ARKIVI:
16 Tetor 2024

Ata që e inkurajojnë ikjen nga identiteti kombëtar në atë fetar, ata punojnë për interesat e serbëve, rusëve, turqve dhe arabëve!

Shkrime relevante

Rrëfime të Irsa Shores për kalanë magjepsëse të Gjirokastrës

Irsa Shore 𝐊𝐚𝐥𝐚𝐣𝐚 𝐞 𝐆𝐣𝐢𝐫𝐨𝐤𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬 është një ndër më të mëdhatë në...

Ku ishim, ku jemi dhe kah po shkon diplomacia dhe politika globale në suazat e rendit të ri botëror

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian Sot zhvillohet një luftë tinzare në...

Luftë vëllavrasëse ndërshqiptare nuk mund të ndodhë, se ne e kemi në pushtet “Esat Pashë Toptanin!”

Pamje nga perurimi i xhamisë turkomadhe të Namazgjasë në Tiranë, ku...

Simbolika e numrit shtatë (7) në kulturën tonë popullore dhe te popujt me qytetërim të lashtë

Qazim Namani, studjues, Prishtinë ___ Këto ditë me erdhi një foto nga miku...

35 vjet pas shembjes së Murit të Berlinit: Anë e mbanë botës demokracia është në rrezik!

Nga: Frank Shkreli Shtatorin që kaloi, Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)...

Shpërndaj

Në foto janë dy kriminelët e medhenj antishqiptarë, që u frymëzuan e shkolluan nga “BIK-u i ynë”, “shehidët” që i dhanë jetëkotat për Tokën e Shamit e Levantit, Lavdërim  Muhaxheri nga Kaçaniku dhe Ridvan Aqifi nga Gjilani. Ata ishin kuadro të “Rinisë Muslimane të Kosovës” që përpiqeshin vazhdimisht për të bërë kryengritje për “padrejtësitë ndaj myslimanëve” dhe për nevojën e “Xhamisë së Madhe” përpara Katedrales “Nëna Tereze”, madje në hapësirën para Fakultetit Filozofik e patën vënë edhe “gurthemelin” e asaj xhamie, që më vonë e nisi Turqia së bashku me BIK-un e saj!
Lirim Gashi, Prishtinë
___
CILI ËSHTË ROLI PARËSOR I POLITIKANËVE TË NJË SHTETI LAIK?
Politikanët janë përfaqësues të qytetarëve në pushtetin lokal apo qendror, që paguhen nga taksat dhe kontributet e tyre për të mbrojtur interesat e tyre individuale, kombëtare dhe shtetërore.
Për shkak të pranisë së tyre në media, ata janë personazhe publike.
Megjithatë, edhe personazhet publike që merren me muzikë, sport, letërsi apo art kanë përgjegjësi profesionale, etike dhe morale për të krijuar një imazh të mirë personal, kombëtar dhe shtetëror.
E lëre më politikanët që betohen para popullit për t’i mbrojtur si sytë e tyre, të gjitha vlerat që përbëjnë ADN-në e identitetit të tyre personal, kombëtar dhe shtetëror.
Dikush më tha se Albin Kurti nuk mund t’i ndalojë deputetët e tij të praktikojnë publikisht fenë e tyre.
Jam dakord që nuk mund t’i ndalojë, por mund t’i përjashtojë nga grupi parlamentar dhe nga partia.
E nëse janë pjesë e qeverisë mund t’i shkarkojë nga postet e tyre dhe pastaj le ta praktikojnë fenë si të duan në shtëpi, kishë apo xhami.
Por ata nuk kanë të drejtë të bëjnë propagandë për Bashkësinë Islame duke i bërë publike fotografitë e përcjelljes se kandidatëve për haxhi në Mekë.
Sepse ata nuk paguhen nga Bashkësia Islame për t’i mbrojtur interesat e saj, por nga tatimet dhe kontributet e qytetarëve për t’i mbrojtur interesat e tyre individuale, kombëtare dhe shtetërore.
Nëse ata bëjnë propagandë për Bashkësinë Islame, atëherë prokuroria duhet të alarmohet dhe të veprojë.
Meqë indikacionet që ata paguhen edhe nga Bashkësia Islame në këtë rast janë shumë reale.
Nga ana tjetër deputetët e një shteti laik kanë obligim patriotik, politik, etik dhe moral që të mbrojnë vlerat publike laike në kuvend dhe vlerat private fetare në shtëpi, kishë apo xhami.
Pse e them këtë unë që ia lejoji çdokujt besimin paqësor në çfarëdo që dëshiron, qoftë edhe në macjen e tezes Xhyzide ?
Sepse personat publikë kanë privilegje shumë më të mëdha se personat privatë, por këto privilegje janë të lidhura me përgjegjësi individuale, kombëtare dhe shtetërore.
Përgjegjësia e tyre më e madhe është të mbrojnë kombin nga asimilimi dhe shtetin nga tjetërsimi dhe pushtimi.
Nëse ata nuk kujdesen për imazhin laik të shtetit të tyre dhe japin përshtypjen se do të donin të jetonin në një shtet fetar, ja ku janë Irani dhe Afganistani, rruga mbarë ju qoftë.
Por nëse ata përmes propagandes politike fetare i inkurajojnë qytetarët të ikin nga identiteti kombëtar në identitetin fetar, atëherë ata po e thyejnë betimin e dhënë.
Sepse ata në këtë nuk po punojnë për interesat e shqiptarëve por për interesat e serbëve, rusëve, turqve dhe arabëve, kështu që kurrë nuk do ta mbrojnë Kosovën nga pushtimi i tyre.
Përkundrazi, ata do të bëjnë gjithçka të mundur për ta mundësuar pushtimin.
* Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Lirim Gashi, nuk e di cilat janë kriteret për të qenë pjesë i Forca e Diasporës për Kosovën?
    Mirëpo nga secili postim që e lexoj e ndjejë se kjo duhet të jetë e pastër shqiptare dhe të paktën virtualisht jamë pjesë e juaja, anëtar I kësaj Force intelektuale progresive.
    Me respekt,
    Nehat Emrullahu, Prishtinë

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu