GJatë një aktiviteti kulturor dje në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë në Tiranë, drejtori i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat Publishing”, Ramiz Tafilaj, i dhuroi bibliotekës së Akademisë së Shkencave disa vepra të historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovi.
Ndër to: “Kosova” I-V, “Kosova” I,II,III në anglisht, “Kosova – histori e shkurtër”, “Dardania” dhe “Maqedonia” në anglisht si dhe romanet: “Dosja B” në anglisht, “Mona”dhe “Rrushja”.
Botuesi amerikan, së shpejti, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë do t’ia dhurojë të gjitha botimet e kësaj shtëpie, me ç’rast, në Tiranë, pritet edhe promovimi i disa prej tyre (“Kosovës” në tetë vëllime), vepër kjo tashmë e pranishme në universitetet dhe institutet shkencore amerikane dhe gjetiu.