ARKIVI:
5 Dhjetor 2024

Kosovë-Çmim Ervina Halilit për angazhimet për Arkivin e Gazetës e Ndërmarrjes Rilindja

Shkrime relevante

Blerim Metaj: Rrëfime nga lufta (2)

Blerim Metaj ___ Pranverë 1999: Për herë të parë pashë ushtarë të UÇK-së...

Gjenocidi i grekëve kundër shqiptarëve në Shqipërinë Juglindore

Dr. Nail Draga, Ulqin Me rastin e 110-vjetorit Kosta Papa Tomori, Barbaritë greke...

John Muzaki: Kronikë e shkurtër mbi pasardhësit e dinastisë sonë Muzaki

Kronika ose kujtimet e Gjon Musaçit (Ital. Giovanni Musachi) përbën tekstin...

Më në fund doli në shesh: Grupi Politik i kryesisë së Degës së LPK-së ka lëshuar komunikatat në emër të UÇK-së

Gjatë tërë periudhës kur kam qenë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm,...

Serbia, më e fortë se BE…!

Vuçiq: Nuk jam i interesuar ta njoh Kosovën e as t’i...

Shpërndaj

-Ervina Halili, laureate e Çmimit për Demokraci 2021 i ndarë nga  Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)/

-Rilindja uron Ervina Halilin me shumë falënderime e mirënjohje…/

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 4 Gusht 2022/ Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau Çmimin për Demokraci 2021 aktivistes, shkrimtares dhe studiueses së letërsisë, Ervina Halili, për angazhimin e fuqishëm në ruajtjen dhe mbledhjen e arkivit të shpërndarë të ish ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”.Në komunikatën e dërguar theksohet se, për disa vite me radhë, në mënyrë krejtësisht vullnetare Ervina Halili, ka vazhduar përpjekjet për rilindjen e “Rilindjes”. Ajo ka mbledhur materiale që dokumentojnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës intelektuale në Kosovë, ka shërbyer si ndërmjetësuese mes institucioneve për ruajtjen e arkivit, ka stopuar asgjësimin e shumë materialeve si dhe ka për synim të krijoj një hapësirë dinjitoze për ekspozimin dhe ruajtjen e arkivit të gazetës dhe shtëpisë së parë botuese në Kosovë “Rilindjes”.

RILINDJA – proteste 3 Maj-2005 – foto-Behlul JashariGjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se Ervina ka punuar për ta ruajtur memorien intelektuale dhe kolektive të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. “Harresa është e rrezikshme sidomos kur bëhet fjalë për identitetin kolektiv, sepse na zhduk themelin mbi të cilin jemi ndërtuar, i mirë apo i keq qoftë ai themel, e sidomos na e mjegullon të ardhmen tonë se në cilin drejtim duam të shkojmë ne si shoqëri. Kjo nismë e Ervinës ndihmon për të ç’mjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë dhe për të treguar se jo gjithçka ka filluar në vitin 1999 apo 2008, por ka rrënjë shumë më të thella”, ka shtuar Hoxha.

Arkivi Rilindja …Dërgimi në Arkivin Shtetëror të KovovësCeremonia e ndarjes së çmimit u transmetua në rrjetet sociale të KCSF-së dhe në televizionin Kohavision, së bashku me një dokumentar të shkurtë të realizuar nga KCSF, i cili tregon rrugëtimin e Ervina Halilit drejt realizimit të kësaj kauze.

Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre.

Ervina Halili e Behlul Jashari – 2 Dhjetor 2019 – Kino Armata PrishtineÇmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut.

Behlul Jashari – Rilindja  -Protesta brenda pallatit – germadhe 3 maj 2005Për më shumë detaje rreth nismës së Ervinës, ndiqni mini-dokumentarin këtu

 ***

Kryeredaktori i fundit i gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhe kryeredaktori i parë-themeluesi i gazetës së përditshme “Bujku” – gazetës së rezistencës, lëvizjes e luftës për liri e pavarësi me orientim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, që sfidonte ndalimin nga Serbia okupatore të gazetës së vetme të përditshme shqipe atëherë në Kosovë Rilinda, Behlul Jashari, uron Ervina Halilin me shumë falënderime e mirënjohje për punën e madhe që ka bërë për Arkivin e Gazetës Rilindja, edhe për digjitalizimin e bërë të gazetës “Bujku”, si dhe për digjitalizimin e gazetës Rilindja që do bëhet…

RILINDJA-proteste e 11 prillit 2005. Foto: Behlul Jashari

Arkiv – Gazeta Rilindja, 31 Dhjetor 2018: Edhe pjesë tjera të Arkivit të Gazetës Rilindja presin dërgimin në Arkivin Shtetëror të Kosovës

Pasditën e së enjtes së 22 shtatorit 2006 në Arkivin Shtetëror të Kosovës – Shtëpinë e madhe të dokumenteve, kryetari i këshillit Drejtues-kryeredaktori i gazetës Rilindja, Behlul Jashari, në takim me Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj dhe drejtorët Hamit Shala e Ruzhdi Panxha  kanë biseduar edhe rreth kompletimit të Arkivit të Rilindjes të dër-guar në Arkivin Shtetëror të Kosovës edhe me pjesët tjera të arkivit të gazetës tradicionale që ndodhen ende në Kompleksin Rilindja, ku Pallati 18 katësh është shndërruar në ndërtesë qeveritare. 

