Dokumentet sekrete nga arkivat osmane që Erdogani do t’ i japë Edi Ramës.
Islamikë praktikues shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia Veriore, Mali i Zi, Lugina e Preshevës bashkohuni! Vendi i grumbullimit: Faqja në Facebook i Edi Ramës, postimi i sotëm i Ramës me fotografinë e tij me Erdoganin në pallatin e Sulltanit neo-otoman. Në më pak se 40 minuta kjo fotografi ka marrë 10 mijë pëlqime. Me siguri që do të marrë shumëfishin e tyre. Nga fotografia duket sikur Erdogani ka në krah Presidentin e Iranit sepse Rama, ndryshe nga Erdogani është pa kravatë.
Në prag të 200 vjetorit të prerjes së kokës së Ali Pashë Tepelenës të panënshtruar, i cili e bëri të njohur Shqipërinë në botë pas disa shekujsh harrese në terrin e pushtimit osman, një lider i Shqipërisë shkon në kryeqytetin turk si vasal i Sulltanit të ri neo-otoman. Jo rastësisht Rama shkoi pas vizitës në Akademinë e Shkencave. Do t’ i raportojë Sulltanit të ri se historia e Shqipërisë do të rishkruhet sipas dëshirës së tij, duke ia hequr Skënderbeut lavdinë e fitoreve mbi ushtritë agresore osmane.
Por vasali Edi Rama shkoi te Erdogani edhe që të merrte miratimin për skemën e tij të re të sundimit të Shqipërisë, të cilën do ta mësoni pak më vonë.
Në këtë takim pritet që Erdogani t’ i japë Edi Ramës dokumente nga arkivat osmane që na zbulojnë kuptimin e mbiemrit të tij të çuditshëm “Rama”. E ftoj publikisht kreun e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë që ta denoncojë shantazhin që po i bën Erdogani Edi Ramës me dokumentet sekrete osmane që zbulojnë se stër-stërgjyshi i tij, Kristaq Rama i parë, është arratisur si pedofil nga Berati, ku shkonte dhe zhvishej lakuriq në vendet ku luanin fëmijët. Për të shpëtuar kokën, kur shkoi në Durrës u konvertua nga ortodoks në musliman me emrin Ramadan. Prej këtej mbiemri “Rama” për pasardhësit.
Sot pasardhësi i të konvertuarit pedofil është bërë vasal i Sulltanit neo-otoman.