Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
___
Pa dashur ta kundërshtoj bindjen e askujt e as nuk preferoj ti imponoj dikujt bindjen time por duke qenë psikologe dhe studiuese në vazhdim e sipër e sjelljes së njeriut që drejtohet nga mendja, vendosa ta them mendimin tim personal apo konkluzionin që erdha në lidhje me egzistencën apo mosegzistencën e magjisë së zezë.
Ka kohë që e studioj këtë fenomen që prore qëndron brenda botkuptimit të shumëkujt, te një pjesë e shoqërisë si bindje e plotë, te një pjesë si e dyshimt e ka edhe nga ata si puna ime që e dijnë se fare nuk ekziston.
Po, diku mbi rreth 10 vite që i kam analizuar, vëzhguar personat që zakonisht bijnë prehë e kësaj bindje apo besimi se magjia e zezë egziston dhe se është reale.
Dhe unë duke njohur shkencëtarisht se si funksionon mendja e njeriut vijë në konkluzion se magjia e zezë nuk egziston në realitet por është çrregullim psikologjik te ata që binden dhe ju nënshtrohen kësaj bindje.
Thënë troç personat që ndikohen nga provokimet e ndryshme të llojeve të kësaj bindje janë personat që në bazën e tyre mendore ishte apo edhe ju është instaluar çrregullimi psikologjik.
Ky çrregullim që njeriun e bind të besoj në magji të zezë është burim i frikës, frikës së fshehur si pasojë e ndrydhjes emocionale apo edhe modelimi i bindjes nga tjerët (fryma botkuptuese ku është rritur e jeton).
Si erdha në këtë konkluzion, ku u bazova nga çfarë aspekte?!
Dmth vëzhgova personat që ata besuan se ishin të prekur nga magjia e zezë nga këto aspekte:
• Gjendja aktuale e përgjithme si ajo emocionale, raporte bashkëshortore, gjendja materiale mbi dhe nën nivel
• Biografinë e trajtimit nga fëmijëria
• Rrethanat e jetesës nga fëmijëria e deri sot
• Knaqësitë dhe paknaqësitë e tyre nga çdo aspekt sikur ai ndjenjore dhe i arritjeve të deritanishme
• Lloji i personalitetit, karakterit psh, stabiliteti emocional, aftësina manipuluese etj.
• Historinë gjenetike-trashëguese, lehtëmundësia për tu prekur nga çrregullimet psikologjike
• Prirja për vëmendje
• Mundësia për ta përdorur si mekanizëm mbrojtës i egos së vet
• Format, mjetet, objektet, gjërat që përdoren për magji etj…
Mbi gjitha këto aspekte apo këndvështrime arrita në përfundim se magjia e zezë nuk egziston, por është shpikje e njeriut për njeriun që ka predispozita për çrregullime psikologjike.
Zakonisht magjistarët apo ata që synojnë të bëjnë magji kuptohet që kanë zgjuarsi negative tejet të lartë dhe bindëse, sepse ata përdorin zakonisht mjete dyshuese dhe të frikshme për njeriun, dhe mirë e dijnë se te kush të drejtojnë magjitë e tyre (dmth te ata më të luhatshëm, ndjeshëm emocionalisht), meqë njohin karakterin e përgjithshëm njerëzorë se brenda njeriut qëndron frika gjithmonë për të keqen dhe ata (magjistarët) e përdorin këtë hapësirë e që fatkeqësisht ka shumë njerëz që binden dhe me’ç rast magjia e tyre funksionon.
Mjetet që ata përdorin janë zakonisht ato si psh: gjakun, flokët e thinjura, dheu, rrobe të prera apo të njollosura me materiale të ndryshme, nyje të lidhura, thonjë, ujin, bukën etj…., dmth zakonisht përdorin mjete që sa më shumë ndikojnë te njeriu dhe të munden ta manipulojnë mendjen e njeriut, kuptohet jo gjithëve por atyre që ceka tash e disa herë më lartë.
Asnjë parashikim i njeriut jashtë shkencës nuk është i qëndrueshëm në lidhje me të ardhmen.
Gjitha parashikimet (kam fjalën ato jashtë shkencore) janë shpikje nga njeriu për njeriun.
Njeriu parashikimet i shpiku për të vendosur një rregull jete (besimet, normat etj) ose jo rregull mbi jetën e njeriut (magjinë, bestytnitë etj).
Njeriu nuk ka fuqi as kurrë nuk do të ketë fuqi të ka njohuri për ditën nesër e aq më pak për të ardhmen e largët.
Vet bindja se magjia e zezë egziston te personi apo edhe ideja se jam i/e prekur nga magjia është vet çrregullimimi.
Pastaj, alternativat ndihmuese që përdoren si psh: uji i fryer për spërkatje apo pirë, ato të shkruarat ti bartin me vete “hajmalitë” etj, gjitha janë shpikje nga njeriu për bindje të njeriut.
Lule Alidema, psikologe klinike
30.07.2022
Nje sqarim shum fryt-dhenes, per njerzit qe e mbyllin veten e tyre ne kornizen e verbalizmit.
Kjo dogme, eshte e lashte dhe i sulmon mendjet e varfura gjer sa i perfiton ato.
Mendoj qe kjo eshte semundje,qe njeriu vete e sjelle ne jeten e Ti.
Nuk mund të vërtetosh diqka pa fakte,pa prova materiale,kjo eshte fusha me sfiduese e shkences,zbulimu i mendjes njerezore,shtytjet,funksionimi etj.eshte bere si klishe te perseriten frazat e njejta,rrethanat e zhvillimit psiko sociale nga femijeria,kushtet materiale etj.por jeta deshmon se njeriu ja anen pozitive te empatise dhe negative te prirjes per ti lenduar re tjeret permes abuzimit emocional apo fizik,nuk eshte vertetuar as nga eterit e psikoanalizes,as nga studiuesit e sotem nga vjen motivi i pushtimit te njeriut nga e keqja qofte ne raporr me te tjeret qofte ne raporr me veten si pushtim nga semundje e caktuar.Te thuhet se magjia e zezê nuk ekziston shpreh me shume deshiren per pozitivitet sesa qe fakton nje realitet.A mund te mohohet se ekzistojn jo sharllatan por kulte te organizuara qe fetë monoteiste dhe shkenca i quhan satanike,keta kan ndjekesit e vete qe mund te jene zyrtar me nam publik etj.Respekt per autoren Agim Mehmeti Viti
Pershendetje, per mu ky qrregullim egziston tek njerzit pa vetbesim ne vetevete se kta lloj njerzish shum xheloz dhe shum dembel me jeten dhe te arriturat e tyre minimale ne jet , prandaj duke mundu tju hedhin gjithmon fajin te tjerve per mos arritjet e tyre , ata mundohen te gjejn alternativa paranormale kinse i ka demtu magjia e zez qe ne fakt kjo nuk asht as pak me jeten reale,
Un ktu njerz mund ti quaj edhe pak te prekur nga narcisizmi , sepse narcisistet jan ata qe gjeth jeten e tyre jetojn me paranoja, duke e dit qe edhe narcisizmi asht nje lloj smundjeje Por per fat te keq ata nuk kan mundsin te sherohen dhe si pasoj e ksaj per mos tu qmemdur ata kan kto varianta si plane B per tju shmangur pergjegjesive te jetes dhe ndaj me te dashurve te tyre sepse ky lloj njeriu nuk e ka ndjenjen qe quhet dashuri , dhe si till fundin e ka shum te dhimbshem, ju flm per mirkuptimin e komentit tim .