ARKIVI:
24 Nëntor 2024

Themelimi i shoqatës “Kosova me Sanxhakun” në vitin 1992 , roli dhe pësimi i Dr. Nuradin Asceriç rreth formimit të saj

Shkrime relevante

Shpërndaj

Në foltore Dr. Nuradin Asceriç
Xhafer LeciNga: Xhafer Leci, Gjermani 
Në foto pamje e një pjese të pjesëmarrësve.
Bashkëbisedim me Dr. Nuradin Askeriç
Pse ishte jetëshkurtër vazhdimi i veprimtarisë të kësaj Shoqate dhe si ishte spiunuar kryetari i saj Dr.Nuradin Asceriç, do të shkruaj më poshtë:

– Me iniciativën e Prof. Dr. Ali Zatriqi, kirurg, i lindur në Novi Pazar, me 1929 dhe Dr.Nuradin Asceriç, gjinekolog, në fillim të vitit 1992, në Prishtinë, në lokalet e – Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve-, është themeluar kjo Shoqatë.

Kanë diskutuar: Prof. Dr. Ali Zatriqi, Prof. Anton Çetta, Dr.Nuradin Asceric etj. Një numër goxha i madh i intelektualëve shqiptarë kishin marrë pjesë, si: Vëllezërit Esad e Hasan Mekuli, Prof. Anton Çetta, Prof. Dr. Muhamet Pirraku, Prof. Dr. Mujë Rugova, Prof. dr. Qazim Qazimi, Lazër Krasniqi etj.

– Pas themelimit dhe mbarimit të diskutimeve, në shenjë gëzimi, ishin tubuar në Restorant “ Rugova”. Profesor Anton Çetta, si njohës i mirë i tregimeve që ka qenë, kishte treguar si ishte nisur një bubërrec ta viziton “Mekën”…

– Shoqata u themelua si një shoqëri kulturore dhe artistike e qytetarëve të Kosovës dhe Sanxhakut me qëllim të bashkimit dhe njohjes së lidhjeve kulturore dhe historike midis popujve që kanë banuar në këtë rajon me shekuj dhe që më shpesh kanë lidhje të përbashkëta etnike dhe marrëdhënie tradicionale vëllazërore pa marrë parasysh gjuhën dhe fenë.

– Meqenëse gjuha dhe feja nganjëherë mund të jenë një pengesë (për shkak të injorancës), ne kishim një statut që përcakton se ato duhen studiuar institucionalisht në secilën anë, arsimi i lartë dhe institucionet shkencore e fetare ishin baza mbi të cilën mbështetej komuniteti ynë.
Kështu, kishim departamente për letërsi, filologji, art, histori, fe, folklor, etj.

Pas këtij takimi një delegacion nga Prishtina, prej 6 vetave, vizitojnë Novi Pazarin. Fillimisht, vizitojnë ordinancën e Dr. Nuradin Asceric, për ta vazhduar në lokalet e “Amir Agin Han” (Hanin e Amir Agës).

Në Novi Pazar kryesia kishte këtë përbërje:

1.-Dr. Nuradin Asceric, kryetar i Shoqatës “Kosova me Sanxhakun”, atëherë edhe kryetar i Partisë SDA, për Tutin.
2.-Magjistër Jasmina Nusevic, nënkryetare
3.- Muamer Zukorlic, atëherë student, tani Akademik…

4.- Prof. Dr. Sefket Krcic etj.

Dr.Nuradin Asceric, ishte spiunuar si një nacionalist i rrezikshëm…, nga një person brenda shoqatës dhe, ishte ftuar në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Novi Pazar!
Pas shumë pyetjeve dhe kërcënimeve për ndërprerjen e aktiviteteve…

– Nuradinin e kishin pyetur për herë të parë, për vizitën që më kishte bërë mua, Xhafer Leci dhe bisedat që kishim zhvilluar, në vitin 1982 dhe 1988, në Wendlingen të Gjermanisë,

Ne kishim biseduar në vitin 1982, për masakrat, spastrimet etnike të pushtueseve serb, ndaj shqiptarëve, boshnjakëve…

Ndërsa, në vitin 1988, kishim biseduar rreth librit “Kosovsko Pitanje” (Çështja e Kosovës), të cilin unë e kisha lexuar dhe flisja për padrejtësitë, shtypjet, që kishte bërë Beogradi kundër shqiptarëve.

– Këto biseda i kishim zhvilluar në praninë e një mikut tim, Sokol Muminoviç nga fshati Pobrde i Novi Pazarit, i cili atëherë punonte në Gjermani. Sokoli më kishte treguar, se një vëlla i tij atëherë kishte punuar në organet e brendshme të UDB-së. Por me Sokolin e kalonim aq mirë, sa kurrë nuk më shkonte mendja, edhe sot nuk besoj se më ka spiunuar. Por si duket e ka biseduar në besim me vëllain e tij, bisedat-kritikat kundër Beogradit.

– Mua, personalisht, askush, asnjëherë nuk më ka pyetur, në lidhje me bisedat tona, të cilat përmenda më sipër, me Dr. N. Asceric, në praninë e Sokol Muminoviqit, por as Nuradinin deri në këtë rast!

– Pas marrjes në pyetje të Dr. N. A., dikush nga njerëzit brenda kryesisë me çdo kusht kishte kërkuar nga kryetari i Shoqatës, Dr. N. Asceric, të mbahet një tubim në kuadër të Shoqatës, edhe atë, ditën e premte-xhuma.
Kryetari Dr. N. A. nuk kishte pranuar në asnjë mënyrë, sepse e kishte kuptuar mirë tradhtinë …

– Me një rast, paramilitarët serbë, në afërsi të Novi Pazarit, duan ta ndalin në komunikacion Dr. N. Asceric, por ai nuk ndalet. Dhe, me shpejtësi të madhe, largohet nga vendi, Për fat ju shpëton disa plumbave të shkrepur, në drejtim të veturës së tij.

– Kjo kishte qenë arsyeja, që Shoqata në fjalë, kishte ndërprerë aktivitetin e saj

Prof. Ismet Azizi, Gjilani

Falë iniciativës të Ismet Azizit, profesor, Shoqata “Kosova për Sanxhakun”, është themeluar, me 23 tetor 2015, në Prishtinë, e cila, me shumë suksese, në disa fusha, është duke zhvilluar aktivitete të pandalshme.
Zotit Ismet Azizit, së bashku me stafin e tij drejtues, i urojmë shëndet të mirë dhe suksese të mëtejme!

Wendlingen, 04.06.2021

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu