Nga: Xhevat Gjini, Viti
___
Të dashur shokë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë të penës e të pushkës!
Sivjet, më 17 Janar, u mbushën 40 vjet nga Dita kur u bashkuan organizatat atdhetare dhe e krijuan LËVIZJEN (LPK – në). Shoqëria LËVIZJA këtë vit (2022) e ka shpallur VIT të LËVIZJES dhe ka organizuar një varg veprimtarish (të mëdha e të vogla) në qytete të ndryshme shqiptare. Shoqëria LËVIZJA, bashkë me institutet tona shkencore, me shoqatat autoktone dhe me universitete e studjues nga gjithë Shqipëria, ka paraparë edhe mbajtjen e një Konference Shkencore për Lëvizjen Kombëtare Shqiptare përgjithësisht dhe për Lëvizjen Popullore të Kosovës posaçërisht. Konferenca është paraparë të mbahet në fillim të nëntorit 2022.
Ju të dashur shokë, intelektualë, studjues e hulumtues të përkushtuar për të vërtetën e LËVIZJES sonë Kombëtare Çlirimtare këtu keni disa nga tezat e temat e propozuara për këtë Konferencë… Janë vetëm disa nga shumë tema që duhen trajtuar e shteruar nga studiuesit tanë, por edhe nga veprimtarët, drejtuesit dhe luftëtarët e gjallë të LËVIZJES… Prandaj, luteni të jepni ndihmesën tuaj të çmuar me propozime temash, por edhe me riformulimin e këtyre që janë propozuar në mënyrë që ta përpilojmë me kohë programin e Konferencë Shkencore. Një nga sesionet e rëndësishme është edhe ky i kujtimeve tuaja që kanë vlerë të padiskutueshme dhe të pazëvendësueshme historike e materiale për studiuesit dhe për historinë tonë kombëtare shqiptare.
Mirë bëni ta shpërndani këtë material te njerëzit – studiuesit e interesuar… Shëndet e kurajo për Konferencën Shkencore!
PROGRAMI I KONFERENCËS SHKENCORE
(40 – vjetori i bashkimit polkitik të organizatave atdhetare – krijimit të Lëvizjes Popullore të Kosovës)
Ndarja e Konferencës në sesione:
Sesioni i pare: Lëvizja Kombëtare Shqiptare para bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimit të LPK – së (1945 – 1982)
Sesioni i dytë: Lëvizja Popullore e Kosovës nga themelimi deri te Mbledhja e Parë e Përgjithshme (1982 – 1987)
Sesioni i tretë: Lëvizja Popullore e Kosovës nga Mbledhja e Parë e Përgjithshme deri te emërtimi i njësive të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1987 – 1994)
Sesioni i katërt: Lëvizja Popullore e Kosovës nga krijimi i UÇK – së e deri te Lufta Çlirimtare në Maqedoninë shqiptare (1994 – 2001)
Sesioni i pestë: Kujtime të veprimtarëve dhe drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës (të shkruara)
Disa nga temat e propozuara për Konferencën Shkencore:
SESIONI I PARË: Lëvizja Kombëtare Shqiptare para bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimit të LPK – së (1945 – 1982)
1. Dhuna, terrori dhe masakrat e pushtetit të Tito – Rankoviçit për shtypjen e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në mbarim të LDB dhe menjëherë pas saj
2. Përpjekjet e forcave antifashiste – patriotike për t’u përballur me ripushtimin e trojeve shqiptare nga Jugoserbia dhe krijimi i grupeve – organizatave të para atdhetare (kundërpushtuese)
3. Krijimi i organizatës antipushtuese “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”
4. Roli dhe pesha e Adem Demaçit në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare
5. Persekutimi, arrestimi, represioni dhe dënimi i veprimtarëve dhe drejtuesve të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë (koncepti gjeografik, demografik, kulturor e historik KOSOVË përfshinte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia)
6. Ndërlidhshmëria dhe ndërvarësia e veprimtarisë kombëtare antipushtuese në Kosovë me shtetin tone AMË
7. Idetë, fryma dhe mjetet kombëtare, demokratike, përparimtare dhe emancipuese të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në Kosovë
8. Metodat dhe mjetet e organizatës patriotike “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” në veprimtarinë e saj politike
9. Qëndrimi i Adem Demaçit dhe atdhetarëve tjerë përballë hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të pushtuesit
10. Propaganda dhe agjitacioni i shtetit pushtues, krahas dhunës, terrorit dhe gjenocidit, në vitet e para të pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë
11. Jugosllavia e Tito – Rankoviçit i mohonte popullit shqiptar të drejtën për vetëvendosje dhe liritë themelore politike, kombëtare e demokratike
12. Kosova shqiptare pas thyerjes së Titos me Rankoviçin
13. Themelimi i Grupit Revolucionar të Kosovës dhe gazeta “Zëri i Kosovës”
14. Gjendja ekonomike dhe sociale në Kosovën e ripushtuar nga Jugoserbia
15. Shkolla në gjuhën shqipe në vitet e para pas LDB në trojet e pushtuara
16. Ideologjia e organizatave patriotike në Kosovën e ripushtuar
17. Përpjekjet e para për organizimin e mërgimtarëve në organizata patriotike antipushtuese
18. Krijimi i LKÇVSHJ, shtypi dhe shtrirja e saj
19. Fronti i Kuq dhe gazeta “Bashkimi”
20. Roli vendimtar i Kadri Zekës, Jusuf Gërvallës dhe Ibrahim Kelmendit për bashkimin politik të organizatave të tyre patriotike – krijimin e LPK – së më 17 Janar 1982
SESIONI I DYTË: Lëvizja Popullore e Kosovës nga themelimi deri te Mbledhja e Parë e Përgjithshme (1982 – 1987)
1. Atentati – vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla në Ditën e bashkimit të organizatave atdhetare – krijimit të LPK – së
2. 17 shkurti dhe përpjekjet për jetësimin e bashkimit të arritur më 17 Janar 1982
3. Vështirësit e ndërtimit dhe funksionalizimit të LËVIZJES
4. Krijimi i Këshillit Qendror të LRSSHJ – së
5. Botimi i gazetës “Zëri i Kosovës”
6. Përpjekjet për shtrirjen dhe organizimin e LËVIZJES në Kosovën e pushtuar dhe në viset e saj
7. Krijimi i Partisë së Luftës dhe rënia me armë në dorë e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës në Prishtinë
8. Dhuna, represioni dhe terrori shtetëror jugoserb në tokën e pushtuar shqiptare
9. Qëndrimi i shtetit tonë Amë ndaj ngjarjeve në Kosovë
10. “Zëri i Popullit” për ngjarjet në Kosovë
11. Përkushtimi dhe angazhimi i diplomacisë shqiptare për t’ia thënë botës të vërtetën për ngjarjet në Kosovë
12. Radiotelevizioni shqiptar dhe Radio Kukësi mjete të fuqishme në mbrojtje të kërkesave të drejta të popullit të pushtuar shqiptar nga Jugoserbia
13. Përkushtimi dhe angazhimi i LKK – së, i RTP – së dhe i “Rilindjes” për luftimin e « nacionalizmit dhe irredentizmit“ shqiptar
14. Luhatja e inteligjencisë shqiptare përballë trysnisë dhe shantazhit jugoserb për t’i dënuar kërkesat e drejta kombëtare, politike e demokratike të popullit të tyre
15. Shpërndarja e gazetës « Zëri i Kosovës », i trakteve, komunikatave dhe materialeve tjera të LËVIZJES në Kosovë
SESIONI I TRETË : Lëvizja Popullore e Kosovës nga Mbledhja e Parë e Përgjithshme deri te emërtimi i njësive të armatosura me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës (1987 – 1994)
1. Mbledhja e Parë e Përgjithshme ngjarje dhe kthesë vendimtare në konsolidimin dhe strukturimin e LËVIZJES
2. Programi dhe Statuti i LËVIZJES
3. Ndërlidhja e veprimtarisë së LËVIZJES brenda dhe jashtë vendit
4. Roli i LËVIZJES në Demonstratat e vitit 1988 në Kosovën shqiptare
5. Burgjet jugoserbe ishin mbushur me shqiptarë që kërkonin dhe angazhoheshin për të drejtat e tyre kombëtare, politike e demokratike
6. Lëvizja Popullore e Kosovës në thelbin e saj ishte organizatë shqiptare, çlirimtare, emancipuese dhe demokratike
7. LPK – ja sintezë a unitet i përpjekjeve, qëndresës dhe luftës së një populli të pushtuar për liri e (ri)bashkim kombëtar
8. Mbledhja e Dytë e Përgjithshme e LPK – së…
9. Rënia heroike e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut në përballje të armatosur me pushtuesit dhe kolaboracionistët
10. Krijimtaria letrare dhe politike e të burgosurve politikë shqiptarë në burgjet e pushtuesit
11. Organizimi i LPK – së deri në Australi
12. Shkërmoqja e federates jugoserbe dhe çështja shqiptare
13. Ndryshimi i sistemit ekonomik, poltik e shoqëror në shtetin tone Amë dhe reflektimi atyre ndryshimeve në çështjen e pazgjidhur shqiptare
14. Krijimi i LDK – së moment pluralizmi e demokratizimi apo moment pacifikimi e vetënënshtrimi në kohën që kërkohejë anagzhim dhe qëndresë e luftë për shkëputjen e tokave të pushtuara të Shqipërisë nga Jugoserbia e shkërmoqur
15. Mbledhja e Tretë e Përgjithshme e LPRK – së
16. Mbledhja Konsultative në Kollare të Kërçovës
17. LPK – ja organizat më e perndjekur në Evropë nga Jugoserbia që nga themelimi i saj
18. Vrasja e anëtarëve, veprimtarëve, luftëtarëve dhe drejtuesve të LPK – së nga pushtuesit dhe kolaboracionistët
19. Pavarësimi i Maqedonisë dhe i Malit të Zi nga Federata Jugoserbe dhe pozita e popullit shqiptar në ato shtete
20. Fushata “demokratike” e klasës kolaboracioniste dhe mediave të tyre kundër LPK – së
21. Shkëputja e disa shokëve nga LPK -ja dhe krijimi i LKÇK – së
22. Mbledhja e Katërt e Përgjithshme dhe vendimi i saj historik për Luftë të Armatosur Çlirimtare
23. Emërtimi i njësive të armatosura të LPK – së (krahu i armatosur) me emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës, – krijimi i UÇK – së
24. Themelimi i Fondit “Vendlindja Thërret” nga LPK – ja
25. Mobilizimi i përgjithshëm i LPK – së për Luftë Çlirimtare
SESIONI I KATËRT: Lëvizja Popullore e Kosovës nga krijimi i UÇK – së e deri te Lufta Çlirimtare në Maqedoninë shqiptare (1994 – 2001)
1. Roli drejtues i LPK – së në Luftën Çlirimtare të UÇK – së
2. Mbledhja e Pestë e Përgjithshme e LPK – së
3. Roli vendimtar i shtetit tonë Amë (vet ekzistenca e tij) për përgatitjen, organizimin dhe zhvillimin e Luftës Çlirimtare
4. Ndihma e jashtëzakonshme e Mërgatës në LËVIZJEN tone kombëtare dhe në Luftën Çlirimtare
5. Grupi diplomatik i LPK – UÇK – së
6. Mbështetja e SHBA – ve dhe e botës demokratike për Luftën tone Çlirimtare
7. Konferenca e Rambujes (përparësitë dhe të metat)
8. Bombardimet e NATO -s
9. Çlirimi i Kosovës (pa viset e saj)
10. Mbledhja e Gjashtë e Përgjithshme e LPK – së në Prizren
11. UÇPMB -ja dhe përpjekjet për çlirimin e Kosovës Lindore
12. Krijimi i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe lufta për çlirimin e Maqedonisë shqiptare
SESIONI I PESTË: Kujtime të veprimtarëve dhe drejtuesve të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare përgjithësisht (të shkruara)
Luteni të shkruani kujtimet e juaja për veprimtarinë tuaj, të Këshillit Popullor a të Rrethit ku keni vepruar, etj.