Në 29 janar 2007, kryeredaktori i gazetës deri në numrin e fun-dit, me një vendim të veçantë të Kryeministrit ka nënshkruar mar-rëveshjen e hartuar nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (tash Agjencia Kosovare e Privatizimit), e cila poashtu është nënshkruese, me Arkivin Shtetëror të Kosovës për dërgimin atje të gjithë Arkivit të Rilindjes, i cili edhe duhet të vlerësohet si edhe çdo pronë tjetër e Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare Rilindja për realizimin e të drej-tave të punëtorëve të saj.

Lidhur me këtë ka pasur edhe takime e komunikime tjera në vijimësi, edhe me institucione të tjera.

_____

Komunikatë për mediaErvina Halili, laureate e Çmimit për Demokraci 2021 i ndarë nga KCSF

Prishtinë, 4 gusht 2022Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau Çmimin për Demokraci 2021 aktivistes, shkrimtares dhe studiueses së letërsisë, znj. Ervina Halili, për angazhimin e fuqishëm në ruajtjen dhe mbledhjen e arkivit të shpërndarë të ish ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”.Për disa vite me radhë, në mënyrë krejtësisht vullnetare Ervina Halili, ka vazhduar përpjekjet për rilindjen e “Rilindjes”. Ajo ka mbledhur materiale që dokumentojnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës intelektuale në Kosovë, ka shërbyer si ndërmjetësuese mes institucioneve për ruajtjen e arkivit, ka stopuar asgjësimin e shumë materialeve si dhe ka për synim të krijoj një hapësirë dinjitoze për ekspozimin dhe ruajtjen e arkivit të gazetës dhe shtëpisë së parë botuese në Kosovë “Rilindjes”.Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se Ervina ka punuar për ta ruajtur memorien intelektuale dhe kolektive të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. “Harresa është e rrezikshme sidomos kur bëhet fjalë për identitetin kolektiv, sepse na zhduk themelin mbi të cilin jemi ndërtuar, i mirë apo i keq qoftë ai themel, e sidomos na e mjegullon të ardhmen tonë se në cilin drejtim duam të shkojmë ne si shoqëri. Kjo nismë e Ervinës ndihmon për të ç’mjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë dhe për të treguar se jo gjithçka ka filluar në vitin 1999 apo 2008, por ka rrënjë shumë më të thella”, ka shtuar Hoxha.Ceremonia e ndarjes së çmimit u transmetua në rrjetet sociale të KCSF-së dhe në televizionin Kohavision, së bashku me një dokumentar të shkurtë të realizuar nga KCSF, i cili tregon rrugëtimin e Ervina Halilit drejt realizimit të kësaj kauze.Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre.Çmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut.Për më shumë detaje rreth nismës së Ervinës, ndiqni mini-dokumentarin këtu.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Përgëzime për çmimin e merituar studiueses Ervina Halilaj, e cila më angazhimin vetanak, më dëshirën e flaktë e vetëmohuese, pasionin, përkushtimin ndaj trashëgimisë sonë kombëtare siç ishte vlerë/ dritare e informimit politik, ekonomiko-shoqëror, kulturor, arsimor e shkencorë, shtëpi e punës dhe e shprehjeve të mendimeve ideore e politike në mënyra të ndryshme, herë më të drejtpërdrejta e herë më tërthorazi për të pasqyruar të drejtat, aspiratat, jetën zhvillimore të shqiptareve në shtetin e ish Jugosllavisë, mision të cilin e bënë jo më pak sakrificë e mund gjithë ata/o burra e gra të cilët punuan ndër vite në gazetën ”Rilindja”.

    Andaj, ky çmim është mesë i merituar për studiuesen znj. Halilaj, e cila çdo ditë e më shumë me kërkimet e saja po e vë në pah peshën historike që e kishte gazeta ”Rilindja”.
    Shumë personalitete kulturo-shkencore që punuan në këtë institucion të shenjtë për shqiptaret që jetuan në ish Jugusllavi e patën këtë dritare për ti shpalosur pikëpamjet, shpirtin dhe mendjen e shqiptareve .

    Urime znj. Halilaj!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu