ARKIVI:
10 Janar 2025

Pse insistoj kaq shumë, të mësojmë nga hebrenjt?

Shkrime relevante

Rrëfimi im se si herë pas herë eksperimentoj me studentët

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë ___ Nuk e kam zakon të ndaj rutinën time...

Sovraniteti territorial dhe shtetëror i Kosovës alias “Dialogu për normalizim”

Agim Vuniqi Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë për sovranitetin territorial dhe shtetëror...

Rrugaçëria opozitare dhe nekrologjia e humbjes

Afrim Caka, Gjakovë Shumë nekrologji e veprime “bombë”, nga ato që bënë...

Jemi Shqiptarë; si Gegë, si Toskë, si Arbëresh, si Arvanitas apo Arnaut

Nga: Fahri Dahri Disa ditë më parë dëgjova një bisedë televizive ku...

Ku mbetën ligjet e lustracionit dhe dekriminalizimit?!

Florim Zeqa Për aq sa ka nevojë pastrimi i listave të votuesve...

Shpërndaj

Foto: Muri i Lotëve, Jerusalem
Autor : Lirim Gashi
(shqip, anglisht, gjermanisht)
___
Politika në përgjithësi është jashtëzakonisht e pistë. Quhet “Arti i të mundshmes”, por në realitet funksionon si “Arti i të mundshmes për të mëdhenjtë, të fortët dhe të pasurit”.
Ne jemi një komb i vogël dhe i dobët, përndryshe nuk do të ishim të vetmit në Ballkan pa një çështje të zgjidhur kombëtare dhe shtetërore.
Pse jemi kaq te dobët?
Sepse ne vazhdimisht ikim pa arsye prej origjinës, traditave, kulturës dhe historisë sonë, edhe pse nuk kemi sulmuar e lëre më dëmtuar asnjë komb apo shtet tjetër.
Përkundrazi, ne vazhdimisht lëndojmë dhe dobësojmë veten dhe njëri-tjetrin, sepse harrojmë shumë shpejt se sa vuajtje na shkaktuan ish-pushtuesit tanë.
Kriza e identitetit na ndjek si hije sepse nuk e kemi kuptuar kurrë që trashëgimia, tradita, kultura, historia, liria, barazia, pavarësia dhe e ardhmja jonë mbrohen më së miri nga një shtet i fortë.
Prandaj, armiqtë tanë më të mëdhenj janë ata që mohojnë origjinën, kulturën, historinë dhe traditat tona, dhe veçanërisht ata që kërcënojnë të ardhmen tonë duke dobësuar shtetin tonë.
Çdo pikëpamje tjetër e kësaj të vërtete të dhimbshme është keqdashëse dhe vjen nga armiqtë brenda dhe jashtë, të cilët na dëshirojnë të keqen .
Pse insistoj kaq shumë të mësojmë nga hebrenjtë?
Sepse gjatë gjithë historisë së tyre kombëtare ata janë dalluar vetëm individualisht, duke i furnizuar intelektualisht, shpirtërisht, kulturalisht, shkencërisht, artistikisht, letrarisht, ideologjikisht dhe filozofikisht të gjitha kategoritë dhe shtresat e njerëzve në botë.
Ata u dhanë besimtarëve në Zot fenë abrahamike, adhuruesve të drejtësisë dhe barazisë, marksizmin, adhuruesve të shkencës Ajnshtajnin, oficerëve dhe ushtarëve armët më të sofistikuara, ekspertëve të softuerit programet më të avancuara të sigurisë, adhuruesve të filozofisë filozofët më të mëdhenj, adhuruesve të muzikës kompozitorët më të mirë, adhuruesve të letërsisë dhe të poezisë shkrimtarët dhe poetët më të mirë, e kështu me radhë.
Por si komb ata shkëlqyen vetëm kur e kuptuan se duhet të kenë një shtet dhe ushtri jashtëzakonisht të fortë për t’i mbrojtur nga çdo tragjedi e mundur, si dhe një ekonomi, arsim, shkencë dhe kulturë larg më të përparuar se popujt e tjerë.
Ndryshe nga ata, ne e fituam pavarësinë dhe shtetësinë tonë në rrethana shumë fatlume ndërkombëtare, sepse kur më së paku e prisnim, ato papritmas u kthyen në favorin tonë.
Ibrahim Rugova ishte njeriu që e kuptoi realitetin e ri para të gjithëve, prandaj ndryshoi paradigmën ideologjike të qëndresës sonë dhe kështu fitoi simpatinë e mbarë botës demokratike.
Faktori ndërkombëtar nuk do ta respektonte kurrë atë që pasoi përmes epopesë heroike të familjes së shenjtë Jashari dhe përmes eposit të ndritur të luftëtarëve tanë të UÇK-së heroike, nëse ne nuk do t’i kishim dhënë paraprakisht premisa dhe parime humane e demokratike qëndresës sonë.
Një shembull i asaj se çfarë ndodh me rezistencën e justifikueshme të bazuar në parimet leniniste dhe staliniste janë kurdët, të cilët kurrë nuk janë ndihmuar nga komuniteti demokratik ndërkombëtar për të krijuar shtetin e tyre.
Natyrisht, nuk duhet të harrojmë kurrë vuajtjet e grave, motrave dhe nënave tona që u përdhunuan dhe u masakruan bashkë me fëmijët dhe nipërit e mbesat e tyre engjëllorë, si dhe vuajtjet e bashkatdhetarëve tanë të të gjitha moshave, klasave, gjinive dhe profesioneve.
Sepse katastrofa e tyre humanitare ka nxitur një reagim të shpejtë nga aleatët tanë perëndimorë dhe veriatlantikë dhe NATO-ja e tyre e famshme.
Cili është mesazhi i kësaj letre?
Të mos presim kurrë mëshirë nga pushtuesit e dikurshëm, sepse për ta ne jemi njerëz pa vlerë, ndaj do të na trajtojnë gjithmonë njësoj, derisa ta kuptojnë se shakanë e ka ngrënë djalli.
Dhe ata do ta kuptojnë se djalli e ka ngrënë shakanë kur ne të ndërgjegjësohemi për dobësitë tona dhe, duke i eliminuar ato, të bëhemi po aq të fortë sa hebrenjtë.
Këta të fundit rrëzuan të gjithë avionët e shteteve arabe vetëm në një ditë, ndërsa në vetëm gjashtë ditë i detyruan të gjitha shtetet arabe së bashku të dorëzohen dhe të gjunjëzohen.
***
WHY DO I INSIST SO MUCH ON LEARNING FROM THE JEWS?
Autor : Lirim Gashi
Politics in general is extremely dirty. It’s called The Art of the Possible, but it actually functions as The Art of the Possible for the Big, Strong, and Rich.
We are a small and weak nation, otherwise we would not be the only ones in the Balkans without a resolved national and state issue.
why are we so weak
Because we constantly run away from our origins, traditions, culture and history for no reason, even though we have not attacked, let alone harmed, any other nation or state.
On the contrary, we constantly hurt and weaken ourselves and each other because we forget too quickly how much suffering our former conquerors caused us.
The identity crisis follows us like a shadow because we never understood that our heritage, tradition, culture, history, freedom, equality, independence and future are best protected by a strong state.
Therefore, our greatest enemies are those who deny our origins, culture, history and traditions, and especially those who threaten our future by weakening our state.
Any other view of this painful truth is malicious and comes from enemies within and without who want to harm us.
Why do I insist so much on learning from the Jews?
Because throughout their national history they have excelled only individually, providing intellect, spirituality, culture, science, art, literature, psychology, philosophy and ideology to all categories and strata of people in the world.
They gave believers in God the Abrahamic religion, lovers of justice and equality Marxism, lovers of science Einstein, officers and soldiers the most sophisticated weapons, software experts the most advanced security programs, lovers of philosophy the greatest philosophers, lovers of music the best composers, lovers of literature and poetry, the best writers and poets and so on.
But as a nation, they only excelled when they realized that they needed an extremely strong state and army to protect them from any possible tragedy, and an economy, education, science and culture far more advanced than those of other peoples.
Unlike them, we gained our independence and citizenship under very fortunate international circumstances, for when we least expected it, they suddenly turned in our favor.
Ibrahim Rugova was the man who understood the new reality before all of us, that’s why he changed the ideological paradigm of our resistance and thus won the sympathy of the whole democratic world.
The international factor would never have respected what followed through the heroic epic of the holy Jashari family and through the enlightened epic of our heroic KLA fighters if we had not first given our resistance humane and democratic premises and principles.
An example of what is happening with justifiable resistance based on Leninist and Stalinist principles is the Kurds, who have never been helped by the international democratic community to establish their own state.
Of course, we must never forget the suffering of our wives, sisters and mothers who were raped and massacred along with their angelic children and grandchildren, and the suffering of our countrymen of all ages, classes, genders and occupations.
Because their humanitarian catastrophe prompted a swift response from our Western and North Atlantic allies and their famous NATO.
What is the message of this letter?
We should never expect mercy from the former conquerors because to them we are worthless people so they will always treat us the same until they realize the devil has eaten the joke.
And they will know that the devil has eaten the joke when we become aware of our weaknesses and, in eliminating them, become as strong as the Jews.
The latter shot down all the planes of the Arab states in just one day, while in just six days they forced all the Arab states together to surrender and kneel.
***
WARUM BESTEHE ICH SO VIEL DARAUF, VON DEN JUDEN ZU LERNEN?
Autor : Lirim Gashi
Politik im Allgemeinen ist extrem schmutzig. Es heißt „Die Kunst des Möglichen“, aber in Wirklichkeit funktioniert es als „Die Kunst des Möglichen für die Großen, Starken und Reichen“.
Wir sind eine kleine und schwache Nation, sonst wären wir nicht die einzigen auf dem Balkan ohne eine gelöste nationale und staatliche Frage.
Warum sind wir so schwach?
Weil wir ständig ohne Grund vor unseren Ursprüngen, Traditionen, Kultur und Geschichte davonlaufen, obwohl wir keine andere Nation oder Staat angegriffen, geschweige denn geschädigt haben.
Im Gegenteil, wir verletzen und schwächen uns und einander ständig, weil wir zu schnell vergessen, wie viel Leid unsere einstigen Eroberer uns zugefügt haben.
Die Identitätskrise folgt uns wie ein Schatten, weil wir nie verstanden haben, dass unser Erbe, unsere Tradition, Kultur, Geschichte, Freiheit, Gleichheit, Unabhängigkeit und Zukunft am besten durch einen starken Staat geschützt werden.
Daher sind unsere größten Feinde diejenigen, die unsere Herkunft, Kultur, Geschichte und Traditionen leugnen, und insbesondere diejenigen, die unsere Zukunft bedrohen, indem sie unseren Staat schwächen.
Jede andere Ansicht dieser schmerzhaften Wahrheit ist bösartig und kommt von Feinden innerhalb und außerhalb, die uns Schaden zufügen wollen.
Warum bestehe ich so sehr darauf, von den Juden zu lernen?
Weil sie sich in ihrer gesamten nationalen Geschichte nur individuell hervorgetan haben und alle Kategorien und Schichten von Menschen in der Welt mit Intellekt, Spiritualität, Kultur, Wissenschaft, Kunst, Literatur, Psychologie, Philosophie und Ideologie versorgt haben.
Sie gaben Gottgläubigen die abrahamitische Religion gegeben, Liebhabern von Gerechtigkeit und Gleichheit, dem Marxismus, Liebhabern der Wissenschaft den Einstein, Offizieren und Soldaten die raffiniertesten Waffen, Softwareexperten die fortschrittlichsten Sicherheitsprogramme, Liebhabern der Philosophie die größten Philosophen, Liebhabern der Musik das Beste Komponisten, Liebhaber von Literatur und Poesie, die besten Schriftsteller und Dichter und so weiter.
Aber als Nation übertrafen sie sich erst, als sie erkannten, dass sie einen extrem starken Staat und Armee brauchen, die sie vor jeder möglichen Tragödie schütz, sowie eine Wirtschaft, Bildung, Wissenschaft und Kultur, die weit fortgeschrittener wäre als die von andere Völker.
Im Gegensatz zu ihnen haben wir unsere Unabhängigkeit und Staatsbürgerschaft unter sehr glücklichen internationalen Umständen erlangt, denn als wir sie am wenigsten erwarteten, wandten sie sich plötzlich zu unseren Gunsten.
Ibrahim Rugova war der Mann, der die neue Realität vor uns allen verstanden hat, deshalb hat er das ideologische Paradigma unseres Widerstands geändert und so die Sympathie der gesamten demokratischen Welt gewonnen.
Der internationale Faktor hätte niemals respektiert, was durch das Heldenepos der heiligen Jashari-Familie und durch das aufgeklärte Epos unserer heldenhaften UCK-Kämpfer folgte, wenn wir unserem Widerstand nicht zuvor humane und demokratische Voraussetzungen und Prinzipien gegeben hätten.
Ein Beispiel dafür, was mit berechtigtem Widerstand auf der Grundlage leninistischer und stalinistischer Prinzipien passiert, sind die Kurden, denen von der internationalen demokratischen Gemeinschaft nie geholfen wurde, einen eigenen Staat zu gründen.
Natürlich dürfen wir niemals das Leid unserer Frauen, Schwestern und Mütter vergessen, die zusammen mit ihren engelsgleichen Kindern und Enkelkindern vergewaltigt und massakriert wurden, sowie das Leid unserer Landsleute aller Altersgruppen, Schichten, Geschlechter und Berufe.
Weil ihre humanitäre Katastrophe zu einer schnellen Reaktion unserer westlichen und nordatlantischen Verbündeten und ihrer berühmten NATO geführt hat.
Was ist die Botschaft dieses Briefes?
Wir sollten niemals Gnade von den ehemaligen Eroberern erwarten, denn für sie sind wir wertlose Menschen, also werden sie uns immer gleich behandeln, bis sie merken, dass der Teufel den Witz gefressen hat.
Und sie werden wissen, dass der Teufel den Witz gefressen hat, wenn wir uns unserer Schwächen bewusst werden und, indem wir sie beseitigen, so stark werden wie die Juden.
Letztere schossen alle Flugzeuge der arabischen Staaten an nur einem Tag ab, während sie in nur sechs Tagen alle arabischen Staaten zusammen zwangen, sich zu ergeben und niederzuknien.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu