e përgatiti Fahri Xharra, Gjakovë
Ngjarja në rrjedhë të poshtme të lumit Llap në verë të vitit 1389 ishte moment historik pa asnjndikim për ndryshime të marrëdhënieve ekzistuese në vendet e përfshira në ngjarje. Ajo ngjarje në historiografi depërtoi ngadalë dhe u ngulitë me emërtimin Beteja [e Parë] në Fushën e Mëllenjave (Kosovo Polje, në serbisht) e 28 Qershorit 1389, duke e mveshur me përmasa fantastike. Kujtesa historike në Europën Juglindore për ngjarjen në Fushë të Mëllenjave më 1389 gjeti pohim në “Kronikën turke të Jeniçerit” të Mihail Konstantin – Ostrovicës, e shkruar në vitet 1491/92, për nevojat e mbretit të Hungarisë. Pas kësaj kronike vije historia e rëndësishme “Hesht behisht” e Idris Husam ed-Din – Bitlis, e përfunduar në vitin 1505, ndërkaq kjo u ndjek nga historia, gjithashtu madhore, “Tevàrih-i âl-i Osman” e Kemal Pashazades, e shkruar midis viteve 1502-1510. Midis viteve 1490-1512, një krijues anonim nga Edrenea e përshtati historinë e Uruxhit,
“Tevarih-i al-i osman”, e pasuroi me motive të reja dhe vende-vende e zbukuroi. Tani vijnë veprathistoriografike osmane: “Târih-i Niŝancî” e Ramazan zade Mehmet Çelebi – Nishanxhiut, e shkruarpara vitit 1561 dhe vepra madhore “Tac-ut-tevârih”, e Saaduddin Mehmet Hoxha Efendisë, e shkruar më 1575. E këtij viti konsiderohet edhe vepra e Ahmed Ferîdûn-it: “Mejmūah-i nunshâāt-i Salâtîn”, në të cilën janë botuar letrat e Sulltanëve, përfshirë edhe “Fermanin e Bajazitit I” nga Fusha e Mëllenjave dërguar kadiut të Bursës për varrosjen e kufomës së Muratit I. Sipas këtij dokumenti, Sulltan Murati u flijua për islamin, si plotësim i dëshirës së tij, në mesin e muajit Shaban të madhërishëm 791 të hixhrit, përkatësisht më 1389. Muaji Shaban i atij viti filloi ditën e hënë, më 26 korrik dhe kishte 29 ditë, deri më 23 gusht. Del se tragjikomedia tek Fusha e Mëllenjave ndodhi më 8 ose 9 Gusht 1389, datë të cilën nuk e gjejmë në kronikat osmane të hershme, as të përfillur nga historiografia turke, e cila për datë të Betejës së Parë në Fushë të Mëllenjave mban 20 Qershorin 1389. Informatën e parë për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave e la gjakoni Ignjatie, më 27 qershor 1389, përcjellës nëpër Lindje i mitropolitit rus, Pimen. Ai shkroi se në popull po flitet për vrasjen e Muratit I, por nuk e zuri ngoje vrasësin, as ditën e vrasjes.
As librat osman të cituar më lertë nuk e përmendin se kush kë e vrau !
Nga fillimi i shekullit XVII zuri fill trajtimi historiografik humanist europian për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave në vitin 1389. Me ndikim të madh në literaturën historiografike europiane do tëbëhen veprat: “Il regno de gli Slavi…”, e Mavro Orbinit, e botuar më 1601 dhe “Ristretto de gli anali di Ragusa” e Petro Lukarit, e botuar më 1604. Këto dhe disa kronika osmane i ndoqi historiani anglez Richard Knolles në veprën “Generall Historie of the Turkes…” e botuar më 1610 dhe 1710, i ndjekur nga Joanne Cuspiniano në veprën “De Turcorum origjine…” të botuar më 1673. Nga këtu fillon dijashkencore për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave më 1389 mbi bazën e të dhënave të kronikave osmane e europiane, me pasoja të mëdha për historiografinë dhe historinë e popujve të Europës Juglindore, veçanërisht në dëm të qenies shqiptare në djepin e shqiptarizmës, në Dardani. Për sa i përket dokumenteve me origjinë serbe, kultin e Lazarit dhe mitin serb të “Kosovo Poljes” (Fushës së Mëllenjave) e krijoi perandoria dhe kisha ruse deri në fund të shekullit XVI. Kisha serbe në Perandorinë Osmane për Ndodhinë në Fushë të Mëllenjave u muar vetëm rreth dy muaj e gjysmë pas ngjarjes. Prifti Pahomije, me gjasë i kishës së Shën Onufrit të Shumicës, vend afër Ravanicës në Shumadi, shkroi: “…Në këtë vit knez Lazarin e vranë turqit dhe Muratin serbët”.??
E përmbledhur shkurtimisht: për shkencën e historisë nuk është i njohur ndonjë dokument nga dita e ngjarjes dhe me kronikat nuk mund të saktësohet dita kur ndodhi ajo. Festimi fetar serb “Vidovdan” për datën e 28 Qershorit 1389 (kalendari gregorian) është shpikje e kishës dhe e politikës serbe nga fundi i shekullit XVIII – fillimi i shekullit XIX, njësoj si edhe kulti i Lazarit dhe miti i Fushës së Mëllenjave. Sipas gjykimit kritik të informatave dhe të kronikave osmane dhe europiane duket se ka qenë një përpjekje e fshehtë e Princ Lazarit për një aleancë rajonale të krishterëve kundër Sulltanit osman. Ndërkohë, Murati I dhe ushtria e tij arriti në Dardani dhe ndaloi në Fushë të Mëllenjave me qëllim të kontrollonte dhe të forconte besnikërinë e vasalëve në Shqipëri, Serbi dheBosnje.Analiza e fakteve tregon se ngjarja në fjalë ishte një komplot në kreun komandues të koalicionit të të krishterëve të Europës Juglindore, në njërën anë, dhe në kreun komandues të ushtrisë perandorake osmane, në anën tjetër. Ndodhia në dy pamjet e saj origjinale, në dy taborët ushtarake, u zhvillua në intervalin kohor prej rreth dy orësh dhe në fshehtësi të madhe nga grupe të vogla ushtarake.
Ajo Ndodhi nuk shkaktoi asnjë çrregullim në marrëdhëniet shoqërore të kohës kundrejt pushtuesit osman dhe vasalëve të tij në Europën Juglindore. Në terren nuk mbetën apo nuk mbetën gjurmë të luftës – varre as gjësende nga “Beteja…”, e cila në burimet e përmendura tregohet se kishte armatimkëmbësorie, kalorësiake dhe artilerie të përmasa fantastike: mbi 100’000 të vrarë, e po gati aq të plagosur, pjesa më e madhe e të cilëve “nuk u përballuan plagëve”. Kufomat e Muratit dhe e Lazarit të padëmtuara u varrosën me nderime të larta fetare e ushtarake, i pari pranë xhamisë në Bursë [tëTurqisë], kurse i dyti pranë kishës ortodokse në Prishtinë. Pak muaj më vonë kufoma e Lazarit do të zhvarrosej dhe rivarrosej me nderime kishtare në manastirin e Zhiçës të Shumadisë në Serbinë qendrore. Menjëherë pas “Betejës”, Sulltani i ri Bajazidi I u martua me të bijën Mileva të Princit Lazar të vrarë dhe vllai i saj Stefan Lazareviçi iu bashkua me ushtri Sulltan Bajazidit në pushtimet e reja.
Me ndikim në historiografinë europiane do të bëhet vepra e Laonici Chalcondyle Atheniensis: “De origjine et rebus gestis Turcorum…”, e shkruar para vitit 1435 dhe e botuar më 1556. Ky e dinte se vrasës në variantet: Milo, Miloen dhe Michale.
Edhe pse gjatë shkrimit përdorëtermi serb, të jeni të sigurt se fjala është për ortodoksinë shqiptare të Dardanisë Por ç`ndodhi në anën tjetër, në anën turke? Sipas analizave vrasja e Sulltanit ishte organizuar nga i biri Bajaziti I, mbasi që ky Bajazidi në të njëjtën kohë likuidoi edhe të vëllanë Jakubin. Sikur Kopiliqi të kishte vrarë Sulltanin , pse ai të vret të vëllan?
Të nesërmen u kurorëzua si Sulltan Bajaziti I. Trupi i pajetë i Sulltan Muratit I u dërgua me shpejtësi nëBursatë Turqisë,dhe u varros në Mausoleun e madh të Sulltanëve . Për arsye të procesit të balsamimit iu hoqën nga trupi organet e brendshme dhe ato u groposën në fshatin e sotëm Mazgit.
Sulltan Bajaziti pasi që e siguroi fronin dhe u martua me të bijën e Car Llazarit Princeshën Olivera, një vit më vonë e rregulloi varrin e dytë të babait të tij.Sulltan Murati I pra i ka dy varre, një në Çekirge të Bursas, ku pushon trupi i tij i balsamosur dhe tjetrin vetëm me të brendshmet e trupit të tij në Kosovë.
Pse Millos Kopiliqi e vrau Car Llazarin ? Askush nuk e dinte që në çadër nënshkruhej vasalitet ortodoks ndaj Perandorisë Osmane.
Çfar pasoi atë ngjarje është ruajtur në kujtesat e hershme shqiptare në Dardaninë e periudhës së krishterë ortodokse shën saviane. Mirosh (Milosh) Nikollë Kopiliçit, zotërues i Dardanisë nuk e pranoi vasalitetin dhe e vrau Car Lazarin.
Referencat janë të permbledhësi shkrimit Fahri Xharra Gjakovë 29.06.22
Gjakovë , 29.06.2022