ARKIVI:
27 Nëntor 2024

Neue Freie Presse (1913) / Intervista me Mufid Bej Libohovën, ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në lidhje me detyrat urgjente të qeverisë së tij

Shkrime relevante

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

Nga: Ragim Kçiku ___ NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË ___ A u kemi mbetur borxh...

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

Nga: Luan  Dibrani Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të...

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar...

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax,...

Shpërndaj

Mufid Bej Libohova (1876 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Korrik 2022

“La Dépêche Algérienne” ka botuar, të mërkurën e 17 shtatorit 1913, në ballinë, intervistën e Mufid Bej Libohovës dhënë asokohe gazetës austriake “Neue Freie Presse”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Projektet e Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Vjenë, 16 shtator.

Mufid Bej Libohova, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në një artikull të botuar nga “Neue Freie Presse”, përmbledh detyrat më urgjente të qeverisë shqiptare.

E para, tha ai, do të jetë formimi i qeverisë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme.

Problemi i hekurudhave dhe i komunikimeve është aktualisht objekt i studimeve të thelluara. Linja e parë e ndërtuar ndoshta do të jetë ajo e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, për të cilën tashmë është prezantuar një projekt austriak.

  1. Libohova më pas kritikon qëndrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë.Ai beson se aleanca e Greqisë me shtetet sllave është e panatyrshme.

Në një të ardhme shumë të afërt, shton ai, Greqia do të ketë nevojë për miqësinë e Shqipërisë, e cila nuk do të ndjekë kurrë një politikë antibullgare.

Ministri thekson se Austro-Hungaria dhe Italia kanë një interes të madh që Shqipëria të jetë e fortë, domethënë të ketë një ushtri prej të paktën 100 mijë vetësh, detyra e të cilëve do të jetë, thotë ai, të parandalojnë valën sllave të arrijë në Adriatik.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/neue-freie-presse-1913-intervista-me-mufid-bej-libohoven-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-shqiperise-ne-lidhje-me-detyrat-urgjente-te-qeverise-se-tij/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu