Lirim Gashi, Prishtinë
KU PO NA COJNË PARTITË TONA PARLAMENTARE, ME POLITIKËN E TYRE POPULISTE, KONFUZE , DILETANTE DHE SHKOMBËTARIZUESE ?
Imagjinoni sa thellë është zhytur anija e ish-socialdemokratit dhe nacionalistit Albin Kurti në kënetën politike dhe ekstremiste islamike, kur deputetët ekstremistë islamikë që e quajnë veten “Home Kosova” bëjnë propagandë islamike në emër të Vetëvendosjes së tij, në çdo postim të tyre.
Mjafton të analizosh profilin e këtyre ekstremistëve të thekur islamikë për vetëm 5 minuta për të pyetur veten:
A ka ndryshuar motoja apo kauza e Vetëvendosjes nga bashkimi kombëtar me vëllezërit tanë shqiptarë nga Shqipëria në bashkim fetar me turqet dhe arabët nga mbarë bota?
A është shndërruar e ashtuquajtura Partia Socialdemokrate “Vetëvendosje” në Partinë Baf të Sadamit, apo edhe më keq, në “Partinë e Mashtrimit dhe Vetëmashtrimit”?
Ose unë nuk e kuptoj më botën, ose e ashtuquajtura “Vetëvendosje” është kthyer në “Parti të Mashtrimit dhe Vetëmashtrimit”, sepse ajo që po ndodh brenda saj në këtë kohë jashtëzakonisht të rrezikshme, nuk mund të shpjegohet me logjikë dhe sens të shëndoshë edhe nëse këtij fenomeni të rrezikshëm i qasemi me dashamirësinë më të madhe.
Deputetët e fshehur pas adresës “Home Kosova” kërcënojnë çdo patriot shqiptar të shqetësuar, që guxon të kritikojë islamin politik dhe shkombtarizues.
Kërcënimet e tyre janë po aq të qarta sa edhe qëllimet e tyre.
“Duam Baben”, thoshte Haxhi Qamili e haxhiqamilistët e tjerë në vitet e para të formimit të shtetit shqiptar me 1912. Nuk pajtohej me “sorren e zezë” (shqiponjën dykrenare) dhe e vajtonte pushtimin turk-osman, derisa e vranë atdhetarët shqiptarë…
Ndër të tjera ata thonë:
“Kushdo që ankohet se Turqia po ndërton vetëm xhami në Kosovë dhe vetëm fabrika në Serbi, do të bllokohet nga ne!
Çfarë duhet të ndodhë tjetër në këtë shoqëri të kërcënuar nga antivlerat dhe shkombëtarizimi, për t’ua bërë të qartë pushtetarëve dhe opozitarëve tanë të çoroditur, se jemi të kërcënuar nga një virus shkatërrues që po përhapet me një ritëm të paparë dhe që përfundimisht do të përshkallëzohet në një pandemi me pasoja të paparashikueshme ?
Ajo që e vërteton dyshimin tim për sabotim të përgjithshëm të shtetësisë kosovare nga të gjitha partitë politike parlamentare, është heshtja e opozitës, e cila kritikon Albin Kurtin aty ku nuk duhet, pra aty ku reputacioni dhe mbështetja e tij popullore rritet për disa për qind, por asnjëherë për bashkëpunim me islamistët politikë, ekstremistë dhe shkombëtarizues.
Pse?
Sepse kur ishte në pushtet ajo bashkëpunonte gjatë gjithë kohës me të njëjtën rrymë fetare ekstremiste dhe këtë bashkëpunim e vazhdon në të njëjtën masë edhe tani kur është në opozitë.
Ky argumentim, i dukshëm edhe nga avioni, e bën të qartë se sa shumë interesohen pushteti dhe opozita jonë për reputacionin dhe mirëqenien e popullit, për uljen e migracionit dhe për zhvillimin e vendit të tyre.
Përgjigja e saktë është:
Aspak!
Politika aktuale kosovare padyshim i meriton këto epitete:
E mjerë, e pabesë, e padrejtë, djallëzor, e neveritshme, analfabete, shkombëtarizuese, primitive, konspirative, dekadente, poshtëruese, shkatërruese, amatore, tinzare, kriminale, kuislinge, antivizionare, regresive dhe tradhtare.
___
* Autori është kryetar i Forca e Diasporës, me seli në Prishtinë.