Nue Oroshi
Në shkruarjen e historisë por edhe në qortimin për mosshkruarje të saj apo fallsifikim të historisë një rol të madh qoftë në aspektin e ndriçimit qoftë në aspektin e qortimit na japin edhe shkencat ndihmëse të historisë siç janë paleografia, diplomatika, sfragjistika,heraldika, arkivistika dhe shumë të tjera. Këto shkenca ndihmëse na ndimojnë që të plotësojmë mënyrën më të denjë të shkrimit të historisë.Shpeshherë gjatë zhvillimeve të epokave të ndryshme historike janë atakuar këto shkenca ndihmse që ka ardhur deri tek mosshkrimi i drejtë i historisë apo lenja në harresë.Në këtë shkrim do të flas për një periudhë të gjatë kohore të pushtimit osman.Kjo periudhë kohore është gërshetuar më një qëndresë të paparë të popullit shqiptar duke filluar me Gjergj Kastriotin, e duke vazhduar me Pjetër Bogdanin, me Lidhjën Shqiptare të Prizrenit dhe me vonë luftën për Pavarsinë e Shqiperisë Etnike.Përveç qëndresës kombëtare që nuk u shua asnjëherë nëper periudha të ndryshme historike, dhe luftës për mbrojtjen e Alfabetit të gjuhës shqipe të orientimit Evropian, që u bë nga atdhetarët dhe studiuesit shqiptar, pushtuesit osman na dogjën pergamenën e historisë duke i mbyllur shkollat dhe universitetët mesjetare.Ata nuk na lanë fare që të bëjmë vazhdimin e shkrimeve në formë Palimpsesti për të gërryer dhe gjurmuar historinë tonë shqiptare duke i mohuar çdo gjë që është shqiptare.E vetmja që i shpëtoj mohimit ishte Kanuni i Lekë Dukagjinit një kushtetut shqiptare e cila u ruajtë më një përkushtim të madh për trembëdhjetë Breza me radhë në Derën Princore të Kapidanëve të Mirditës Mark Gjon Markut, dhe që e mori pastaj At Shtjefën Gjeçovi, ku me një zell të madh dhe një përkushtim të pashoq e Kodifikoj dhe u botua në libër nga miqtë e At Shtjefën Gjeçovit, nga Kuvendi Françeskan që udhëhiqej nga At Gjergj Fishta ku e kishte përgaditur edhe parathënien e Kanunit se bashku me eurditin tjetër Faik Konica. U botua nga miqtë e Gjeçovit sepse kjo vepër dhe shumë vepra të tjera të gërryerjes së tokave shqiptare nga Arkeologu i parë shqiptar At Shtjefën Gjeçovi i kishte penguar Serbisë që të zbulohet palimpsesti i historisë shqiptare, ku edhe e vranë në Zym të Hasit.Ky palimpsest i shpëtuar në shekuj ishte i vetmi dokument i shqiptarizmës që u ruajt për pesëqind vite të robërisë otomane, në qendrën e Shqiptarizmës në Mirdítë.Të tjerat u dogjën dhe u shkatërruan gjatë shekuj´ve ku filloj edhe asimilimi i popullit Arbëror.Për ata që nuk e dinë Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një Kushtetutë Shqiptare që funksiononte si ligj i Shqiptarisë ku nuk njihte Kanunet turke, siç ishte sheriati.Këtu duhet përjashtuar dokumentet dhe shkrimet tjera për historinë e Arbërisë dhe që ruheshin në arkivat prestigjioze evropiane.Osmanët këtë e bënin me moton: “Arnaut Pis Milet pis milet dili”.Kurse marrëveshja në mes të Perandorisë Osmane dhe Kishës Ortodokse pas rënies së Konstandinopojës në kthetrat e Perandorisë Osmane,për përhapjën lirshëm të Ortodoksizmit nëpër vendët ku i kishte pushtuar Perandoria Osmane, e dëmtoj në mënyrë te pashembullt Arbërinë etnike.Për faktin se Pergamenët e djegura të historisë tonë u falsifikuan nga Kisha Ortodokse serbe dhe çdo gjë shqiptare u përvetësua nga serbët me bekimin dhe aminin e turqve.Kjo periudhë historike jo vetëm që na i dogji biblotekat dhe universitetët që kishin shqiptarët më herët por edhe na i dogji dokumentët e ata që i shpëtuan djegies u falsifikuan nga serbët.
Bashkëpunimi në mes të turqeve dhe serbëve për masakrimin, dëbimin, shkatërrimin dhe asimilimin e popullit shqiptar vazhdoj edhe më vonë.Vlenë vetëm t´ia leshojmë një sy apo ti bëjmë një gërryerje në formë të Palimpsestit pesë marrveshjeve jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet arbërore ku shihet qartë se është një gjenocid i pandeshkuar i Serbisë dhe Turqisë mbi popullin shqiptar.Edhe sot e kësaj dite bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Turqisë për shkatërrimin e kombit shqiptar është në stadin më të lartë të bashkëpunimit.Ende nuk është shfuqizuar asnjë konventë jugosllave-turke për dëbimin e shqiptarëve.Çdo iniciativë që nisej për një Palimpsest të Historisë Shqiptare për të vëndosur gjërat në vendin e duhur, siç janë gjurmimet arkeologjike apo ndërtimi i kujtesës historike siç është Murana e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në Prizren pëngohen në mënyrë te pamëshirshme.
Më këtë shkrim do të njoftoj oponionin gjithshqiptar se Murana e Gjergj Kastriotit -Skënderbeut në Prizren nuk është asgjë tjetër përveq një Palimpsest apo gërryerje e Shkronjave të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut dhe kalitje të këtyre shkronjave në gurë,për ta freskuar kujtesën e historisë Arbërore, ku për këtë një ndihmë na jep edhe Heraldika Shqiptare pa lënë anash edhe sfragjistikën dhe kronologjinë historike që do ta ndihmojnë diplomacinë për të argumentuar historinë tonë shqiptare.Për tu arritur kjo është një luftë e pandalshme në mes të forcave atdhetare shqiptare dhe atyre neo-otomane në trojet shqiptare.Lufta në mes të këtyre dy forcave kryqëzon edhe orientimin e shqiptarëve se kah dëshirojnë të shkojnë si komb drejt perëndimit apo drejt lindjës.Pergamena e djegur na obligon ne studiuesve shqiptar që mos ta lëmë Palimpsestin të paprekur por të gërryhet shumë thellë deri në zbulimin e plotë të historisë shqiptare.