Fahri Dahri, studjues i çështjes çame
__
Mendoj se shtetit dhe kishës greke i duhet dhënë një përgjigje, jo në kuptimin e kundërvënies, duke treguar forcat ushtarake, se këto qëndrime janë qesharake, foshnjore pak a shumë arkaike në kushtet tona, por një përgjigje reale se:
“Genocidi grek ndaj çamëve”, do të trajtohet me më shumë seriozitet nga pala shqiptare (duke përfshirë edhe institucionin e parlamentit). Në situatat e krijuara, trajtimi i genocidit grek ndaj çamëve, duke qenë se karshi kërkesave tona për t’u zgjidhur me konsensus, me “qetësi”, “urtësi” dhe me parimet kohore europiane, u konsumuan dje (16/07/2016) me tonin e forcës ushtarake, duke na treguar “dhëmbët” e fortë të Greqisë, ashtu si 72 vjet më parë (përditësim 78 vjet), ku vranë, therën fëmijë, dogjën gra me benzinë dhe dëbuan dhunshëm masivisht një komunitet.
Nuk ka më vend për “prit të presim”, sepse pala greke me qëndrimet e saj agresive deri tek “topat, mitralozat, apo katjushkat” (besoj të blera diku nga veriu i largët dhe jo nga NATO), e bën të detyrueshme ndërrimin e dyerve të kërkesave. Është i pafrytshëm, anakronik mendimi dhe veprimi për zgjidhje.
bashkëbisedimesh dypalëshe, me kokëfortësinë permanente, me dinakërinë, djallëzinë dhe tradhëtinë greke, por të drejtohemi drejpërdrejt dyerve të institucioneve përkatëse të Bashkimit Europian. Dje (16/07/2016) doli qartë se edhe vizita e delegacionit parlamentar, pavarësisht se në media na u cilësua e shkëlqyer, nuk pati suksesin e deklaruar. U kuptua pabesia e drejtuesve të institucioneve shtetërore greke, që gjatë takimeve mbizotëroi “buzëqeshja”, që siç pritej, doli fallso. Po ashtu u vërtetua edhe fjala e urtë e popullit “Mos i u gëzo dhuratave greke, se ato më pas janë helmuese”(nga anët tona: “peshqeshit
mos i u gëzo, se e paguan dhipllo”). Kuptohet, fjala është për deklaratat e qëllimshme për merita, dekorime, pritjeve me nderime të veçanta, etj. etj. Edhe një herë, nuk duhet harruar se pala greke ka qënë dhe mbetet agresore ndaj nedh sepse është përbetuar tek strategjia e shenjtë e saj “megalloidea” si ndaj popullit ashtu dhe hapësirave territoriale të vendit tonë. Pavarësisht sinqeritetit dhe dëshirave tona për zgjidhje të problemeve me mirëkuptim, me dialog, debate konstruktive dhe ballafaqime; pala greke këtë mënyrë zgjidhjeje, për problemet mes dy vendeve tona e dëshiron vetëm për çështjet në interes të saj. Pala greke, edhe nëse do të arrijë të pranojë bisedime me palën shqiptare, është e sigurtë se së pari do kërkojë të zgjidhë problemet në favor të saj dhe, mbasi të përfundojë me ’to, do të gjejë, ose do të krijojë shkaqe për mosvazhdimin e bisedimeve. Një nga shkaqet e mundshme do të jetë ndërrimi i qeverive, të saj. Pa lënë mënjanë edhe format e kërcënimeve ushtarake, “veton” europiane.
Naivët e shkretë nuk arrijnë të kuptojnë se të gjitha problemet mes dy shteteve tona janë krijesa vetëm greke, siç janë: Ligji i Luftës, genocidi ndaj çamëve, varrezat e gjoja ushtarëve të vrarë brenda kufirit tonë, problemi i shelfit detar, toponimet me vendlindjet e fëmijve të lindur në Greqi apo dhe ato të çamëve të lindur para 1945-s në vendin e tyre autokton, ndalimi i lëvizjeve për në vendin e origjinës, pa përjashtuar ndërhyrjet brutale në punët e brendëshme të Shqipërisë, qofshin ushtarake (provokacione), politike (presione elektorale, e drejta e “vetos” etj), sociale ( joshje minoritetit dhe jo vetë atyre me financime, grante, pensione, kredi, diferencime në lehtësira punësimi etj.)
Nuk është qëndrim për kundërvënie, por derisa nuk jemi “simetrikë” (kjo është absolutisht e vërtetuar me fakte historike mbi 100-vjeçare), kuptohet se mendimet, gjykimet dhe veprimet janë të ndryshme dhe natyrshëm secili mban anën e tij. Ajo që bën ferk (dallimin) është argumenti ndaj së drejtës, të vërtetës.
Analizohen rast për rast problemet mes dy vendeve:
a)- Nëse problemet janë të shkaktuara nga të dy palët, ka vend për bashkëbisedime dhe shqyrtim të tyre, “një e nga një”, duke përdorur lkogjikën, të vërtetat, tolerancat,
b)- Ndërsa, nëse problemet apo çështjet (të vogla apo të mëdha) janë krijuar me dashje nga njëra palë, siç ndodh me problemet mes dy shteteve tona që janë krijuar të gjitha nga shteti grek, afër mendsh, se pala greke nuk mundet të bashkëpunojë. Le pastaj toleranca, qoftë edhe për faktin e vetëm se ato janë krijuar për të mos u zgjidhur ose të zgjidhen ato në interes të saj.
Problemet e krijuara ndaj vendit dhe popullit tonë dhe që vazhdohet të krijohen nga pala greke, janë rrjedhojë e konjukturave politike dhe ushtarake të shteteve europiane, të cilat për interesa të caktuara, përzgjodhën krijimin e shtetit grek, jo mbi baza etnie, por të sajuar teknikisht në dy parime krejtësisht anormalë:
– atë të gjuhës të mësuar në shkolla, jo të gjuhës që del nga buzët e nënave që mëndin (mëkojnë) fëmijën dhe,
– atë të përcaktimit të kombit nga besimi fetar, në rastin konkret, besimin ortodoks grek.
Dekadat dhe vitet ikin. Erërat, furtunat, shirat e rrëmbyshëm, pa mbarim, dihet kanë dhe positivitet, ato shplajnë pisllëqet, mbeturinat, pluhurat e kohërave sjellin kthjellim, pastërti edhe objektet natyrore shkëlqejnë, marrin ndriçim më të theksuar, objektet rreth nesh dallohen më qartë, madje edhe më afër Të gjitha këto tregojnë se të vërtetat, pavarësisht nga pluhurat e hedhura ndër vite, vjen një kohë qartësohen dhe gjejnë pastërtinë tek drejtësia.
Paramithia …
Gjithëkush duhet të arrijë të kuptojë, se sado kohë të kalojë duke u përpjekur për të mbuluar krimin apo plagët e rënda, të cilat prekin nervin dhe zemrat e çdo popilli, i madh apo i vogël qoftë, një ditë ato zbulohen dhe shpaguhen. Jemi afër arritjes së “mbretërisë” së paqes, vëllazërimit mes popujve.
Një akt konkret është politika europiane, e cila e hodhi sinjalin e bashkëbisedimeve për çështjet e rënda, ku kërkohet të arrihet bashkëbisedimi mes shteteve tona edhe për problemet, të cilat pala greke i quan inekzistente, ose të tejkaluara në kohë (vrehet ngadalësi, por çdo nisje sado e ngadaltë, e arrin fundin).
Vëmëndje, nga ana jonë i duhet kushtuar veprimeve dredharake të shtetit fqinj, i cili kërkon të zgjidhë vetëm problemet që ajo ngre, megjithëse janë më të vjetra në kohë se problemet që i janë shkaktuar shtetit shqiptar prej atij shteti!. Në përshtatje të kërkesave që koha afron për zgjidhjen e problemeve me fqinjët, nisur nga rrethanat e krijuara, koha e gjatë dhe këmbëngulja në mosekzistencën e çështjeve, kërkohet t’u drejtohemi dyerve të institucioneve që i hapën. Të mos shpresohet më për zgjidhje tek ata që në dekada kanë vendosur mbylljen me “dyer të hekurta”.
Në përvojën time, përpjekjet e tjera janë të pafrytshme. Ato vetëm zgjatin kohën e zgjidhjeve dhe përdoren për interesa elektorale personale prej të dy palëve. Mirë është të mos ecet në këtë formë, ndryshe historia do të na gjykojë rëndshëm.
Genocidi grek ndaj çamëve, është sfidë ligjore për drejtësinë ndërkombëtare.
Shënim:(Marrë nga libri: “Dhembja dhe moshkalli i Çamërisë). Shtëpia botuese “Vllamasl”, viti 2017, autor: Fahri Dahri).
Me 10 korrik 2022.