shkruan Fahri Xharra
Nuk jam kundër marrëdhenjeve të mira ndërshtetrore me Turqine. Jo, aspak. !
Por një gjë duhent që ne shqiptarët ta dimë , po ashtu edhe Turqia e Greqia: Arat janë tonat dhe ne i punojmë ato, nuk na duhet ndihma e huaj. Me mijëra vjet kemi jetuar në këto toka me arat dhe livadhet tona, ato i kemi punuar vet. Kanë kaluar mbi ne shumë pushtues, por ata si kanë ardhur ashu edhe kanë shkuar. Janë munduar të lënë gjurmët e tyre, edhe i kanë lënë: ato i ruajmë si relike të një kaluareje të hidhur. Jo, ne nuk i rrënojmë edhe pse ata na e kanë rrënuar të kaluaren tonë. Ishte Roma, ishte Bizaniti , ishin Osmanët , tani serbët por jo, ne nuk e kemi ndërmend t`iu këthehemi atyre si “ shpëtimtar”. Kami mjafy kulturë pellazgo –ilire-dardane-shqiptare, e kemi gjuhën tonë e cila është më e vjetra në Europë. Kur është folur gjuha shqipe këndej pari nuk kishte as romak, as bizant e as osman e sllav. Ne e duam vetvetën dhe e ruajmë vetvetën.
Në Shqipëri vepron shoqata bëmirëse turke Alasar e shprnadar në të gjitah anët e Shqipërisë.
kryetari i saj është Mehdi Gurra. Ja se ç`shkruan me një rast:”
“Jeta, historia, ngjarjet, i afrojnë shpesh popujt mes tyre, u imponojnë një rrugë të përbashkët, për t’i ndarë ndoshta pasi ndikimet e tyre të jenë zbehur apo zhvillime të reja t’ua kenë ftohur ndërveprimin. Shekuj të tërë i patën sjellë pranë turqit dhe shqiptarët, të ndarë fizikisht me fundin e entitetit të përbashkët shtetëror dhe të rivënë prej tridhjetë vitesh tashmë në kontakt të fortë.
( Pra: “Shekuj të tërë i patën sjellë pranë turqit dhe shqiptarët, të ndarë fizikisht me fundin e entitetit të përbashkët shtetëror dhe të rivënë prej tridhjetë vitesh tashmë në kontakt të fortë fortë. fxh)
( Entitei : Thelbi, esencë, qenie, tërësi karakteristikash themelore fxh)
“Marrëdhënia e tyre është paragjykuar, analizuar, kritikuar dhe qortuar, aq sa sot përbën një tërheqje tepër të madhe për këdo që mendon se mund të thotë diçka për të. Vështrimi ka qenë kulturor, politik, gjeopolitik, strategjik, në bazë të interesit momental, afatmesëm apo afatgjatë.”
Krahas anglishtes e italishtes, dy gjuhët më të pëlqyera për shqiptarët për një kohë të gjatë, turqishtja po zë mirë vend, po dëgjohet e po kërkohet të mësohet. Dëgjimi i saj është i dendur në kanalet televizive shqiptare, nga transmetimi i një numri të madh serialesh turke, fenomenalë për mënyrën si i kanë pushtuar ekranet në mbarë globin, por dhe në rrugët e qyteteve tona, nga prania e shtuar e qytetarëve turq dhe e folësve vendas të kësaj gjuhe
( pra po i rikthemi entiteti , te përbashkëses fxh) ( pra : turqishtja po zë mirë vend, po dëgjohet e po kërkohet të mësohet. Dëgjimi i saj është i dendur në kanalet televizive shqiptare, nga transmetimi i një numri të madh serialesh turke, fenomenalë për mënyrën si i kanë pushtuar ekranet dhe në rrugët e qyteteve tona, nga prania e shtuar e qytetarëve turq dhe e folësve vendas të kësaj gjuhe. fxh) (Mësimi gjuhëve te huaja është sot një një domosdoshmëri, por jo ajo gjuhë të ta humbë amtaren fxh) ‘
“Depërtimi i turqishtes te shqiptarët, mbetja e fjalëve të saj në të folurën e përditshme të tyre, përpilimi i fjalorëve për ta ndihmuar marrëdhënien midis dy popujve, kanë qenë pandërprerë temë studimi dhe veprimi për gjuhëtarët tanë. Mbi ata që i përkisnin një epoke tani të shkuar pati ushtruar ndikim dhe ideologjia me të cilën qenë brymosur, më të hershmit kishin ideale të tjera. Dhe të huaj kanë punuar në këtë fushë, me mangësinë në zotërimin e shqipes të shprehur në gabime të dukshme kuptimore. “
Fjalorët turqisht-shqip , osmanisht-shqip;; duhet të shërbejnë për pastrimin e gjuhës shqipe nga si i quajmë “ barbarizmat “ ashtu veprohet edhe për gjuhet tjera. Gjuha shqipe duhet të pastrohet perfundimisht .
Shqipëria duhet të mendojë mirë e mirë për prezencën dhe rolin e tyre të këtyre Fondacioneve .
Gjakovë,21.07.22