Florim Zeqa
Kosovën nga një vend që dikur e kishte admirimin e madh të bashkësisë ndërkombëtare, politikanët e papërgjegjshëm e katandisën në një shtet të krimit të organizuar, ku dita-ditës po i humb edhe miqtë ndërkombëtar. Ka ardhur koha që këta politikanë përfundimisht të largohen nga skena politike, për shkak të dështimeve dhe konsumimit të skajshëm.
Kosovës i duhet alternativa e re politike
Klasa e kontaminuar dhe tejkonsumuar politike duhet të sfidohet nga një iniciativë e re, e dalë nga shtresa e mirëfilltë atdhetare, intelektuale dhe qytetare, të cilët e mbrojnë interesin e shtetit dhe qytetarëve.
Pra, është e nevojshme dhe e domosdoshme ngjizja e një alternative të re politike, e pastër dhe padjallëzuar, demokratike dhe liberale në shërbim të shtetit dhe qytetarëve e cila angazhohet për barazi ligjore dhe sociale në vendin tonë.
Prej vitesh në Kosovë është instaluar një sistem i kalbur dhe i degraduar në vlera qeverisëse të cilat i shërbejnë jo qytetarit, por nepotizmit apo pushtetit familjar, i instaluar në të dyja nivelet e qeverisjes dhe në çdo cep të vendit.
Për të gjitha dukuritë negative të pasluftës, përgjegjëse është klasa aktuale politike në opozitë pa i lënë anash as pushtetarët, të cilëve nuk po u bënë përshtypje interesi i qytetarëve, por dalldisja pas privilegjeve të pushtetit dhe vrapimi pas interesit personal.
Të rinjët e pashpresë me sy kah perëndimi
Të rinjët me fakulltete të mbaruara, nëse nuk pranojnë të bëhen pjesë e partive në pushtet, rrezikojnë të dalin në pension pa punuar fare ose të ikin sa më parë nga ky vend, zgjidhje të tretë nuk ka!
Pas thyerjes së shpresave nga politikanët, me ikjen e mjekëve dhe infermierëve nga Kosova është vënë në rrezik shëndeti dhe jeta e qytetarëve.
Politikanët e inkriminuar në bashkëpunim me nëntoken kriminale e kanë kapur shtetin dhe bëjnë çka të duan me shtetin dhe popullin, ndërsa populli sikur është dorëzuar (pajtuar) me stërkeqjen e vedit!
Prokuroria nuk heton punësimet nepotike për shkak se edhe vetë është produkt i kësaj klase politike të inkriminuar pushtet dhe opozitë.
Atë që nuk e arriti ta realizojë Serbia për një shekull në Kosovë, pra, pastrimin etnik të shqiptarëve, po e realizon përmes kësaj klase politike të korruptuar dhe shantazhuar.
Shqiptarët e Kosovës më optimist dhe me shpresë ishin gjatë okupimit klasik të Serbisë sesa tani me këtë klasë kusarësh politik të cilët për 23 vjet rresht e harruan interesin e qytetarëve duke i shërbyer vetëm interesit të vet.
Të njëjtën rrugë të pushtetarëve paraprakë janë duke e ndjekur edhe pushtetarët e rinjë një pushtet, të cilëve me ua krahasuar kohën e shkurtër në pushtet, na dalin më të pangopshëm në kënaqjen e epsheve personale me vizita të gjata jashtë vendit dhe për luksin që ua solli pushteti! Kësisoji, përkundër një popullate të varfër e kemi klasën më të pasur politike në rajon e ndoshta edhe në kontinentin evropian.
Rrjeti i spiunëve serbë, i shtrirë si merimanga në shtetin e Kosovës
Me përjashtim të ‘çizmes serbe’, përkatësisht forcave policore e ushtarake, me tërë ‘arsenalin’ tjetër Serbia është e pranishme në Kosovë. Thënë ndryshe, e vetmja gjë pozitive në vendin tonë është largimi i dhunës së policisë serbe, ndryshe çdo gjë është më keq se më parë!
Me të përfunduar lufta çlirimtare, askush në Kosovë nuk e ka imagjinuar se 23 vjet më pas, Kosovën e përgjakur dhe martirizuar do ta kontrollon përseri rrjeti i spiunëve serb në të gjitha institucionet e shtetit, sistemin e drejtësisë, subjektet politike dhe “pushtetin” e katërt në vend, gjegjësisht mediat e shkruara dhe elektronike! Si rezultat i futjes së spiunëve serb në strukturat e partive politike, asnjëra prej tyre nuk e ka guximin të kërkojë hapjen e dosjeve të UDB-së.
Përveq rrjetit të spiunëve, me vendosjes së kamerave të sigurisë, Serbia e kontrollon çdo lëvizje të qytetarëve (shqiptarëve) në shtetin e Kosovës!
Si pasojë e vakumit diplomatik, Serbia, si asnjëherë më parë dominon në politikën e jashtme kundër shtetit të Kosovës. Si rezultat i shtrirjes ekonomike, përkatësisht të dominimit të tregut kosovar, Serbia e kontorllon çdo segment të bisneseve në vendin tonë përmes rrjetit të spiunëve dhe agjentëve të shërbimit sekret të instaluar në çdo cep të Kosovës!
Fundi i maskaradave mashtruese dhe loja e politikanëve me ndjenjat e popullatës së varfër do të marrin fund vetëm me largimin e tërësishëm të kësaj klase politike. Nëse mbetët edhe vetëm një poltikanë i inkriminuar, do ta kontaminojë përseri skenën e re politike.