Prof. Bajram Binaku, Pejë
____
* Reagim ndaj reagimit të tij në murin e Ali Ramaj
Do të dëshiroja qe atdhetari, veprimtari e shoku im Ibrahim Kelmendi, të mos ndodhej në pozita ku e pavërteta paraqitet si e vertetë nga ai, mos të ndodhet si propagandues e tupanxhi i njerëzve, qe e zhvatën, vodhën, dëmtuan e shkatërruan jo vetem Kosovën po edhe ardhmërinë, jo vetem të nipave po edhe të shumë brezave qe vijnë.
Braha thotë se deri me 2008 Agjencionin e mirëbesimit e ka udhëheqë UNMIKU. A në shkrimin e tij vet e pohon se paska intervenue për shokun e tij nga Tetova tek Ahmet Shala dhe disa të tjerë, qe shoku i tij ta fitojë një tokë e cila perfshinte qindra hektarë e infrastrukturë!
Do ta pyesja shokun Brahë:
Përse shkove tek shoket qe të intervenosh? Ku e gjete bash Ahmet Shalën qe ishte, drejtor i AKM-së e nuk shkove të ndërkombëtarët?
Po të mos ishte drejtor a do të intervenoje të Ahmeti?
Ibrahim Kelmendi e quan Gjigantin “Ramis Sadiku”,BVI? Thotë se u privatizia për 4.5 milion, thot se u prodhuan kacia e kazma. E ke rritë shumën 100%, Brahë, pas privatizimit ka prodhue vetem mekanizëm për heqjen e borës! Kjo ishte një truk i pronarit, për të cilin kohëve të fundit Ti, po i bie tupanit. Qellimi ishte, mashtrimi i punëtorëve, për të mos bërë rezistencë!E verteta është se u privatizua me ndihmën e Besim Beqajt, madje me korrupcion, duke i ndihmuar edhe “harambashat”tuaj!
Pa pikë njohurishë flet për privatizimin e fabrikës se birrës. Ajo vetem paga mujpre ndante 300000 euro në muaj, mbante 520 punëtorë, u privatizua në emër të punëtorëve e aksionet i morën 4 “harambashë”!
Privatizimi ishte i kurdisur me ndihmën e “harambashëve”tuaj!
Sot ata janë milionerë. Para privatizimit kishin blerë një fabrikë si hekurinë nga republika srbska dhe e kishin fryrë çmimin për dhjetra herë. Kishin shitur për xhepat e tyre, gjithë prodhimin e elbit qe kishin pranuar nga kooperantet, madje pa u regjistruar exporti, në kufi me Shqipërinë.
A e din ti apo e din e nuk po don me u prishë me “harambasha”, se nuk ka pasë privatizim në Kosovë po plaçkitje e ti thua as koqet nuk mundë kush t’ua luaj këtyre! Mo Brahe, se je gabim pak më shumë seq je i rëndë! Tek e fundit është gjynah të luash në llogari të kurrizit të atyre, qe pësuan nga ky privatizim ogurzi!
Me respekt Bajram Binaku!
Ibrahim Kelmendi
A bon qe ju te gjithe postpatriota te mos e permendni Ibrahim Kelmendin e tu je nxjer nga konteksti te tere Veprimtarise te tij, qe ju Postpatriota as nuk e dini e as nuk e kuptoni cka eshte ai, cka ka ba ai dhe si jeton sot ai, si ndihet ai, Ibrahim Kelmendi. Ngo ti kete zotriun qe nuk thellohet ne personalitetin e Ibrahim Kelmendit e cili, Ibrahim Kelmendi, nuk ka mujt te imagjinon se eksistojne asi njerez e qe rreth tij ne vitet e para te veprimtarise te tij, si dhe ne Gjeneve 1990, e ku te gjithe ishin si krijesa nga shpela e Platonit, derisa ai i mledhi me qinda mija shqipetaret ne protesta qe e zgjuan Europen per ceshtje shqipetare e para selise ke Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve. I njejti ai Ibrahim Kelmendi i pruni ata nxenes te helmuar nga Kosove, i pruni ne Zvicer dhe Gjermani te mjekohen. I njejti ai Ibrahim Kelmendi qe nuk mujti i as ne anderr te parashikonte se keta hijena rreth tij, e hija e hijes te tij, nuk e kane zemren cfare ai e ka. I ka besu shokve, nuk ka shku me paramendim te mosbesimit ndaj tyre. Sepse e ka shpirtin e pastert. I ka ndihmu tonve. E qe ata u benen kapitalista qe e shkatruan Kosoven, nuk mujten me duru pastertin dhe madhshti cfare e ka Ibrahim Kelmendi i cili nuk kerkoj asgje per vehte. Asgje. I cili i qoj nga gjumi shqipetaret kur ishin servila te CK SKJ. I cili ishte nder tre kryesor te UCK-se dhe ne cilin dhe gjermanet e cmojne. I cili, Ibrahim Kelmendi, mori ne shpind te tij baren e shume shqipetarve dhe i ndihmonte. I cili ne manire te Krishtit e mer edhe masandaj baren e shqipetarve ne shpin te vet. I cili ndeshkohet per Vepra Patritoke qe i beri per kombin. NDESHKOHET PER VEPRA NJERZORE DHE PATRIOTE NDAJ KOMBIT SHQIPETAR! I cili ndeshkohet dhe me vrasje te vllaut per vepra patriotike dhe per refuzim te te koruptuarit. Nuk munden hijenat me duru pastertine dhe GUXIM te Ibrahim Kelmendit. Dhe fillojne te e gjujne nga gjitha armet. MJERANA!!! A i ka ra nder mend dikujt me u pyt si jeton Ibrahim Kelmendi? Si ndihet? Por JO, qyqana po gjujne ne te kur serbet e leshuan Kosoven e qe ishte dhe Vepra dhe Veprimi i Ibrahim Kelmendit. Vetem hero i vdekun eshte hero, apo? Se kur eshte i gjalle i pengon tjerve sepse shifen ne ate si ne Pasqyre te Dyfisht, shofin mjerimin e tyne dhe qyqanllekin e vet. Mjerana STERMJERANA!!!