ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Si mund të kombëtarizohet Bashkësia Islame e Kosovës?

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Ashtu si Teuta, Agroni, Pirro dhe Aleksandri i Madh që janë sinonim dhe mishërim i origjinës sonë të lashtë autoktone ilire, dhe i kulturës dhe traditave tona të lashta e të begata, edhe Gjergj Kastrioti është ADN-ja jonë historike kombëtare dhe shtetërore.
Prandaj, kushdo që nuk e pranon këtë realitet, nuk mund të jetë as shqiptar as patriot.
Serbët ëndërrojnë që Gjergj Kastrioti të bëhet babai i kombit të tyre, ndaj nuk lënë gurë pa lëvizur për të manipuluar origjinën e tij.
Njerëzit e mençur shkruajnë, budallenjtë mbajnë mend.
Serbët, duke vënë re se ne jemi lopë të gjalla, të cilat e përcjellin gojarisht historinë e tyre të lashtë brez pas brezi, i rrëmbyen ritet tona pagane dhe kishat tona të lashta dhe i shndërruan ato në kisha dhe rite të tyre, për të krijuar identitetin e tyre të rremë fetar dhe për ta ndërtuar mbi bazën e identitetit tonë të vërtetë pagan dhe fetar, identitetin e tyre të rremë kombëtar.
Ndaj atyre nuk u mjaftoi rrëmbimi dhe uzurpimi i kishave tona, por edhe i autoqefalizuan ato së bashku me besimin tonë ortodoks dhe ritet tona pagane, që sot i mbrojnë ata nga shkombëtarizimi.
Prandaj Serbia është shtet klero-fashist sepse kleri fashist e udhëheq, frymëzon dhe inkurajon politikën shoviniste dhe hegjemoniste serbe nga prapaskena.
Përveç kësaj, ai e frymëzon, drejton dhe edukon elitën intelektuale serbe dhe popullin serb me urrejtje te papare ndaj shqiptarëve autoktonë.
Çfarë bëmë ne ?
Ne shitëm identitetin tonë fetar për të ruajtur identitetin tonë kombëtar nga pushtuesit osmanë.
Por çfarë ndodhi?
Miliona shqiptarë u masakruan nga ushtarët serbë dhe osmanë, ndërsa të mbijetuarit u internuan në Turqi, ku fillimisht u asimiluan në arnautë e më vonë në turq.
Akoma më keq, feja e re e importuar themeloi një organizatë fetare joqeveritare me emrin Bashkësia Islame, e cila realizoi agjendat shkombtarizuese të financuesve të saj, pra të shërbimeve sekrete serbe dhe turke.
Xhami pas xhamie si në vilejetet e dikurshme turke-osmane … “Xhamia e Erdoganit” që pritet të ndërtohet në Prishtinë.
Prandaj roli parësor i i Bashkësisë Islame të Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë ishte shkombëtarizimi i shqiptarëve.
Shqiptarët e Mamushës, Serbisë, Sanxhakut, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Turqisë u asimiluan pikërisht nga Bashkësitë Islame, që u bënë degët më të sofistikuara të shërbimeve sekrete serbe dhe turke.
Çfarë duhet të bëjë shteti ynë?
Ai ose duhet ta krijojë një Bashkësi të re Islame, ose duhet ta reformojë atë ekzistuese.
Dhe jo vetëm kaq, por duhet të marrë përsipër financimin dhe kontrollin, përkatësisht të mos lejojë që të financohet nga Turqia, vendet arabe dhe Serbia për të parandaluar shkombëtarizimin e besimtarëve shqiptarë.
Përveç kësaj, Bashkësia Islame duhet të marrë përsipër ndëshkimin, dënimin dhe përjashtimin e çdo hoxhe që fletë me urrejtje kundër Gjergjo Kastriotit, ADN-së sonë kombëtare dhe shtetërore.
Sepse vetëm atëherë mund të flitet për një Bashkësi Islame të dobishme dhe kombëtare, që merret me çështjet e Zotit pa i rrezikuar interesat kombëtare dhe shtetërore.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu
Sepse hoxhallarët tanë nuk e përdorin rastësisht gjuhën e urrejtjes kundër Gjergj Kastriotit, por pikërisht sepse kanë udhëzime të tilla nga donatorët e tyre.
Për mua, nuk është aspak rastësi që shërbimet sekrete armiqësore, luftën e tyre me të rrezikshme speciale kundër pavarësisë së Kosovës e bënë pikërisht përmes Bashkësisë Islame të Kosovës, aleatit të tyre më besnik, e cila frymëzoi dhe stërviti luftëtarët kosovar të Shtetit Islamik dhe Al Nusra-s për të luftuar në Siri.
Sepse ato donin t’u dëshmonin vendeve perëndimore dhe euroatlantike, se ato bënë një gabim të madh që ndihmuan shqiptarët nga Kosova për të krijuar shtetin e tyre të pavarur.
1000 luftëtarët shqiptarë për Shtetin Islamik dhe Al Nusra-n në Siri, prej të cilëve 400 vetëm nga Kosova, janë dëshmi se sa efikas ishte indoktrinimi i tyre nga hoxhallarët vehabistë dhe selefistë.
Mbi njëqind femra të indoktrinuara kosovare, mbeten shtatzënë dhe u martuan nga disa herë në Siri, sepse detyra e tyre primare ishte të kënaqnin seksualisht ekstremistët nga e gjithë bota.
Nëse kjo nuk është dëshmi se sa e rrezikshme është një Bashkësie e tillë Islame, e cila financohet nga ish-pushtuesit, atëherë unë vërtetë nuk e di se çfarë dëshmie tjetër na duhet për t’u bërë vigjilent.
Kur kësaj ia shtojmë edhe ndërtimin e objekteve të panumërta fetare me arkitekturë militante, atëherë duhet të na ndizet përfundimisht alarmi në kokë për rrezikun nga rrymat vehabiste dhe selefiste në vendin tonë.
___
Autori është kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Me falni zotërinj!

    Koha me shtrëngon t’ i bëj një fyerje temës që kam marr përsipër të zhvilloj.
    Autor, shpikës, zbulues, vepra dhe dokumenta të panumërt, ngrenë zërin dhe thonë: Ne besimtarët e Krishtit, jemi pionerët, kalorësit dhe krijuesit e kulturës moderne.

    Zotërinj të ndershëm!

    Unë një njeri i klerit, dua t’iu flas për atdhetarizëm?!
    Kleri mendon dhe punon për një atdhe të ardhshëm, le të shikojë punë e vet sëcili dhe t’ua lërë civilëve dhe intelektualëve të lartë çështjen e atdheut të këtushëm.

    Atdhetarizmi është profan për njerëzit e shpirtit dhe besimit, sikurse besimi për njerëzit e civilizuar dhe të kulturuar.

    Zotërinj!

    Secili nga ju ka një art ose profesion të veçantë, por ju nuk pushoni kurrë së qeni njerëz, së qeni shqiptarë, pse si për shëmbull njeri prej jush ka vënë si ideal jete artin, një tjetër edukatën dhe kulturën, një tjetër diturinë dhe shkencën, dikush tjetër një send tjetër.

    E kur arti, kultura, dituria dhe idealet tjera nuk na pengojnë të jemi atdhetarë ose patriot, atëherë pse ai që ndjek idealin e fesë ose besimit, nuk mund të jetë shqiptar?

    Jam fetar, por e dua dhe e çmoj krejt natyrën njerëzore, jam fetar, por kam tagre dhe detyra shoqërore, jam fetar, por nuk rrojë as në erë, as në re dhe as në qiell, por në këtë tokë që quhet Shqipëri, midis ketyre njerëzve që janë shqiptar, jam fetar e dua të mbajë marëdhënie të ngushta me Zotin, por gjaku shqiptar që me vlon ndër dej, shpirti shqiptar që me frymëzon fjalën dhe mendimin, rrethi shqiptar, ambienti dhe traditat shqiptare që, duke ma përshkuar anëmbanë jetën dhe botën time mendore, shpërthejnë ndër hove të shpirtit, ndër ndjenja dhe zakone, nuk mund të zhduken prej meje, mesa mund të zhduken prej nesh Zoti dhe natyra!

    Të nderuar zotërinj!

    Atdhetarizmi ose patriotizmi, është një ndër vlerat dhe idealet kryesore të krishtrimit.

    Ndaj, nuk mund të jemi të krishterë të mirë, pa qenë njerëz të mirë dhe patriot.

    “Krishtërimi është hyjnor, sepse është shoqëror, karitativ dhe humanist..”, Fragmente nga vepra e njohur e Atë (Patër) Anton Harapit : “Njisimi kombtar dhe ideali kombtar”

    /.

    Pac shnetin Nuni Lirim!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu