ARKIVI:
29 Nëntor 2024

Tironsja grindavece apo vuajtjet e dy të rinjve

Shkrime relevante

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Bashkimi kombëtar, a është i mundshëm ?

Përshkrim: Një nga fotot për plisin në Preshevë para një viti...

Në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut, Sot iu rikthyen krishterizmit familjar, shumë individë dhe familje shqiptare

Në Kishën "Shën Abrahami" të Llapushnikut, Festa e Flamurit Kombëtar Shqiptar,...

Lufta në Ukrainë dhe pasojat për pozitën ndërkombëtare të Kosovës

Nga: Luan Dibrani Lufta në Ukrainë, që ka filluar në shkurt të...

Pyetje për Andrija Mandiqin, Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi

Gani I. Memeti Pas kërkesës së kryetarit të kuvendit të malit të...

Shpërndaj

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Vuajtjet e dy të rinjëve

Tironsja grindavece

Dramë në tri pjesë e med y personazhe

(Pjesa parë) 

 Jeta e Sylë çobanit shte jeta e një të riu çoban nga Turjaka sikurse e shumë  të rinjëve por edhe ashtu siq ishte, ajo për Sylën (Sylën), ishte jetë idilike e pa halle, jetë e ëmbël. Syla nuk kishte kurrfarë derti. Halli më i madh i Sylës ishte se si ti kullos sa më mirë delet, ta rrit tufën e deleve dhe të ketë edhe një qen tjetër, çoban delesh. Syla e njihte mirë Turjakën. Ai dinte emrin e çdo are, livadhi apo mali dhe e dinte e kujt është ajo. Dinte më mirë se të të tjerët ku ka dredhëza, lejthia e thana. Dredhëza kishte kah Fusha e kuvalëve (kuajve) dhe në Garaqeva e lejsthia, më së shumti kishte në Qafa e Gradinës deri te Livadhi i Durakut. Rrugët e malit, rrugë të ngushta që të qonin në mrize, në gropa e fusha në mes të maleve, Syla i dinte përmendës. Pra fushat e malet e Turjakës sikur gishtat e dorës, po ai nuk e njihte jetën e të tjerëve që jetonin jashtë Turjakës, as jetën e çobanëve të Panorcit, Bublit, Damanekit, Sferrkës së Gashit, Carravranës, Kaznikit e të Zatriqit. Bota e Sylës ishte e madhe aq sa shkonte me dele larg nga Turjaka, nëpër male 2, deri në 5 km. larg shtëpisë.  

Syla me vete merrte një shtagë të fortë thane, thupër, fyellin dhe një thikë brisk me bri dashi që ia kishte blerë baba Miftar në Rahovec. Ai nuk kishte qenë asnjëherë në asnjë katund tjetër përpos te dajtë që nuk ishin larg Turjakës, me nënën Sanije kur kishte qenë i vogël. Te dajtë shkonte me kali. Nëna e merrte përpara në samarin e kalit dhe baba iu printe. Afër katundit të dajve zbriste dhe hynte në vneshtat ”Te Brija” dhe merrte rrush e pjeshka në vneshtin e dajës Hazir.  

Tjetër kund, përveç te dajtë, kishte qenë edhe në pazarin e Rahovecit e kishte marrë Miftari, baba me veti me iu grah deleve kur i qitnin me i shit. Me ato pare blente bezë e basëm për këmisha e tlina për gruan, për djalin e për veti. Në pazar, Miftari merrte edhe ”Shoka të Shkodrës” që mund ta fusje në vrima të tespihëve, tirqi me shtatë fije gajtan e gjemedana me sumlla (pulla) nga terzitë e Gjakovës. Atje kishte parë shumë njerëz që kishin dalur për me blerë e me shit drith, bylmet, dru e gjâ e shpezë të gjalla, kuaj, lopë, buallica, dele, pula, qura, gusa e ve. Rrethe e rreth pazarit që nga Rrasa e Rahovecit e deri te gjelltorja e mixhës Nuzë (Januz), mund të gjeje jorgana, qilima, zjella për ki, jaka, rruaza e shala kuajsh e kerre të drunjëta. 

Baba i Sylës, Miftari ia kishte ble një samun furre e Syla e kishte hënger me shije e nuk kishte ndier asnjëherë shije më të mirë të bukës.  

Miftari kishte vetëm një djalë prandaj edhe e donte por nuk jipej para tjerëve. 

Po jeta e Sylës do të ndryshonte kur ai kishte ikur me partizanët shqiptarë, në mal qysh thonin pleaqt e plakat. Askush nuk besonte se Syla në vend të shtagë së dhenv e dhive do të merrte pushkë në krah. Atje ai e kishte parë botën krejt ndryshe nga jeta si çoban. Bota që ai mendonte se nuk ishte më e madhe se se Livadhet e Turjakës e Bjeshkët e Zatriqit deri në Rahovec e Maje të Kaznikut, tash i dukej shumë më e madhe. Ai bashkë me partzizanët shqiptarë kishte takua edhe partizanë që flisnin një gjuhë tjetër që ai nuk e merrte vesh, serbishten. Me partizanët serbë e më vonë edhe shqiptarë, kishte parë edhe qika ”partizante”. Ato ishin të veshura mirë me pantallona e në krye kishin kapelën partizane me yllin pesërrremësh në ballë. Flokët e gjata, iu mbulonon qafën e shpinën. Ishin të hishme sa s`ka më. Syla ishte i habitur me jetën e re, bashkë djem e vajza që nuk ia merrte mendja se ai vetë do të hante ushqim e do të fliste e ”flinte” afër tyre, me to. Ai në Turjakë, vetëm me nënen kishte fjetur, kur ishte i vogël …. 

Syla edhe pse nuk dinte të lexonte e të shkruante e as nuk e kuptonte gjuhën serbe, ai nuk dëshironte të afrohej e të ”shoqërohej” me partizanët që nuk flisnin shqip. Një partizane, i afrohej Sylës kur kishin pushim nga rruga e gjatë dhe i thonte diçka që Syla nuk e kuptonte. Njeherë partizanja ”serbe” iu kishte afruar aq afër Sylës dhe i fliste e me dorë e prekte në shpatulla e ia hinte lehtë në kraharor sa edhe Sylës ia kishte marrë mendët. Kur ajo i kishte thënë shumë fjalë Sylës, ia kishte marrë edhe dorën dhe ia kishte shtrëngua duke e përshëndetur. Syla kurrë nuk kishte pasur dorë femre në dorë. Partizanja serbe çdo ditë e më shumë i afrohej Sylës sa më afër. Edhe kur flinin në mal, partizanja serbe, batanijën që mbulohej dhe tjetrën që e shtronte, i bashkonte me ato të Sylës…. Edhe Syla tashmë ishte mësuar dhe nuk e kundërshtonte partizanen. Marina, pas akcioneve kur e shihte Sylën, në vend të përshëndetjes më dorë, siq bënte më parë, e puthte Sylën në faqe … 

Se si janë ndarë me Marinën, Syla nuk ka lënë asnjë shënim e as nuk i kishte tregua askujt. Ka mundësi që ditarin nga ”Jeta në mal si partizan” ka humbur. Jeta dhe dallgët e saj pas ”çlirimit”, Sylën e sollën në kryqytetin e Shqipërisë, në Prizren e Lidhjes Shqiptare.  

Kjo jetë, partizanqe ta quaj, ishte më e vështirë dhe më me shumë rreziqe se jeta në front. Derisa në front, Syla mbronte vetën dhe ”shokët”, e mbronte edhe Marinën, brigadat serbe tradhtisht fusnin hafije brenda brigadave. Edhe Marinën ”komandanti” serb e kishte porositur që ti afrohej sa më shumë Sylës … dhe të merrte vesh se çka flasin e mendojnë partizanët shqiptarë për Kosovën e pas ”çlirimit”…  

Marina, e kupton qiltërinë e pastër të çobanit dhe më nuk dëshironte të ndahej nga Syla … e as të dëgjonte për urdhërat e komandantit. 

Vuajtjet e Sylës vazhduan kur ai iku nga Kosova mësheftas për në Shqipëri. 

Në Shqipëri, e gjeti një ”dimër” të vërtetë dhe edhe nga aty iku për në Afrikën e Jugut, Australi, Kanada apo Zelndë të Re. 

Por takimi dhe njohja me një vajzë tironse nuk i hiqej nga mendja. Ai kishte mbajtur lidhje me anë të letrave dhe me telefon deri vonë me tironsen. 

Tironsja kishte pasur telefon në shtepi sepse babai i saj “komandant Shpati”, një kohë kishte pasur pozita të larta partiake e shtetërore dhe kishte punuar edhe në diplomaci e Ministri të P. J. 

Pas vdekjes së Sylës, disa nga letrat që kishin mbetur shiheJ dashuria e sinqertë që kishte Syla për tironsen por që nuk dinte ta shprehte e ta shkruante në letër si duhet. Ai kishte ëndërrua që ndonjëherë të shkruaj një libër për “Tradhtinë në luftë” dhe “Dashurinë për tironsen” por që nuk arriti. Kjo ishte një nga dëshirat e Sylës.   

Vajza tironse ishte shumë nevrike dhe e ngutshme. Sillej sumë ashpër me Sylën … 

……. 

-Ta dërgova një letër, të lutem lexoje e ma k`the përgjigjen ! 

-Nuk të pranoj dot më. Nuk më pëlqen me miqesia dhe çdo gjë me ty. Me siguri që më duket humbje kohe. E kuptoj që nuk meriton të të mos flas më sepse nuk më ke bërë ndonjë të keqe por nuk më ke bërë asnjë të mirë. 

Të kam dhënë e më ke dhënë dhe jemi jek e jek.dhe nuk dua më asgjë nga ty sepse nuk kam asgjë për të të dhënë. 

Kam 4 muaj rehat e pa muhabete koti. Kjo eshte hera e fundit që të kthej përgjigje. 

Mos e boto letrën tek … këte! Kërko histori të tjera përreth se ka plot. 

Une isha shumë për ty. Pate fat por mbaroi. 

-Përshëndetje! 

A bënë vetëm të flasim, kur ti ke kohë të lirë? 

-Jo, nuk e publikoj askund e as nuk do të kërkoj “histori” tjera te askush. Aman, prano të flasim, kohën dhe kushtet caktoi ti! 

Tir. e dashur, më shkruaj! 

Oj e bukura tironse., të lutem, më shkruaj! Të dua më shumë se çdo gje tjetër në jetë, të dua me zemër! 

Tir. po të pres, më shkruaj. Aman vetëm ta dëgjoj zerin ose se pakut më shkruaj! Jam vetëm, si gjithnjë në dhomën time. Po shikoj fotot tua që mi ke dërgua. 

Të dua e nuk të harroj. 

  1. F. (Post Festum) Gëzuar ditëlindjen! Paq fat e gëzime në jetë!

https://www.youtube.com/watch?v=GCKYs2VXPXw 

Ta dërgova këngën e Fitnete Rexhës se si i këndon, një këngëtare qytetare, një katundari të varfër 

Të kujtohet kënga e dadës Fitnet kur e dëgjonim bashkë? 

-Sulo, je sh jo i sinqertë dhe jo me mua por me vetën tënde. 

Unë nuk të mendoj më sepse ti më the vetëm fjalë të bukura dhe ato që shkruaja unë, i botove nëpër gazeta. Nuk bëre asgjë. 

Erdhe në fillim kur doje të beje … 

Nuk erdhe këtë verë sepse kishe gocat me vete në Pr. dhe tërë ato aktivitete pafund e pastaj me festa, në S. As që more mundimin të vije në Tiranë. Dhe mendoj që e bëre edhe se përtoje të vije por edhe se nuk doje të harxhoje as edhe një qindarkë për mua. Boll – the ti – i ka ajo për aq s. se tani nuk dua më! Kështu mendove dhe as për ditelindje nuk më urove në kohë por më shkruan tani sikur unë jam idiote dhe të pres ty përjete . 

Shko Sulo! Ti nuk më duhesh mua për asgjë. Fjalët e tua të bukura i thonë shumë dhe unë nuk i degjoj se nuk kam kohë të humb për burra kot . 

Prandaj, edhe një herë, nuk dua asgjë nga ti dhe as ty. Gezuar Ditelindjen edhe ti! Foto sot e ditelindja tënde në … tor , 19, ditët kanë kaluar. 

E vjetra me të renë (modernen) si vjehrra me rejën 

  1. S. po dole në gazetë (?) me emrin e vërtetë dhe me foton tënde tani , edhe mund të të pranoje.

Pra mos te kesh frike nga ”x ”. apo ….  ”y” , ndryshe ik , bashke me K. Leshin etjere …! 

Nuk është “X”… emri i vërtetë,   …, është emër i trilluar. 

O Zot, tash i lexova letrat tua. Nuk është ashtu. Po pranove, flasim kur të duash vetëm dërgoma nr e celularit! 

-Unë isha në S. dhe të thirra por ti nuk e hapje celularin. Të dua dhe asgjë në jetë nuk mundet të më ndalë e ndajë nga ty e dashuria që kam për ty. 

Siq të thash emri i ”X” (Fexhi) është emër i trilluar, një nga personazhet e mia, më beso? 

-Më lerë rehat, së pakut këtu më lerë 

-Pse çfarë ke bërë? 

Pse nuk më shkruan adresën ku banon, apo nuk ke besim tek vetja, çfarë? Nuk merrem më me ty. Nuk kam kohë e nuk më duhesh më për asgjë. Ke plot gra atje. Nuk kam më asgjë për ty, as ti për mua 

Kjo është dashuri leshi 

-Po vetëm të flasim dhe mbetemi miq 

-Po për çfare? Miqtë kanë një interes të përbashkët. 

-Ma dërgo numerine e celulularit e të marrë unë! 

-Jo. Ika 

-Mos ik! 

-Dua të flas me ty e pastaj ik . 

-Pastaj çfarë ? Të kujtohesh prape, të dua mbas 3 muajsh. Nuk më do fare. Gënjen. 

-Ta dërgoj unë numrin e celul tim? 

-Nuk e dua 

-Tir. nuk gënjej. 

-Ti genjen. Kot. Nuk behet me aman. Kur më deshe në fillim, vije, tani që gënjen, as më kujtohesh më. 

-O nuk gënjej oj tir, jo ! 

-Ti nuk erdhe të pish kafe as more mundimin. Për çfarë më duhesh ti mua? Ke qenë në korrik. 

…  

-As te kam parë e as do më shohësh 

-Tir. të lutem! 

-Jooooo ! Ik! Nuk më gënjen dot më. Për të shtyrë kohën me mua me pallavra këtu. Jooooo ! 

-Asnjëherë dhe kurr s`te gënjej. 

-You sent 

Nuk bëj për ty as ti për mua. Ne as mendimet nuk na përputhen për asgjë. Ti nuk kupton. Nuk më kupton. Nuk me vlerson 

You sent 

Ti je nga ata burra që humb rezpektin se te shikon lakuriq në vend qe te vlerësossh, të denigron. 

-Tir. aman ma jep një shans vetëm të flas 

-Jo! Nuk kam asgjë për të të thënë 

-Unë dua të them e ti më dëgjo 

-Më lerë rehat. Nuk të dua. 

-Ky është numri i celul. tim, më merr ! 

-I imi është po ai. 

-Nuk po bën, nuk di pse. Dale pas 3 min. A do të mund të flasim më vonë, sot? 

-Jo 

 

-Faleminderit për foton e dtl-es dhe ato pakë fjalë të mira! 

-Une jam me fëmijët dhe e di që nuk ke asgjë të re për të më thënë. Foton. Kot 

-Tir. nuk mund të harroj por ajo që më së shumti po më mundon është se ti nuk po më beson. Po më shkruajte, faleminderit. Para se ta mbyll për sot, të pyes: a ka farë shprese që mund të vazhdojmë ne, vetëm si miq dhe a mundemi të takohemi ndonjëherë e të pim ndonjë pije (ti birrë Korçe e unë lëng pjeshke) e të ham drekë ose me trego, çka mund dhe duhet të bejë që mos të  humbim ate që ka mbetur? 

Ta dërgova “Fjalimin e By …” që e kisha ruajtur, në orën e caktuar (11:11), kohë kur të kujtoja ty e ti më shkruaje: FAT, FAT, FAT … ! 

Me by… si organ, kemi qeshur shume sepse unë e kam qejf humorin për ..then dhe kur ma ktheje ti b… e flije apo kur bëje gjëra në gjume si …rdhë … 

“Sot herët lexoja një fjalim të Aleksandër Xhuvanit mbi varrin e Gjergj Fishtës e një mikeshë imja, më shkruante “Gezuar Ditëlindjen edhe ti” e letrës ia kishte bashkangjitur një foto sot “për ditëlindjen tënde të ….” dhe kishte përmendur se sa ditë kanë kalua nga ajo ditë” Nuk e kuptova . 

-E di qe ti ke vënë ditëlindjen time … tek K. L. por une jam 12 Gusht 19…7, jo 19…8. Këtë gusht bëra 67 vjeç.        

-Po, por i kam ikur vitit tënd të lindjes. Kam stisur si poet, kam shetitur e jam ushqyer me fantazinë. 

-Apo kot 

-Une nuk e kam fare në qejf ditëlindjen time po nuk desha krejt të kopjoj por foton që ke vene ti në … e kam edhe unë. 

-E kam parë. 

-Gjithë kohën të shikoj fotot dhe i mbyll sytë e të kujtoj … derisa e hapnim derën e hynim brenda. 

Numrin e telef tim …. ti e kishe hequr apo n`drrua numrin dhe adresën tënde. 

-Po 

-Ok tir, ndoshta je e lodhur, pusho! Faleminderit e ditën! 

-Diten! 

Desha të përshëndes edhe njëherë dhe të pyes a do t`mi heqësh të gjitha ”bllokadat” e t`ma dërgosh edhe adresën, por ti ike.                               

-Deri diku përgjigja u vetëkuptua. Ditën! 

-Sulo, po lexoja dhe cell e shikoj sh më pak. Perveç që kam fëmijët që kanë për pushime këtu në shtëpi, jam e z ënë më shumë se më pare. Nuk besoj se do te ti heq bllokadat e tjera. Ti ke ato që ke dhe besoj të mjaftojne. Gjërat nuk janë me siç ishin por mbetemi njerëz normale. 

-Megjithate, faleminderit që më shkruajte. 

-Nqse ndodh diçka e mirë e jashtëzakonshme, besoj se do të të hiqja çdo pengesë por nuk besoj se ti ke fuqi të bësh gjëra më të mëdha se kaq ….. Pra shkrime këtu dhe ndonjë takim një here në 2 a 3 vjet. Këto komentet e fundit janë për humor. Nuk janë më si më pare 

-Të kuptoj tir..? 

-Ti punon dhe vazhdon jetën tënde normal. Të kam parë tek R. M. disa herë dhe duke folur herë për veten e herë duke drejtuar mbledhje e emisione e programe kulturore atje. Shkruan tek ”D.” dhe jep mesim e punon në …  Bën pushime me familjen e fisin tënd. Pra ke çdo gjë në rregull. 

Nuk besoj se unë apo jeta ime hyn sado pak në jetën tënde dhe kjo më duket e drejtë. Prandaj gjërat nuk janë si më parë mes nesh sepse ne të dy nuk jemi të rëndësishëm për jetën tonë të përditdhme. 

Jemi suplementare, si ato suplementet që edhe po të mos i pish, je ok. 

-Tir. të faleminderit që po më përgjigjesh. Nuk di. Nuk di por unë mendoj ndryshe. Unë të mendoj ty dhe vetëm ty. E di se nuk mund ta ndryshoj të shkuarën e as mendjen tënde. Të kam dashur dhe ruaj dashurinë dhe besimin më të madh që kam për ty. Nuk di. Ndoshta deri diku ke të drejtë por pushimet, ah pushimet. Nuk po të pengoj më shumë. Të përshëndes, jo … si dikur se ndoshta ti nuk i pranon. Të … respektoj e të admiroj. Bukuria jote me ngrit peshë, nuk më lë të fle e … 

-Flm Sulo, gjërat vetëm mund të shkruhen e te thuhën ashtu siq i mendon, ti ke edhe fotot e mia. 

-Fotot tua, më mjaftojnë. I shikoj sa herë që kam kohë. Të shikoj në sy, në faqe e mundohem të vërej çdo pjesë të trupit e çdo ndryshim tëndin në vite. 

-Po, ashtu është. 

-A të përshëndes edhe  njëherë, si dikur? 

-Kete verë u ndjeva shumë mirë se më erdhën fëmijët dhe kalova pushime sh të bukura dhe për ty kam menduar pak sepse ndjeja që nuk e meriton vëmendjen time. Por kur njerëzit duan vërtetë, çdo gjë rrjedh natyrshëm, besoj se në … vjet jetuam goxha bashkë edhe pse larg. Për mua nuk kthehet më ajo kohë. Përshëndetjet nuk kanë ndonjë rëndësi më. 

-Ok, mendova se do të pranosh të përshëndes por ok. Ndonjëherë tjetër, të përshëndes duke të ledhatua flokët, përqafuar në faqe e puthur në ballë. 

-S`ka nevojë për përgjigje. E di përgjigjen. 

-JO?  

-Nuk me intereson. Llapa llapa kam plot. Humbje kohe. Çlodhu !   

  

-Po nuk të pyes fare moj tir.: Të puth në ball e në faqe! 

-Ok, flm. 

-Po fol moj tir.! 

-Nuk kam çfarë të të them 

-Nuk po e kupton apo po e pranon. 

-Ti kishe mundësi të më puthje nga afër e nuk doje ta bëje sepse nuk të vinte më natyrshëm. Kur doje ta beje, vije .Tani kërkon prapë të më puthësh. Kot nga M. e … Mendo sa ka si ti në këtë botë 

Çfarë vlere ka ???? 

 

Nuk kthehemi dot mbrapsht. Ti ike nga unë gjithë këtë vit, që vjet në korrik. Ike e vendose plot rregulla të reja. 

-Tir. të puthi …! 

-Ikëm ne, mbaroi. Nuk të puth dot unë. Më vjen keq. 

-Ok dhe unë pastaj … ? 

-Nuk e di. Nuk besoj se nuk do të më puthëshe edhe ti. 

Shumë u mundove moj tir.. po mos më puth! Mjafton të të shoh dhe nëse më shkruan, mjafton. Unë kënaqem me pakë. 

-Unë nuk kënaqem me pak dhe nuk e kam mendjen se me çfarë kenaqesh ti. Mendoj se me çfarë kenaqem unë. Kështu është çdo njeri. 

Po ta mbyll … se nuk dua të më keqpërdorësh 

-Ok! por nuk është dashur të më pranosh atherë. 

-Nuk po te pranoj Ti mu lute. Me shkruajte 10 herë ”aman tir”. !.   

Sa për me më heq, kjo nuk është hera e parë, nëse nuk je e sigurt e nuk ke dëshirë që të vazhdosh, më heq! Edhe unë e heqi … numrin dhe e mbylli. Mundem edhe pa të puthur. S`ke nevojë të më kërcënosh, bëhu e sigurtë se nuk të puthi asnjëherë nëse ti nuk ke dëshirë, edhe sikur të flemë bashkë me një krevat. 

-Nuk mund të vendosesh ti për ne të dy. Nuk e ke ate fuqi, jo! 

-Nuk vendosi por mundem mos me të puthur as dorën. 

-Nuk jam unë aq grua e zakonshme sa të besh ti çfare të të teket. Ke harruar se cila jam unë. Por të erdha aq kollaj mbrapa avazot sa tu duka e lehte dhe ti vendos, jo! 

-Jo. Ti je gruaja më e bukur më e dashur dhe me të gjitha të mirat. 

-Ne jemi dy të njohur tani 

-Tir. çka të duash më thuaj!  

Nuk jemi më ashtu siç ishim 

-Unë nuk të harroj . 

-Po tir. ti nuk je ajo që ishe. 

-Unë u përshtata në rrethanat e reja që krijove ti. 

-Tir., nëse të ka mbetur vetëm pakëz nga ajo që kemi pasur e ushqyer, faleminderit e nëse jo …. ? 

-Ti nuk e rrite dashurinë apo miqësinë për mua. Ajo nuk progresoi, përkundrazi 

-Me ty më nuk zihem. Nuk besova se do të prekesh pse të shkruajta “të puth … “ 

-Nuk u preka por ti nuk doje të më puthje mua se nuk erdhe këtu. 

-Tir. mos më mundo ! 

-Kjo nuk ndryshon dot. Ndodhi 

-Unë të dua. 

-Une nuk të dua më sepse nuk pres asgjë nga ty. Është si një rrugë me dead end. 

-E provova që të më bëje diçka më shumë 

-Nuk kam përgjigje. Nuk bëre asgjë. 

-Tir. a je vetëm? 

-Jo 

– Nuk guxon 1 minut me folur, të marr? 

-Ok. Unë nuk flas dot, 1 min. Mund vetëm të të dëgjoj. Nuk po bën, a të marr më vonë? 

-Po 

-Prit deri ta hapi celul. 

-Pse nuk u përgjigje? 

-Nëse më do, thuaj PO! 

-Nuk te dua. 

-Atherë nuk kam më kuurfarë kërkese pos nëse nuk mi mbyll edhe këto adresa që mi ke dërgua e atherë nuk më mbetet tjetër pos edhe të …. Po shpresoj se do të ndërrosh mendjen ose me të vërtetë, …. 

Tir, ti i hoqe të gjithë numrat por unë nuk heqi dorë e nuk largohem nga ti derisa të rroj. S´ke nevojë të mendohesh. Unë i thash fjalët e mia e ti tuat. Tash vendos ti! 

-Sulo, turjakas. une ti thashë ty disa here. Nuk e di çfarë kërkon nga unë. Unë po të le një mundësi komunikimi si të njohur që kemi qenë, nqse e do këte. Po e lë. Nqse kërkon që të jemi bashkë këtu me shkrim. 

Nuk hyj më nëpër vallet e tua  për ty, do te hyja për vete. Dhe nuk kam ndonjë interes. Më ka humbur. 

-Mua më mban shpresa gjallë për ty por, po e përsëris: Nëse nuk ke shpresë, besim e thjesht nuk më do, mbylli të gjitha rrugët, adresat e komunikimit se unë kur të shoh nuk durohem, kur di kush je sepse të kam pasur … dhe nuk më hiqet malli për ty. Nuk ka femër si ti, për mua jo. 

-Tur. ne e kemi patur dashurinë të madhe por edhe të fortë e shpesh herë na ka prishur punë sepse na ka shkatërruar nervat e gjumin duke na marrë malli. Por gjërat janë ashtu në këtë botë që çfare “mbjell, korr”. Ashtu edhe për ne. Kur unë kam patur prioritet e vemendje totale nga ty, të kam dhënë çdo gjë që kam për të dhënë. Dhe kur e kam ndjerë që ti nuk e ke patur më ate, jam tërhequr për të liruar veten nga shqetësimet pa bereqet dhe sigurisht, për të të lënë ty të lirë, me jetën tënde personale e private atje. 

Unë nuk e ndjej nga ti që kam kaq rëndësi për ty dhe kam të drejtë. 

Nuk e di se çfarë kërkon nga unë. Fjalët që të kam shkruar dhe gjërat që kam bërë për ty, i kam ndjerë në palcë. 

Tani, pra që në korrikun e …0 dhe deri në korrik …1 pra një vit rresht kam ndjerë që ti nuk më do dhe unë për të mbrojtut veten, kam hequr dorë nga ti. Ka 4 muaj që nuk kemi patur asnjë komunikim. Dhe papritur e pa asnjë logjikë, do të kthehesh siç kemi qenë. 

Nuk e bëj dot sepse nuk ka asgjë që më mbush zemrën e mendjen nga ti, as vëmendjen tënde as kohën tënde as ndonjë interes sado të vogël. Është një vakuum. 

Megjithate ne mbetemi këtu ku e filluam … me letra e telefonata. dhe kjo nuk është aq keq. Nuk kemi vdekur fare, akoma…. 

-Tir. përshëndetjet e mbrëmjes! 

Letrën që ma kishe shkrua “tur. ti më shkruan që bie shi dhe jam i merzitur …”. Çfarë  mund të bëj unë? Fjalët e dashurisë kot, nuk ti them dot. Ti ke mbijetuar për 4 muaj rresht pa to, provoje prapë ! 

Këto quhen mardhënje “pra merr dhe jep”. Unë nuk kam marrë asgjë nga ti që në 13 korrik …0. Ka qenë një vit bosh e pa asgjë për mua. Pra 15 muaj kot. Çfarë pret nga unë ??? Të gjithë rrinë në një lidhje se kanë shpresë për diçka të mirë. Unë nuk kam, prandaj nuk rri. Por të pergjigjem ty ashtu siç e mendoj unë. Kot. 

Ok, nuk po të mërzis më por perpiqu të kuptosh që kjo botë nuk është aq e pastër, ”më gëzoi e më mërziti”. 

-Tir. “Fjalët e dashurisë kot, nuk ti them dot. Ti ke mbijetuar per 4 muaj rresht pa to, provoje prape…”, natën ! 

Përshëndetje 

-Tir. Pas letrës që të shkruajta dje, e ke më poshtë me ndonjë ndryshim të vogël dhe bisedës që patëm, unë deri sa të takohem e të flasim, i nderpres të gjitha aktivitetet e mia, pushoi deri sa të takohemi. Nuk kam me publikua asgjë. As nuk të shkruaj vetëm në raste të domosdoshme. Aktivitetet tjera të lira, në SH. e në R. aq sa është e mundshme që nuk do të shkoj. Më …nëntor kemi një debat me partitë politike S. politikanë e gazetarë në Q. K. të K., besoj se nuk do të marrë pjesë, edhe pse jam ndër organizatorët bashkë me M. e M. e dy të tjerë.  

Më 2… Nëntor, me rastin e Festës së Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë (28 Nëntor 1912) jam i obliguar të marrë pjesë pasi që marrin pjesë shumë nx. me pr. e të afërm të tjerë, bashkëkombëtarë nga atdheu që nuk mund ti lë vetëm M. e M. 

Pra aty ku kam mundësi, dalngadalë do të iku aktiviteteve kote ndërsa në fund të vitit sh (?), përfundimisht iku nga këto punë e aktivitete të lira e të kota 

Derisa të takohem, ka mundësi që as ty nuk të shkruaj. Thjesht kam nevojë për pushim. 

Ti bën si të duash por është mire që edhe ti, derisa të takohemi mos bisodo me fëmijët e tu e mos bëj ndonjë veprim të pamenduar që mund ti mërzitësh . 

Shpresoj se kam me ardhur, ashtu qysh të premtova. 

Qe edhe bisedat e shkruara, në mes meje dhe teje, që më shkruajte dje: 

“…Lloqë fjalesh, po, ”u çmalla”. 

Fjalën ”lloqe” nuk e kuptova”. 

”-Nuk kam kohë aq shumë tur.… Jam në rrugë e në kafene me njerëz. Por nuk ka rëndësi, kjo është lloqe. Kur flet shumë për diçka pa rëndësi.  

”Flas shumë e fjalët e mia nuk kanë vlerë e s’janë të rëndësishme për ty? -Faleminderit! Fjalët tua për mua kanë vlerë, janë të rëndësishme dhe nuk i harroj sepse ty nuk të harroj . 

Kam shumë propozime. Kur te flasim të tregoj. 

Do te mundohem të vije në T. e flasim edhe më shumë, nëse ti pajtohesh të takohesh. E nëse nuk pranon që të flasim e as të shihemi (takohemi) atherë, s`kemi çka zgjatemi. 

Të shkruaj ndonjëherë, jo çdo ditë e ti, nëse më përgjigjesh, faleminderit e nëse nuk don të më përgjigjesh, punë e jote. 

Jm dakord me çdo fjalë tënden, çdo fjalë. 

-Me në fund po më kupton”. 

-A mund të marrë apo ende ke njerëz afër? 

– Jam në dhomë vetëm (vetëm. ndërh. imja). Më merr ti dhe unë të dëgjoj! 

-Miremengjes tur.! 

E lexova letren tende. 

Nuk kuptova nderprerjen e aktiviteteve. Mos u tremb e mos u merzit! 

Për mua, fëmijët e mi, janë e vetmja gjë me rëndësi në jetën time. Dhe prandaj rri urtë e nuk bëj budallalleqe. As them gjë. 

Bej kujdes ! Ruaje shëndetin e mendjen!  

Mu zhduk nga jeta ime! 

-Tir. aman tir. prano vetëm të flasim e kur të takohemi, deri në imtësi të tregoj e mirremi vesh, aman! 

”Sulo, nëse nuk shihemi më mbaj në zemër”, a të kujtohet më thoje ? 

Disa pranove e po aq here ike pa ndonjë arësye u largove. 

Dje të shkruajta por ti nuk u gjegje. 

Bën mirë që të pranosh e flasim se nuk të ofendoj, nuk të fyej e as nuk të them fjalë rrugaqësh (“të puthi” etj.). 

Faleminderit, nëse e lexon dhe më përgjigjesh! 

Bën mirë që të pranosh e flasim se nuk të ofendoj, nuk të fyej e as nuk të them fjalë rrugaqësh (“të puthi” etj.). 

Tash jam në  … punë por nëse don, mund të më marrësh ose të më shkruajsh në nr e celul tim: 00… S. Leshi 

-Jo ! Jeto jeten tende! 

-Une mendova qe kishe ikur nga … 

-Pastrova … dhe hapa edhe këte se mendova që nuk ke më …. 

-A pranon me bisedua ? 

-As kam çfare të të them më, por edhe mund të flas 5 min. 

-A të marr ? 

-Ok 

-Faleminderit shumë! 

-Edhe ti! 

-Nuk te harroj. 

-As unë. Të kujtoj për mire megjithëse ke plot të meta. Por kjo është jeta dhe bota 

-Të puth! 

-Edhe unë. 

-Tir. në orën 12:00 jam mysafir në një program televiziv …, për këte të shkruaj më vonë se sa erdha prej pune, nëse ma dërgon numrin. 

-Po, ai është numri im ndërsa unë numrin tënd nuk e harroj: 

00… 

-Tir, të puthi! 00 … e ky është numri im. 

Më shkruaj, po pate kohë, para orës 9 të mbrëmjes e unë të tregoj se në cilin program televiziv jam. 

-Suksese në tv-e! 

-Përshëndetjet e paradrekes ! 

E dashura tironse, dje nuk të shkruajta sepse të premten e kam harrua tefonin mobil (celul. ) në vendin e punës e nuk kam mundur me të shkruajtur. 

-Bashkëngjitja e padisponueshme.  

Ja ky je ti. Të shtunave. E ke këtu 

-Unë në T. do të vije e të thërras nga ndonjë telefon tjetër, kur të mbërrij atje. Dëshiroj të takohemi e flasim. Shpresoj se e mban fjalën. 

-Nuk më the diçka për këte. Kot. Më trego pak për foton 

-Tir., më mori malli. 

-E di. Se shkruan emrin tim që ta dinë të gjithë . 

-Ky ishte shkrim i para 4 vjetëve (nesër, më 11 maj …). 

-Ne mund të jemi miq sikurse që ke shumë miq të tjerë. 

-Ti ke pretendime …më shumë. Vazhdo! 

Poqese don të flasësh, pas orës 10:00 kur kam pushimin e mëngjesit, më shkruaj ! 

Fjalët e fundit që më ke shkruajtur këtu “Me thuaj diçka për foton. Kot … dt.  10 shkurt … 

-Jo Sulo, mbas orës 10 kam punë. Kemi thënë shumë gjëra e nuk i kemi mbajtur dot. 

Ky eshte karakteri i ketyre mardhënjeve. Janë të pamundura . 

-Dmth nuk don të flasësh. 

-Jo, doja të të thosha për emrin tim nëpër shkrime. Kujdes! 

-A pranon të flasësh, tash, vetëm 1-3 min. ? 

-Jo, jo! Shko në punë… 

-Ok, faleminderit për përgjigje. E pash se më kishe shkruajt por do ta lexoj tash, pasiqë erdha nga puna. Rroba shumë të mira në trup të bukur. 

Foto shumë e bukur. Shikova fotot tua. Të gjithat më të mira se se tjerat. 

-Falemnderit, ashtu thua ti gjithmone ! 

-Po, them, sepse vertetë dukesh e bukur me këto rroba 

Me të gjitha rrobat, dukesh e bukur, sepse je e bukur. 

Ok tir., ditën ! 

-Diten e mire Sulo! 

 Vazhdon 

Sinan Kastrati 

16 korrik 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu