Afrim Caka, Gjakovë
___
Dhe unë rrugaçi i këtij shkrimi.
Mirëmbrëma demokracia drenicake!
Festuesitë pa dhëmbë….
Ky është betimi i tyre për Drenicën.
“Heronjtë”, – e filluan monologun, për fitoren kundër Bekim Jasharit. Kjo është qendra e persanazheve kryesore të eposit “mesjetar ballkanas”, vendi prej nga festat nisen për avanturat e tyre holucinacionesh, vendi prej ku kthehen pas humbjes ose disfatave të tyre, ku lajnë plagët, kryejnë ritet e “fitores”, bëjnë gostitë e, natyrisht, sikur ia kanë rrëmbyer “kundërshtarit më të madh, Bekim Jasharit”.
Çfarë holucinacionesh të përziera nga gëzimi!? Knaqësia e tyre për fajin tragjik të “JASHARVE”, që ishte një farë gjenealogjie familjare e rrëfyer në mënyrë monotone nga demokracia drenicake, u rikthyen me një fytyrë tjetër, për të vazhduar rendjen e tyre të çregullt e të marrë sipas një shestimi që ne, ngaqë na duket i pakuptueshëm, s’na mbetët veç ta quajmë misteroz rrëzimin të Bekim JASHARIT.
Oh!!! U knaqëm krejtë. U knaqëm, m’u ka gëzue zemra krejtë. Zemra m’u ka rritë, m’doket!!! PDK-ë, kurgjo mos bafte, kurrë. Babë e babëgjysh m’kanë le në lloq edhe unë kam me dalë në lloqë… Si mundë të kënaqën me një fitore banale ndaj Jasharve, që dhanë aq shumë për Dardaninë tonë – që akoma kullon gjak … Ndërkaq, të kënaqurit thirreshin herë pas here nga zyrat e ftohta të PDK-së, partia e tyre kujdesej që midis të dy botëve të kishte një “armiqësi” të vahzdueshme. Për të rrëzuarin në “ferr” ishte natyrisht më e lehtë nxitja e urrejtjes.
Drenicë je katandisur me atë kesh!!!
Të thirren Drenicë e të hodhën kokrra gur kresë. Ku po shkon Nëna Drenicë?! Ku m’i ke vlerat tua, Drenica e Delijajve, Jasharëve, Fehmi e Xheva Lladrovcit etj., secili e prek ballin e vetë. Ku mbetën trimat e çlirimi? Ishin në vijën e traditës për kombë e atdhe. Këta nuk ecën në rrugën e dikujtë që të pasurohen!?
Fituesi, drenicaku, si Lushtaku, miljoner e qindra e qindra hektar. Kush ka thënë se Drenica nuk ka trima për ta rrëzuar Jasharin? Kush ka thënë se Lushtaku nuk është gjeneral. Lushtaku është “Gjenerali i oqeanit të Lirisë!!!”.