ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Për festën e 2 Korrikut dhe Bajramit 

Shkrime relevante

Turboshkrimtari Zekeria Idrizi, ose mungesa e dinjitetit…!

Lis Bukuroca, Gjermani ___ Zekiria Idrizi, një ish-hoxhë që tani identifikohet si shkrimtar,...

Vjosa Osmani dhe fërkimet me Qeverinë e Kosovës: A po kërkon interesa personale dhe po injoron votën e qytetarëve të Vetëvendosjes?

Nga: Luan Dibrani Në një periudhë të tensionuar politike, Presidentja e Kosovës,...

Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane Tulsi Gabbard, zgjidhet si Drejtore e Inteligjencës Kombëtare

Klajd Kapinova, New York Ish kongresmenja demokrate samoane amerikane, sot si republikane...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar ”Rreth Betejës së Kosovës dhe mitit serb për Kosovën”, Drini.us, 4 Korrik 2022 

Pjesa e katërt (4) 

Unë, Isuf Hajdari dhe Rrahim Bajrami 

Eva Brendli dhe Luljet Pula Beqiri  

Me fat dy festat, festën e 2 korrikut dhe festën e Bajramit 

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 

Ibrahim Rugova ishte kundër Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës ? 

Xhafer Leci në lidhje me shkrimin e Ibrahim Kelmendit, kjo është pëgjigja e ish kryeministrit Jusuf Zejnullahu. 

Banoja në Vushtrri e punoja në Prishtinë 

Në kushte normale e paqeje të udhtosh nga Vushtrria e Mitrovica deri në Prishtinë nuk është rrugë e largët por vitet 1987-1991 ishin vite të vështira. Të dilje deri te pragu i derës ishte rrezik sepse jeta më nuk vlente as sa pesë pare për shqiptarët. Edhe më e vështirë ishte të udhtoje herët në mëngjes për në punë e të ktheheshe mbremjeve e natën vonë, pas orës 10-të natës (22.00). Në që punonim në Trafikun Urban (dhe Ndërbunanë) punën e fillonim para orës pesë (5) të mëngjesit. Për me shkua me kohë në orën pesë në Prishtinë, më duhej të zgjohesha para orës katër e të dilja në rrugë të pritja ndonjë autobus që vinte nga larg, ish qytetet jugosllave e evropiane me e ndalur auuotbusin nëse bënin rahmet e në raste të rralla e përdorja edhe ”STOPIN” që i ndalnim autobusët për me i kontrollua (biljetat). Thash ”STOPIN” pasiqë sipas rregullave të komunikacionit kur i ndalnim autobusët me ”STOP” duhej edhe me i kontrollua që unë nuk dëshiroja, sepse edhe nuk isha në punë.  

Rruga ishte plot të papritura dhe me rreziqe sepse patrullat policore serbe, silleshin shumë keq me këdo që e takonin rrugës natën (edhe pse nuk ishte Gjendje e Jashtëzakonshme e nuk kishte orë policore). Ndodhte që policia serbe i thenin shitoret e kiosqet ku shiteshin gazetat, cigare e gjera tjera të ”vockëla”, merrnin ato që iu duheshin e pastaj gjuanin me pushkë, gjoja po i ndjekin hajnat që e kanë thyer dyqanin ose kioskun e Rilindjes. Këto i dija unë sepse vetë i kisha parë prandaj nuk guxoja të shkoja te Stacioni i Autobusëve në Vushtrri, që ishte vendi ku niseshin dhe ndaleshin autobuset por dilja si kaçak, nëpër rrugica të errëta deri te rruga për Gojbule. Aty, në mes të xhadesë pritja e pritja derisa vinte ndonjë autobus. Një autobus që i merrte puntorët e minierës së Kishnicës dhe Novobërdes ishte më i hershmi dhe me te udhtoja, kur punoja paradreke. Ai nisej nga Mitrovica në katër (4) të mëngjesit. Nuk vononte më shumë se 15 minuta deri në Vushtrri por, autobusi i puntorëve ndalej në shumë vende, aty ku kishte puntorë dhe e lakonte rrugën e hynte edhe në Obiliq … 

Ditën e hëne, më 2 Korrik 1990 kisha me fillua punën më vonë por, at ditë ishte Nata e Bajramit. Gruaja dhe fëmija kishin dëshirë që Sillën e Bajramit të shkojmë ta hajmë në Grabofc afër Bellaqevcit .Atje kishte të martuar motrën e madhe, Halimën për Rexhep Berishën (Familja e Rranollëve). 

Deri në Prishtinë shkuam bashkë e aty, unë isha i detyruar që të lajmërohem në punë dhe bashkë me grupin tim (tre veta), Isuf Hajdarin dhe Rrahim Hajdarin të nisemi atje ku kishim me i pritur autobusët, sipas orarit.  

Rrgët e qytetit të Prishtinës, më 2 korrik ishin plot njerëz, më shumë se ditëve tjera. Ndoshta edhe shkaku i Festës së Bajramit, edhe shitoret e kafiteritë, gjithashtu ishin plotë me njerëz.  

Në fyturat e kalimterëve e qytetarëve dukej një gëzim i papërshkruar sespse të gjithë sytë i kishim kah Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës dhe delegatët e Kuvendit, të zgjedhurit e popullit.E dinim se më 2 Korrik delegatët e Kuvendit të Kosovës do të shpallin Kosvën të barabartë me republikat tjera. 

Pritjet ishin të mëdha e dëshirat, ishin të pafundme. Ishte vullneti i popullit që Kosova të bëhet Republikë por tash jo në rrugë me protesta por në KUVEND.  

Ngjarjet në Kuvendin e Kosovës dhe ndërprerja e mbledhjes nga ish kryetari i Kuvendit, Djordje Božović, fikja e dritave, ndalja e ujit i kishte bërë edhe më të vendosur ish delegatët që të hënen, më 2 Korrik ti çfuqizojnë vendimet e Kuvendit të mëparshëm dhe ta shpallin Kosovën si njësi të barabartë me republikat tjera. 

Por përsëri Djordje Božović, ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, i dirigjuar nga udhëheqja e Beogradit, tash iu kishte mbyllur edhe dyert e Kuvendit që delegatët mos të munden me hy brenda në shtepinë e tyre.  

Delegatët nuk mundi ti ndal Djordje Božović, pushteti e as policia. Ata e mundën frigën e terrin. 

Afër tyre, në të tri aanët ishim grumbullua populli dhe shikonim e dëgjonim fjalët e delegatëve.
Afër nesh kishte ardhur edhe Eva Brendli. Eva shoqërohej nga qeni i saj pasi ajo ishte e verbët. Me te ishte Luljet Pula Beqiri. Policia serbe e arrestoi Evën e në stacionin policer e kishin ofendua Evën, përfaqësuese e të drejtave të njeriut. 

Luljeta Pula pas disa vjetëve duke e kujtuar Evën shkruante:”Eva Brantley më 1 korrik kishte mbërritur në Kosovë nga Amerika, duke kërkuar që më 2 korrik, të dilnin para Kuvendit dhe të lejohej shpallja e Deklaratës. 

 “Meqë regjimi nuk lejonte futjen e delegatëve në Kuvend, ata hezitonin të bënin shpalljen e Deklaratës së Pavarësisë jashtë ndërtesës së Kuvendit. Juristët e Parlamentit nuk e dinin a do të jetë ajo valide nëse shpallet jashtë objektit. Eva ftoi tri here me radhë sekretarin e Kuvendit dhe i tha qe të fillonin shpalljen e Deklaratës dhe i siguroi që ajo do të jetë valide. Sapo u kishte thënë herën e trete, delegatët filluan shpalljen dhe neve të dyjave na arrestuan”, shkruante profesoresha Pula në Facebook. (Koha, 4 korrik 2021, 19:26) 

Nëpër kafeqajtorët, rrugë, shitore e shtepi, qytetarët uronin shoqi-shoin. Kishte shumë qajtore që i shërbenin myshterinjët me pije pa pagesë për nder të Deklaratës së 2 Korrikut. 

Dhe delegatët kishin vendosur si një e një që bëjnë dy, ta lexojnë Deklaratën. Siq dihet edhe nga mjetet e informimit, Televizioni i Prshtinës, ajo ndodhi.  

Një kopje të Deklaratës Kushtetuese të Korrikut 1990, unë Isuf Hajdari dhe Rrahim Ademi i kemi marrë (na i kanë dhënë puntorët) në ish Pallatin e Shtypit, në Rililindje dhe e ruaja bashkë me letrat e dokumentet tjera të rëndësishme. 

Edhe ”Deklrata” bashkkë me shtëpinë e Ibush Bislim Asllanit, aty ku i kisha lënë gjesendet e mia, ”tesh e kotesh” janë djegur më 1999. 

Pas 2 Korrikut 

Të nesërmen, e martë 3 korrik 1990 shkova në Turjakë për Bajram. Turjaka, ”Sillën e Bajramit” e hanim për darkë nga shkaku se në Turjakë nuk kishte xhami … . Unë në Grabovc e kisha hëngër sillën e darkën e Bajramit e haja me babën, nënen e vëllezërit në Turjakë, gjithnjë, dy here në vit, Bajramin e Madh dhe Bajramin e Vogël.  

Përshëndetja për festën e Bajramit në Turjakë është ”Me Fat Bajrami”, kurse në Bajramin e 3 Korrikit 1990, në Turjakë përshëndeteshim me ”Me Fat Dy Festat, Pavarsësinë dhe Bajramin!” 

Festat zgjatën deri më 5 korrik.  

Për nëntitujt që i paralajmërova: 

Ibrahim Rugova ishte kundër Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës (?) siq kishte shkrua Ibrahim Kelmendi 2 Korrik 1990, rrëfime të Ibrahim Kelmendit” publikuar në Drini.us, 2 Korrik 2021, do të flas në numrin tjetër duke u mbështetur edhe në një letër që ma dërgoi dhe bisedën që pata me Xhafer Leci, atdhetar dhe atdhedashës në Gjermani. 

Xhafer Leci në lidhje me shkrimin e Ibrahim Kelmendit, kjo është pëgjigja e ish kryeministrit Jusuf Zejnullahu” 

 Vazhdon 

Sinan Kastrati, Europë  

4, 5 korrik 2022, në detin Adriatik, rrugë për në detin Jon 

sinan.kastrati@hotmail.com  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu