Sinan Kastrati, Suedi
Tubimet e serbëve në Gazimestan dhe Beteja e Kosovës 1398-1989
Vazhdon nga numri i kaluar ”Suprimimi i autonomisë së Kosovës, largimi i shqiptarëve nga puna dhe nga atdheu” në rubrikën ”Dossier /Histori /Kujtime”, Drini.us, 3 Korrik 2022
Pjesa e tretë (3)
Luftërat, konfliktet dhe betejat për Kosovën
Festimi i 600 vjetori të Betejës së Kosovës dhe fjalimi i Sllobodan Millosheviqit 1*) në Gazimestan
Ibrahim Rugova për fjalimin e Millosheviqit dhe Deklaratën e Pavarësisë
A ishte Ibrahim Rugova dhe Kryesia e LDK-së kundër Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 ?
Më 1989, kur në Gazimestan, afër Obiliqit tuboheshin serbët me rastin e 600 vjetorit të Betejës së Kosovës, unë punoja si kontrollor i autobusëve. Shefi i kontrollorëve, Jakup Jakupi na tha që keni kujdes sepse mund edhe të sulmoheni nga pelegrinët serbë të cilët e kishin ngrit kryet si ”K … në dasëm”.
Ishte Sllobodan Millosheviq i cili iu kishte serbëve në Fushë Kosovë se nuk guxon asnjë kime e flokut me iu mungua.
Kjo ishte si një frymë që vjen me shpejtësi duke u rritur e bëhetshtrëngatë e furtunë që rrexon çdo gjë, drunj e lisa, kulme të shtëpive e jetë njerëzizh merr formën e një cunami (kjameti).
Prandaj, neve kontroolorëve na u rekomandua që me 28 qershor 1989 të mos punojmë. Dhe kështu edhe bëmë. Ajo ditë ishte ditë e serbëve mu në zemër të Fushës së Kosovës.
Në këtë tubim kanë marrë pjesë rreth “dy milionë serb”, sipas shtypit serb, ndërsa rreth 300.000 sipas Reutersit.
Serbët janë sjellë nga Serbia në mënyrë të organizuar. Gjithashtu prezentë kanë qenë edhe anëtarët e Kryesisë së RFSJ në krye me Janez Dërnovshekun, mirëpo përfaqësuesi kroat Stipe Shuvar ka refuzuar të merr pjesë, pastaj aty ka qenë edhe Millan Pançevski, kryetari i atëhershëm i Kryesisë së Komitetit Qendror të LKJ, ndërsa fjalimin qendror e ka mbajtur Sllobodan Millosheviq, kryetar i atëhershëm i Kryesisë së RS të Serbisë.
Në ceremoni kanë marrë pjesë edhe ambasadorë e shumë vendeve të huaja në Jugosllavi, derisa ambasadori i SHBA Warren Zimmerman dhe ai i Turqisë kanë refuzuar të marrin pjesë (Insajderi).
Vlen të përmendet se me rastin e këtij fjalimi atëbotë ka komentuar edhe Ibrahim Rugova, intelektuali dhe kryetari i atëhershëm i LDK (gjithnjë sipas Insajderit).
“Gazimestani është një manifestim shovinist. Nuk kanë luftuar vetëm serbët kundër turqve, në betejë kanë marrë pjesë edhe shqiptarët, kroatët dhe boshnjakët. Kjo është ngjarje me rëndësi për gjithë popujt e Jugosllavisë. Përshtypja ime është se në Jugosllavi ekzistojnë forcat të cilat gati i dëshirojnë aksionet terroriste në Kosovë. Unë mund vetëm t’i paralajmërojë serbët se gjithmonë kur një popull i vogël, e serbët janë popull i vogël, është përpjekur ta imponojë superioritetin e tij në Ballkan, ajo gjithmonë ka përfunduar me tragjedinë e tij personal”.
Unë do të shtoja se në Betejën e Kosovës kanë marrë pjesë edhe hungarezët. Ajo sipas disa studjuesve ka qenë fetare.
Të dhënat e pakta që kishim tregojnë se Beteja e Kosovës ishte një luftë fetare, luftë në mes të fesë islame dhe asaj krishtere.
Deri vonë, në Kosovë kemi pasur vetëm një këngë popullore që iu ka këndua mbretit që e ka këndua (vetëm) këngëtari i fesë islame. Këngëtari i fesë islame nëpër mes kënges e madhëron sulltanin e mbi krahët e mbretit sulltan (fluturon e) pushon pëllumbi.
Këngën e kam pas mbledhur unë në vitin 1977 e të kënduar gojarisht, si vjershë nga Muhamet Kajtazi dhe djali tij i madh Duraku të Turjakës. Xhelir Islami nuk deshi që të ma këndoj e Muhameti ishte plakur e nuk mund të këndonte prandaj Duraki e recitonte duke e ndihmua edhe Muhameti.
Sa më kujtohet mua këngën për Betejën e Kosovës nuk e kam dëgjua nga asnjë këngëtar tjetër i vjetës, as nga Salih e Feriz Krasniqi. Dua të besoj se këngën për Betejën e Kosovës që mendoj unë është e vetmja ndoshta e kanë ditur këngëtarët ”Muhamet Mahmuti, Beqë Jaha, Hamzë Roda, Sylyman Kastrati, Azem Nura, Riza Bllaca, Ali Paci, Bajram Sadiki, Sefë Mleqani, Lam Tapalli, Salih, Feriz e Ali Krasniqi, Dan Javiqi, Dul Zenuni, Asman Mulaviqi, Halit Qallaki, Beqir Prelezi, Sejdi Javiqi, Muhamet Bashota, Isë llapqeva, Djemtë e Sefë Mleqanit, Halil Bytyqi, (nipi i Salih Bajramit), Naimi, (djali i Salih Bajramit), Bajrami, djali i Xhelir Islamit etj. Munden me qenë edhe Tahir e Hashim Shala, Ibish Broja e ndonjë këngëtari i rralë që ka këndua me lahutë, në rrethin e Pejes e Deqanit.
Kënga fatkeqësht bashkë me shumë të tjera, letra e dorëshkrime mu kanë zhdukur pas marsit të vitit 1981 dhe vitit 1999, konfiskua, kalbur e djegur.
Sipas shumicës, Beteja e Kosovës është më tepër mit e legjendë.
Edhe studjuesi Iljaz REXHA ”BETEJA E KOSOVES NE MES MITIT E REALITETIT” e thotë afërsisht kështu ”Beteja e Kosoves edhe me tej mbetet ma shume si beteje e mitit se sa e realitetit, meqe eshte fakt se per betejat edhe me te hershme jane gjetur gjurme, dhe ekzemplare origjinale te armeve te ftohta, ndersa per Betejen e imagjinur te Kosoves nuk eshte gjetur asnje, pervec epikes popullore si dhe disa pikturave te vonshme jorealiste te inspiruara nga miti i krijuar per betejen e Kosoves te paraqitura ne boten e artit nga piktoret serb, dhe futja e tyre ne librat shkollore, qe kishin per qellim dheporosi ringjalljen e frymes nacionaliste tek populli serb.e jo frymzimin e kujeteseshistorike. “
Ata pervec se thone se sultani u vra prej nje ushtari me shtize, njekohsisht thone se me Jakupin vepruan si me babain e tij, supozojne se sultanin e kane vra sherbetoret e Bayazitit.
Eshte interesant te ceket edhe nje e dhene tjeter, qe na jep nje kronisti osman me nofken Ali Qelebi i gjysmes se dyte te shekullit XVI, i cili nje kohe kishe sherbyer si sekretarne zyren e valiut te Bosnjes, ishte mire informuar per ngjarjet qe kishin ndodhur meheret. Ai eshte i vetmi qe thote se ende pa u marre vesh lajmi per vdekjen e sultanit, veziri Hayredin pasha me suiten e tij e thirren Jakup Qelebin, duke i thene:‟Ty tekerkon babai yt “ e futen ne nje cader (tend) boshe dhe e vrane,”( d.m.th. ne menyre sekrete), ndersa princ Bayazitin e hypen ne fron te sultanit”.
Sa është e besueshme apo jo, thuhet se Pajaziti e mbyt babën për me u bë vetë sulltan (mbret).
Këte ma ka pas thënë edhe historian inga Sankofci i Drenicës, Dr. Muhamet Pirraku, sipas të cilit Pajzazit e ther babën duke i thën: ”shko në ne xhehnet” e jo Millosh Kopiliqi.
Por serbët edhe rrenat i shëndrrojnë në të vërteta sikurse humbjet në fitore.
Edhe sot e gjithë ditën serbët ndërsehen kundër shqiptarëve se ”Kosova është djep i Sërbisë” etj.
1*) Slobodan Milošević
Sllobodan Millosheviqi (ser.: Слободан Милошевић) ka lindur në Pozharevc, Jugosllavi më 20 gusht 1941 dhe ka vdekur në Hagë, Holandë më 11 mars 2006. Gjatä karrierës së tij politike, Millosheviqi mbajti postin e Presidentit të Republikës së Serbisë për periudhën 1989-1997, dhe postin e presidentit të Republikës Federale të Jugosllavisë për periudhën 1997-2000, kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë nga krijimi i saj më 1992 deri në vitin 2001, dhe i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit (Marrë nga Wikepedia në gjuh. Shqipe).
”SOT 30 VJET SLLOBODAN MILLOSHEVIQ NË QENDËR TË KOSOVËS PARALAJMËROI LUFTËN”, INSAJDERI 3 vite më parë
https://insajderi.com/sot-30-vjet-sllobodan-millosheviq-ne-qender-te-kosoves-paralajmeroi-luften/
Iljaz REXHA ”BETEJA E KOSOVES NE MES MITIT E REALITETIT”
https://www.academia.edu/15978341/BETEJA_E_KOSOVES_NE_MES_MITIT_E_REALITETIT
Sinan Kastrati “Shahirat më të njohur të Kosovës”, 22.05.2017 12:28:41
https://www.fokusi.org/shahirat-me-te-njohur-te-kosoves/
Sinan Kastrati, Suedi “Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami janë këngëtarët (“shahirat”) më të njohur të viteve 1930-1960, që të dytë nga Turjaka e Zatriqit, rrethi i Rahovecit”, Drini.us, 5 Dhjetor 2021
- S. Avdyl Kajtazi, vëllai i vogël i Muhamet Kajtazit nga Turjaka, thuhet se i ka ditur dhe i ka mbajtur mend më mirë këngët, edhe ate të Sulltan Muratit, të kohës së Betejës së Kosovës (1389) por që nuk ka këndua sikurse Muhameti e Xheliri. Pasiqë ishte shumë i sëmurë, ai nuk munda të fliste e jo më të ”këndonte” prandaj edhe nuk e mundova por shkova te Muhameti e djemt e Muhametit: Duraki, Agushi, Ahmeti dhe Brahimi. Ata nuk prituan dhe mi thonin si vjersha disa këngë të vjetra që nuk këndoheshin e as tash nuk këndohen. Si ajo e Sulltanit, Dan Darovcit, Hazir Gariqit, Mahmut Pashës, Prej Prokuples deri në Nish, Kralin e Mickovit, Shaqir Currin ….
Vazhdon
Sinan Kastrati, Europë
3, 4 korrik 2022, afër Alpeve të Austrisë, rrugës për në atdhe