlltiti si pa gjë të keqe dhe, me kalimin e kohës, u vu re diçka e pabesueshme: politika franceze filloi të ushqente një dashuri përvëlimtare, zhuritëse, për Rusinë. Aristokracia ruse, nga ana e saj, e harroi fare gjuhën ruse, të cilën e vlerësonte si gjuhë katundarësh dhe në mjediset e veta fliste vetëm frëngjisht. Kur NATO-ja, me në krye Shtetet e Bashkuara të Ameikës, po bombardonte Serbinë në pranverën e vitit 1999, presidenti francez Zhak Shirak ngrihet e shkon në Moskë, për t’u takuar me presidentin Boris Jelcin. Në atë takim, Shiraku, ankohet për Shtetet e Bashkuara dhe i thotë Jelcinit: “Bota duhet të jetë shumëpolare, jo njëpolare”. Me sa duket, Franca kërkonte të kishte “polin” e vet në politikën botërore.
Në nëntor të vitit 2019, presidenti Makron pati deklaruar në Bruksel:
“NATO po përjeton vdekje klinike dhe BE duhet të rimarrë sovranitetin ushtarak”.
Një deklaratë e tillë, në të vërtetë, adresohej kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vjen në sinkron të plotë me ëndrrën e kahershme të shovinizmit rusomadh për shpërbërjen e NATO-s. Pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne e dime fare mirë se sa “i aftë” është Bashkimi Evropian për të pasur “sovranitet” ushtarak!
Kur ushtria sovjetike hyri në Berlin në vitin 1945, me inkurajimin e vetë Stalinit, kreu krime të rënda, seksuale, duke përdhunuar 2 milionë vajza dhe gra gjermane. Ky ishte një akt barbar sa i neveritshëm aq edhe i poshtër, i paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, të cilin e përsëritën bishat fashiste serbe në Dardani në fundin e viteve ’90. Por, çuditërisht, Gerhard Shrëder (1944), kancelar i Gjermanisë në vitet 1998-2005, duke e harruar krejtësisht atë poshtërim të rëndë që iu bë vajzave dhe grave gjermane, ra në dashuri me Kremlinin. Në një material, të botuar në internet, thuhet:
“Kush mund ta mendonte që ish-kancelari do të parapëlqente jo atdheun e vet, po Kremlinin… Ai pati lidhur një marrëveshje me Putinin dhe vazhdon të jetë pjesë e aparatit të pushtetit të tij me një rrogë të majme. Atë nuk e shqetëson as lufta agresive e Putinit në Ukrainë, as diktatura e hapur që mbretëron në Rusi. Shumë gjermanë janë të mendimit se një qëndrim i tillë është amoral… Shrëderi, i cili nuk është dinstancuar nga Putini as edhe një milimetër të vetme, e ka shndërruar vetveten në një lloj të lebrosuri social” (Citoher sipas: “Miqësia absurde e Shrëderit me Putinin”. Faqja e internetit “aussiedlerbote.de”. 26 qershor 2022).
Por le të kthehemi te urrejtja e Evropës për shqiptarët që theksojnë Kreshnik Spahiu dhe Kristo Zharkalli. Nëse ne do të kishim një klasë politike me dinjitet të lartë kombëtar, e cila do të mendonte, para së gjithash, për ngritjen e nivelit të jetesës së mbarë popullit dhe jo vetëm të oligarkëve, çka do të ndikonte së tepërmi në reduktimin në maksimum të kriminalitetit dhe të korrupsionit, punët do të shkonin ndryshe. Në këto kushte, nëse Bashkimi Evropian do të bënte naze për hapjen e negociatave, atëherë atij do të duhet t’i kthehen krahët përfundimisht dhe brukselizmit t’i thuhet troç:
“Nuk ia kemi nevojën anëtarësimit në Bashkimin Evropan, se ja ku e kemi shembullin e Zvicrës, aq më tepër që edhe Londra autoritare atë e braktisi”
Pra, do të duhet që ne shqiptarët, me në krye një klasë politike të formatit dinjitoz, nacionalist, ta marrim vetë në dorë fatin tonë, me kusht që të shmangim krejtësisht përçarjen tragjike që na ka karakterizuar gjithmonë dhe të forcojmë marrëdhëniet miqësore me Shtetet e Bashkuara, me synimin përfundimtar ribashkimin e trojeve tona etnike, që nga Çamëria deri në Veriun e Mitrovicës. Por, fatkeqësisht, siç tregojnë bathët, këto janë ëndrra në sirtar, se punët po shkojnë keq e më keq. Majtizmi shumëvjeçar në pushtet e ka rrënuar ekonominë në një mënyrë të pariparueshme, çka ka sjellë si pasojë braktisjen e vendit nga më shumë se 600 mijë njerëz. Servilizmi i neveritshëm i kreut socialist Rama para serbosllavizmit, po çon drejt rrudhosjes së pandërprerë të popullsisë së vendit, me synimin përfundimtar shpërbërjen e saj.
Kaliforni, 27 qershor 2022
…Nuk eshte aspak e vertete kjo ideja ose teoria juaj konspirative dhe dekonspirative me titull :” Eshte e vertete se Europa i urren shqiptaret”!
Perkundrazi, shqiptaret e urrejve dhe mashtrojne vazhdimisht Evropen, njeri tjetrin ose vetveten e tyre objektive dhe subjektive. Me trup ne Europe, ndersa me shpirte, si dhe me koken e tyre bosh ne Turqi! Apo, trupin ke burri dhe shopirtin ke baba.
Se kendejmi, si Platonit dhe Aristotelit: Asnjelloj ligji, principi ose parimi, nuk eshte me i forte dhe relevant, se sa ligji ose statusi i te menduarit, logjikuarit, kuptuarit, vepruarit dhe reaguarit.
Ne te kunderten, fobia, paranoja, prepotenca, cinizmi, injoranca, egoizmi, paragjykimi ose manipulimi, jane nje audience ose auditorium i vogel ose minor ne krahasim me te verteten, eduakten, kulturen, emancipimin, nderin, moralin dhe intelegjencen si audience e madhe, sublime dhe relevante kunder tyre.
Se kendejmi, Aristoteli permes “Etikes se Nikomahut”, pos tjerash na ben te qarte se per harmonine, paqen dhe lumturine e gjithembarshme objektive dhe subjektive te individt dhe kolektivitetit, jane me rendesi primare ose ambivalente femijet e shendetshem, familja e shendetshme, shteti dhe shoqeria e shendetshme, ushqimi, veshmbathja, strehimi (vendbanimi), reliefi ose konfiguracioni tokesor ose gjeografik, ambienti jetesor, mentaliteti, tradita, edukata, kultura,shendeti i pergjithshem trupor (organik) dhe mental ose psikologjik se bashku me intelegjencen e brendshme shpirterore dhe emocionale etj.
Apo, zotni profesor…?!
Nese po na urrekan ne shqiptareve Europa ose perendimi: Atehere pse u deshka te kerkojne shqiptaret integrimin e tyre ne UE. Nato ose Perendim!?
Nuk shkon gjithemone qi prifti dhe laje (paguaj) katundi!
Apo, paguaj Europa Perendimore dhe SHBA-s, dhe shfrytezo e sundo turku ne Kosove dhe Shqiperi!!!
Po te isha une ne pushtet, ju garantoj ( ju betohem ) se brenda 3O diteve, do i kisha debuar krejt turqit nga Kosova dhe Shqiperia se bashku me mbeturinat, kermat ose fosilet e tyre qe fusin percarje fetare ose mish dhie brenda shqiptareve.
Betohem ne gjakun e deshmoreve dhe Flamurin e Kastriotit se Po!!!
Nderime me te thella per kete dhe kesi eksplikim thelbesor per gjendje te te menduarit dhe menyres se jeteses te shumices se shqipetareve ne Kosove dhe Shqiperi. Rralle shume rralle, ne menyre kaq eksplicite dhe guxim qytetrues dhe vetedijesim te peqendruar individual dikush te thot haptas thelbin e thelbit te mentaliteti e pakes, dhe pakes me shume se pakes shisofren qe eshte bere menyra e jeteses dhe ne Kosove dhe ne Shqiperi. Me vjen pakes keq qe nuk jeni nenshkru zotri apo zonje i/e nderuar. Fjalimi, Drejetimi Historik Kombit e per Gjendje te Kombit.
Sqarim:
Sic dihet, njeriun ( personin ose individin)-gjate jetes se tij e percjellin ose shoqerojne dy-tre emra te ndryshem.
Emri qe ia kane vene (kur ka lindur) prinderit ose familjaret e tij.
Emri qe ia vejne ambienti, mjedisi ose opinioni i gjere shoqeror ose qytetar ne baze te sjelljeve, nderit, moralit, edukates, kultures, karakterit, veprave, punes ose angazhimit te tij praktik dhe teorik, dhe
Emri i trete qe personi ose individit, e zgjedhin ose preferojne vet si lajthmotiv, si shembull ose udherrefyes te fuqishem gjate tere jetes se tyre.
Nuk e kam emrin bash te keq, por me pelqen shume kur shkruaj ose komentioj nen nofken e figures ose personalitetit epik dhe kalorsiak te “Nocit (Ndocit) te Margegeve (MarkGegeve), te cilin nuk e perdori shpesh dhe nuk e keqperdori kurre, as per zor!
Nuk kam asgje kunder turqve, boshnjakeve, apo dikujt tjeter, por per fund dua te sherbehem me fjalet epike te Presidentit dhe komandantit (gjeneralit) legjendar te Kroacise, Dr. Franjo Tuxhman, kur thote, po e citoj :” Sve za Hrvatsku a Hrvatsku ni za sto!” ( Gjeithacka per Kroacine dhe Nuk e japim per asgje, i bjen ne shqip)
Me fjale tjera: Gjithecka per Shqiperine, Kosoven dhe shqiptaret, ndersa Shqiperine, Kosoven dhe shqiptarizmen, nuk duhet t´i japim per asgje dhe asnje cmim.
Kaq.
Ju falemnderit!
Kete here kam mendim te njejte me Ju.
Ju pergezoj.
uuuh….. ku e gjetet ate gjeneralin me te dashur te Titos, dr Franjo Tugjman. Ku e gjetet me citu ate me parolle te tij: “Sve za Hrvatsku, Hrvatsku ni za što”. Ishte ajo parulle sy e faqe se ai e shiti, dorzoi se pari Vukovarin, Dubrovnikun dhe Bosanska Posavina ku filloi Luften ne mbrojtje te popullates kroate dhe ra ne kurth te anglezeve dhe dorzoi Bosanska Posavina. Bekim Berisha Abei shquhet ne ato luftime ne Bosanska Posavina por ajo esht tregim tjeter. Asi parulla si i ka fol i dashuri gjeneral i Titos, Franjo Tugjman ishin dhe jane BOSHE! Luften ne Kroaci kunder serbeve e kane fitu mbrojtesit te pashembull kroatet E JO Franjo Tugjman! Sa per te…Kroacia kish humb me shume teritor. Se ai ishte tregtar e jo prires ushtarak. Gjeneralet dhe ushtaret kroat fituan. Si gjeneralii Petar Stipetić pershembull. Dhe Ante Gotovina. Pra, me radhe nuk po shkoj me andej dhe sipas parulllave aq “patriotike” te Tugjmanit te aplikohen ne rastin e Kosoves, Shqipenise dhe cka permendet ketu… Per nje asi akti e te mos jene vetem parulla nevojiten individ te vetdijesuar. Masa kritike e individve te vetdijesuar. E te shqipetaret jane me se 95% te ashtuquajtur Fjetesa te Heraklitit. Patriotizmi ish Uje i Thelle, shume me i thelle se kesi parulla boshe.
Mirembremja e nderuara Diana Rexhepi,
Sepaeri uroj te jeni mire.
Se dyti: Respekt per Gjenedral Stipeticin, Gjeneral Gotovinen, Gjeneral Bobetkon, Gjeneral Rrahim Ademin, komandant Abejen etj….
Ama konstatimet tuaja mbi Dr. Franjo Tuxhmanin, nuk qendrojne fare as si praktike dhe as si teori. Eshte mendim imi personal.
Dikund tjeter, ne mos gabohem ju kam pyetyr nese keni njohuri mbi rolin dhe kontributin e Komandant Abeit ne ngritjen dhe themelimin e Kampit ose Qendres speciale mbi ngritjen dhe promovimin e elites ushtarake ose luftarake te Kroacise ne Shepurine ( vitit 1994)-nen komanden e Franjo Tuxhamit, Gojko Shushakut etj….? ( Lexo shkrimin “Dan kada su narednici pobjedili pukovnike” te Darko Hudelist etj.) ku thuhet se eshte thyer ose asgjesuar njehere e pergjithemone miti mbi fuqine e pamposhtur ushtarake te Serbise dhe keshtu me radhe. Ndaj, po e perseris prap pyeetjen e njejte….?
Per keto te tjerat qe i ke cekur ketu si ” mese 95 te shqiptareve jane te te ashtuquajtur…parulla boshe, patruiotizmi ish uje i thelle, shume i thelle” etj, per mendimin tim jane me teper ceshtje subjektive dhe sugjestive, se sa objektive dhe realiste. Nejse!
Ti me sa dije une jeton ne Zagreb (Kroaci) dhe e kupton gjuhen kroate ne menyre shkencore dhe profesionale, ndaj ne fund po te pergjigjem ne kroatisht ne domenin ( kontekstin) e perafert te komentit tend: S´obzirom na to da zivimo u suvremenon i globalnom svijetu dialoga, suradnje, komunikacije ( komunikologije) idr. I struktura naseg dialoga ili komunikologije je diskursivna, ekskursivna, logicna i tako dalje.
Ako vi imate jedno mislenje, jedan uvid, jedan eksurs ili diskurs, ipak postoje druge osobe koji imaju drugo videnje, drugi uvid, drugu narativu, drugi ekskurs, drugi diskurs i slicno.
Cilj, jedne iskusne, konfidencialne i intelegentne osobe je objasnjenje, objedivanje i obucavanje javnosti s´temeljnim vrjednostima, pitanjima i karakteristikame svega onoga sto je bilo i onog sto nije bilo, na strucan i odgovoran nacin. A ne subjektivno ili sugestivno personalizirati, interpersonalizirati ili privatizirati znanost, dogadaje, licnosti, casnike, cinioce, cimbenike itd…Kontekstualno i profesionalno objasniti preobrazde u kontekstu vojno-politicke prakse i teorije, a ne putem balkanskih carsija ili birtija.
Hvala vam ljepo!
Gjithe te mirat!