ARKIVI:
30 Nëntor 2024

Metodologjia misionare e Nënës Tereze nga Kalkuta 

Shkrime relevante

Faik Konica: Vajtim për robëri të shqiptarëvet (1901)

Faik Konica O të humbur shqipëtarë, Seç qenkeni për të qarë! Për të qar’...

Kush deshti ta përdhosë festën e flamurit në Kumanovë?!

Emin Azemi, Shkup Nuk është as në natyrën, as në traditën e...

29 nëntor, kur Shqipëria u pushtua nga terrori komunist!

Mes "vëllezërish": Dushan Mugosha, Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi Ervina Toptani * Mungon...

Pse u “lejohet” politikanëve shqiptarë me qenë “antitrumpist”, e jo edhe “antiamerikan”?

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina (Ose; tani pas fjalimit të Presidentes...

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë: Rugova President i Kosovës, uronte gjithë shqiptarët e botës

Ibrahim Rugova e mban në duarë gazetën Rilindja të 28 Nentorit...

Shpërndaj

 Don Lush Gjergji, Prishtinë

Pasi e përfundova leximin e këtij vëllimi ( Lush GJERGJI, Madre della carità, prima edizione italiana, VELAR 1990), në mënyrë spontane përsëritet ajo çka kishin thënë për Nënën Tereze etërve jezuitë, të cilët e njihnin  thellësisht shpirtin e saj: “Këtu është gishti i Zotit” (f. 142). Vëllimi është mjaft bindës për atë që shkruhet me fjalë dhe me ilustrime, përshkruan mirë rrugëtimin e “thirrjes së parë”. Përgatitjet hyjnore kanë prejardhje qysh nga rinia e hershme, në përshpirtërinë familjare, në shembullin e fesë dhe të dashurisë ndaj të varfërve, nga babai bujar dhe nga nëna. 

Për “thirrjen e dytë” Zoti ndërhyri nëpërmjet një letre nga nëna e saj. Letra  i kishte arritur Motrës Tereze pas afro 20 viteve të jetës së kushtuar në degën irlandeze të “Motrave të Loretos”. Ajo kishte krye studimet  universitare, ishte mësimdhënëse në një shkollë të bukur të Kalkutës, e lumtur që po i formonte kaq të reja, edhe pse e njihte mirë varfërinë dhe mjerimin e Kalkutës. Ishte tejet e lumtur që kishte zbatuar idealin, i shkruante nënës Drane. 

“Qendra jonë është shumë e bukur. Jam mësimdhënëse dhe kjo më pëlqen. Jam edhe drejtoreshë e tërë shkollës dhe këtu të gjithë më duan…” 

Nëna e saj, frikësohet  mos  suksesi e ka dëmtuar, dhe e inkurajuar nga ajo që thoshte bashkëshorti i saj: “Armiku më i madh për një  të ri është suksesi i lehtë, sipërfaqësor, papritmas, që mund të shkaktojë krenarinë, dhe me këtë atëherë çdo gjë përfundon shpejt dhe keq” (f. 113). 

Nëna ishte e lumtur për suksesin e bijës, por e qortonte kështu: “E dashura Gonxhe Gjyli, mos harro se ke shkuar atje për të varfër!” dhe sjellte shembujt e të varfërve në rrethin e Shkupit, që Gonxhja e ndihmonte nënën në shërbime të tilla. 

Kjo letër kaq e vendosur dhe e “thatë”, e kishte tronditur, ia kishte rrëmbye paqen dhe qetësinë e zemrës. Ajo e kishte realizuar thirrjen: ishte motër misionare  në Indi. Çka donte ende Zoti prej saj? 

Edhe një herë ishte zëri i Zotit i cili e thërret. Ky zë bëhej gjithnjë më i qartë, sigurt, si te këmbët e Zojës në Letnicë. Ju kujtuan kushtet e përjetshme që ajo i kishte dhënë në ditën e Zojës Ndihmëtare. 

Kërkoi këshill prej udhëheqësve shpirtëror. Nuk pati kurrë dyshim për thirrjen e saj. Mirëpo  kishte filluar ta dëgjonte se Zoti po e thërret për një rrugë tjetër. Mund të kuptohet vuajtja e saj shpirtërore pas 20 viteve përkushtimi dhe shërbimi ndaj Zotit. 

Një thirrje e re? Të tjerëve, në rend të parë bashkëmotrave, mund t’iu dukej diçka e çuditshme, një marrëzi, një tradhti. Dalja prej kuvendit të Motrave të Loretos, ku ishte aq mirë, me plot kënaqësi personale dhe të eproreve. Dalja, zhveshja prej petkave rregulltarë, ku kishte qëndruar dhe shërbye Zotin me vite… 

Lutej për qëndresë, kërkonte këshille nga udhëheqësit e saj shpirtëror, të cilët e kishin vërtetuar ndërhyrjen e Zotit në thirrjen e re. Sa dhembje do të ketë pasur në zemrën e saj! 

Kur iu paraqiti eproreve këtë thirrje të domosdoshme, kishte pasur një jo të vendosur nga autoritetet vendore kishtare, por ehe nga Roma. Mirëpo kur Zoti thërret, insiston si di vetëm Ai. “Duhet të dalësh nga kuvendi i motrave të Loretos për t’i shërbye të varfrit”. Ishte tashmë e sigurt se ishte zëri i Zotit që po thërret. 

Kishte vendosur që këtë zë hyjnor t’ia paraqiste Eprores Gjenerale. Kur Zoti thërret, do diçka, atëherë nuk mungon hiri i tij. Thirrja e re na përkujton thirrjen e Abrahamit: “dil nga vendi yt dhe nga njerëzit e tu dhe shko në një vendo ku unë do të tregoj”. 

Dhe, ja, papritmas erdhi përgjigjja e Qiellit, që vinte nga personi që e përfaqësonte Zotin në Kongregatë: Eprorja Gjenerale: “Nëse Zoti Ju thërret, me tërë zemrën time ju jap leje”. 

Ajo së shpejti bëri këtë, mori sarin, veshje e thjeshtë e grave indiane, dhe niset në takim me të varfër, me një shtrëngim dore, buzëqeshje, këshillë, ndonjë bari. Nuk dinte as ku ta pushonte  kryet duke e kaluar natën nën qiellin e hapur së bashku me të varfër, deri sa nuk ishte lodhur. Kishte filluar me më të dobët: fëmijët. I mësonte, lante, vishte, ushqente, bënte të gjitha. Si një nënë e vërtetë. Ata filluan ta thërrasin me dashuri Ma që domethënë Nënë.   

Para se të vazhdoj paraqitjen time, dua t’i theksoj dy gjëra. Së pari ndërhyrja e Virgjërës Mari në thirrjen e parë dhe të dytë. Në vepra të mëdha gjithmonë është dora amësore  e Asaj që na ka dhuruar Jezu Krishti për Nënë, dhe që i do të gjithë bijtë e saj pa ndonjë përjashtim kohe, hapësire, prejardhjeje apo feje. 

Ta dëgjojmë cila është fshehtësia e suksesit kaq të madh. “Para së gjithash synojmë që me jetën dhe punën tonë, me uratë, ta shpallim Jezu Krishtin atyre për të cilët kujdesemi. Dëshmojmë Jezu Krishtin me mënyrën e jetës, me vepra tona të vogla të dashurisë, dhe kur na jepet rasti, edhe me fjalë… Pasi që Zoti është Dashuri, edhe Misionaret e Dashurisë duhet të jenë të formuara në këtë dashuri, ta dëshmojnë dashurinë e Zotit të gjithëve, të krishterëve dhe jo të krishterëve, besimtarëve dhe jobesimtarëve, sidomos të varfërve ndër më të varfër. Ne duhet t’i kërkojmë në qytet apo në fshat, në lagje të varfra, në mbarë botën, ne mese të të braktisurve dhe të sëmurëve, të gërbulurve, atyre që janë në buzë të vdekjes, të dëbuarve, të dëshpëruarve. Ne kujdesemi për ata, i ushqejmë, veshim, gjithmonë të formuara nga dashuria e Krishtit” (krh. 145 – 146).   

Që në veprën e Nënës Tereze është gishti i Zotit e dinë të gjithë. Mbi të gjitha rritja e mrekullueshme për një kohë të shkurtë. Në vitin 1950 ishin tashmë 12; në vitin 1965, ishin 300, sot,  në nivel të Rendit Papnor, mbi 3000, duke u shtuar gjithnjë, vazhdimisht të kërkuara dhe të nderuara nga të gjithë. Të udhëhequra nga dashuria e Krishtit, duke bashkuar natyrën njerëzore me atë hyjnore, Nëna Tereze  i ka vëllazëruar të gjithë njerëzit dhe të gjithë i përkasin Atij, dhe Ai i ka shëlbuar të gjithë. Nëpërmjet veprës së Misionareve të Dashurisë i përngjajnë Krishtit të varfër, identifikohen me Të nëpërmjet Eukaristisë. Pasi ta kenë prekur Jezu Krishtin në trajtën e Eukaristisë, e prekin edhe në të varfër ndër më të varfër. 

Nëna Tereze e ka përuruar një metodologji të re të ungjillëzimit dhe ri-ungjillëzimit në botën e krishterë e cila është nën ndikimin e konsumizmit dhe ideologjive të rrejshme. Mirëpo a është vërtet një metodologji e re? Apo kthim në metodologjinë e Krishtit, të cilën e kanë përvetësuar apostujt, sidomos Shën Pali. 

Nëna Tereze dhe Misionaret e Dashurisë, që i ka themeluar ajo, janë misionare: duan ta shpallin dhe zbatojnë urdhrin  e tij. “Ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe gjer në skajin e botës” (Vap 1, 8). Kjo është detyra e çdo të krishteri, që sipas Koncilit të Dytë të Vatikanit: “Thirrja e krishterë është, për kah natyra, edhe thirrje në apostullim” (Dekreti mbi Apostulatin e Laikëve, I, 1). Apostullati i Misionareve të Dashurisë ka themelet e njëjta të apostullatit të Shën Palit i cili thotë që Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit ta njohin të vërtetën dhe të shëlbohen. 

Shën Pali prapë thotë: “Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftë mallkuar” (1 Kor 16, 22). 

Kush vërtet e do Jezu Krishtin, dëshiron që ta njohin dhe duan të gjithë njerëzit, me çdo çmim. Këtu edhe është fuqia e lëvizjes së apostollatit misionar të Nënës Tereze. Ajo e ka zgjedhur një rrugë dhe metodologji që është shkruar në natyrën e zbulimit të krishterë, që është dashuria e përgjithshme, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar në përngjasimin e Zotit, edhe më tepër, sepse falë Mishërimit, të gjithë njerëzit janë vëllazëruar në Krishtin, prej të cilit kanë qenë dhe janë virtualisht të shëlbuar. 

Dashuria e krishterë është njëkohësisht dëshmi dhe fjalë, porosi, gjuhë. Ajo është një dëshmi që flet. Është zjarr dhe dritë së bashku. Është ngrohje  dashurie dhe dritë e së vërtetës. Një dashuri e pajisur me të vërtetën e Zbulimit të krishterë. “Me nxehtësinë e dashurisë komunikohet drita e së vërtetës” (In Jo. Ev. C. 5 w, 34, 35).  

Kështu në komentimin e ungjillit të Shën Gjonit në të cilin shtrohet pyetja që a vazhdon Shpirti Shenjt ta shenjtërojë Kishën, dhe nëse besimtarëve që e përbëjnë atë, pasi që askush sot nuk i flet, nuk është i aftë t’i flasë të gjitha gjuhët, si atëherë? Doktori ungjillor, duke u thirre në Shën Augustinin, përgjigjet kështu: Sot më  kjo nuk është e nevojshme. 

Arsyeja? Kisha e përgjithshme i flet gjuhët e mbarë njerëzimit, sepse nëpërmjet Shpirtit Shenjt na dhurohet dashuria… dhe ajo duke i mbledhur të gjithë njerëzit, ua mundëson që të merren vesh në mënyrë të ndërsjellët (fecit quelibet cuilibet loqui, In Ev. Jo. C 7, Ed. Marietti. N. 1094). 

Ja si ky Dijetar i Kishës e shpjegon fjalorin e misionit  të dashurisë, të drejtuar gjithë botës, mbi çdo dallim gjuhësor. Dashuria është gjuha universale e Kishës, që Nëna Tereze dhe motrat e saja e kanë vërtetuar, dhe mu për këtë të gjithë e kuptojnë, pa dallim vendi, kohe, race, gjuhe, edhe pse kanë një mori të madhe dallimesh gjuhësore, që ka hyrë në botë nga Kulla e Babelit. 

 Shën Toma i mëson veçoritë e dashurisë: 

  • Duke u thirre në Shën Gregorin e Madh, ai thotë se dashuria e Zotit nuk është përtace. Ajo është e pranishme  dhe në zemrën e njeriut bënë vepra të mëdha: “amor Dei non est otiusus. Operatur enim magna si est”. (In Ep. Ad Heb. c. 1o, lect. 2). 
  • Qëllimi i jetës shpirtërore është bashkimi i njeriut me Zotin, dhe kjo ngjan nëpërmjet dashurisë (II – II, q. 44. a. 1 ). 
  • Dashuria është thirrja universale  “in quolibet desiderato obiecto Ipse desideratur;  nihil enim est desideratum nisi quantum habet aliquam participationem Summ Boni” (De Din. Nom. c. 1, Ed. Marietti. N. 95). 
  • Dashuria e Zotit është burim i gëzimit të përjetshëm “Kush ka dashuri, e do Zotin dhe e ka atë që e do, gëzohet. “Quem habet caritatem, amat Deum et habet ipsum, et quia habet quod amat, gaudet” In Psalm. L. Lect. 6). 
  • Dashuria e Zotit ka rrënjë të thella në çdo njeri, edhe pse njeriu nuk është i vetëdijshëm (“naturali dilectatione etiam angelus et homo plus diligunt Deum quam seipsum” (Sum. Theol. I, q. 60, a. 5). 

Këto shqyrtime te shkurta na japin çelësin e karakteristikave të metodologjisë misionare  të Nënës Tereze dhe të Misionareve të Dashurisë, që zbulojnë shpirtin e tyre, heroizmin e tyre, na dhurojnë thelbësoren e krishterimit, na mundësojnë të përfundojmë me parimin e Koncili të Dytë të Vatikanit, të cili e ka përsëritë shumë herë Papa Gjon Pali II: “Vetëm Jezu Krishti ia shpjegon njeriut njeriun”. 

Jemi në kulmin e krishterimit, që është edhe kulmi i humanizmit burimor. 

 

Prof. Luigi BOGLIOLO, në promovimin e librit: Lush GJERGJI, “Madre della carità”, VELAR, 1990. 

Città del Vaticano, 22. XI. 1990. 

Përktheu nga italishta: Don Lush GJERGJI 

(Prof. Don Luigi BOGLIOLO, prift salezian, i lindur në vitin 1910, viti i lindjes së Nënës Tereze, kaloi në amshim në vitin 1999,  studjues i njohur i filozofisë së krishterë, veçanarisht asaj tomistike, autorë i shumë veprave të njohura në Itali dhe në botë. Ai  ishte  profesor i rregulltë në Romë në Universitetin Papnor Urbanian, si dhe ate Salezian, rektor i Universitetit Urbanian gjatë viteve 1974 – 1977. Gjatë studimeve të mia filozofike në këtë Universitet  (1969-1970) ishte dy vite profesor i metafizikës dhe filozofisë së krishterë. Janë të njohura tri aksioma të tija: homo adorans – njeriu adhurues; adoro, ergo sum, adhuroj, prandaj jam; amo, ergo sum, dashuroj, prandaj jam). 

Në këtë promovim në Vatikan kanë marrë pjesë: kardinal Pietro Palazzini, kardinal Pericle Felice  kardinal Jozef Tomko. Ligjëruesi kryesor ishte Prof. Luigi Bogliolo dhe Chiara Lubich, e cila ishte e penguar, nuk mori pjesë. Kumtesën e saj e ka lexuar bashkëpunëtorja e saj. Prej nesh morëm pjesë: Don Ndue Gjergji, Don Zef Gashi, Don Shan Zefi, Don Prenkë Lazri dhe arbëreshi i njohur Imzot Eleuterio Fortino. Fjalën e falënderimit e pata unë. Ishte një promovim dhe përkujtim i mrekullueshëm, tejet i rrallë dhe shumë karakteristik. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu