ARKIVI:
10 Janar 2025

Paralajmërimi dhe vërejtja ime për Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin: Ndalojeni urgjentisht islamizimin antishqiptar të vendit!

Shkrime relevante

Derisa të dyshuarit për vrasje garojnë në politikë, ky vend nuk do të ketë qetësi

Halil Geci, Skenderaj Neve, si familje, gjithmonë kemi ngritur këto çështje të...

Dhimbje për largimin nga jeta të Behar Berishës, veteranit të UÇK-së

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë VDEKJA NUK TË RESPEKTON KURRË Vdekja nuk e respekton...

Rreth librit të profesorit Musa Sabedini: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”

Gani I. Mehmeti Musa Sabedini : ETIKA, MBUROJË E GAZETARISË PROFESIONALE, Botuar nga...

Trump premton një përgjigje të fortë

PËRGJIGJE PREMTIMI: Ja Trump dhe Trudeau të fotografuar së bashku në...

Trump për Putinin: – Dëshiron të takohet

Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan në Helsinki, Finlandë në...

Shpërndaj

Në foto: “Xhamia e Erdoganit” në Prishtinë, një projekt antishqiptar që gjithsesi duhet stopuar.
Lirim Gashi, Prishtinë
____
Pushtuesi humbë territorin e pushtuar në momentin kur fillon të cenojë dinjitetin njerëzor të pothuajse çdo individi të popullit të pushtuar.
Megjithatë, hapi i parë në cenimin e dinjitetit njerëzor është nënvlerësimi i forcës mendore dhe fizike, si dhe i cilësisë arsimore, edukative, kulturore dhe shkencore të popullit të okupuar.
Një vit në gjimnazin e përgjithshëm ushtarak në Beograd, në moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, më mjaftoi të studioja hartën mendore, kulturore, arsimore, fetare, shkencore, ushtarake, policore dhe politike të popullit serb, ndoshta më mirë se të gjithë kadetët dhe oficerët shqiptarë, gjatë gjithë kohës së shkollimit dhe punës së tyre në të ashtuquajturën Armatë Popullore Jugosllave.
Dhe më besoni, nuk jam aspak arrogant kur e them këtë, sepse vetë fakti që e lashë atë shkollë pas vetëm një viti, është dëshmi se për tre muaj e kuptova se si na shihnin dhe nënvlerësonin në atë kohë popujt e tjerë të ish-Jugosllavisë.
Na shihnin dhe nënvlerësonin ashtu si serbët atëherë dhe sot, nderim dhe respekt të pafund për individët e mençur dhe paqësorë që na trajtuan si njerëz atëherë dhe tani.
Megjithatë, ata ishin një pakicë aq e vogël sa kishin peshën e një peshku të vogël në një oqean të gjerë individësh dhe popujsh arrogantë, primitivë, shovinistë dhe klerofashistë.
Nga ana tjetër, nënvlerësimi i tyre, sado i padurueshëm për dinjitetin tonë njerëzor dhe kombëtar, ishte hapi i parë drejt lirisë sonë, sepse shkelësit e të drejtave tona elementare besonin se mund të bënin çfarë të donin me ne përgjithmonë.
Megjithatë, ne e dimë nga përvoja e kombeve të tjera të shtypura, se në fund nuk fiton gjithmonë e drejta dhe drejtësia, por vetëm mençuria.
Ne ishim padyshim me fat që patëm një strateg të urtë dhe largpamës të quajtur Ibrahim Rugova, i cili i vuri Serbisë dy këmbët në një këpucë, përmes zgjedhjes më racionale dhe më efektive të mundshme të vlerave njerëzore, kombëtare dhe universale me të cilat e veshi rezistencën tonë paqësore.
Sepse janë pikërisht këto vlera që na bënë partnerë të besueshëm të fuqive më të mëdha ekonomike, politike, demokratike dhe ushtarake në botë.
Pse mora si shembull kurdët, të cilëve u uroj më të mirat?
Sepse ata rezistencën e tyre të drejtë e veshën me ideologjinë marksiste, leniniste dhe staliniste, e cila nuk ishte e pranueshme nga fuqitë botërore as atëherë, as tani, kështu që nuk dha fryte.
Nga ana tjetër, rezistenca jonë paqësore dhe guerile ishte e frytshme, jo vetëm për shkak të heroizmit të padiskutueshëm të dëshmorëve dhe heronjve tanë të luftës, por mbi të gjitha për shkak të çmendurisë së Millosheviqit, ushtarët e të cilit e tepronin në çdo mënyrë me përdorimin e terrorit, forcës, dhunës, dëbimeve, masakrave, përdhunimeve dhe gjenocideve, kudo që shkilte këmba e tyre.
Nga ana tjetër, ne shqiptarët kemi pasur sukses atëherë, sepse Rusia ishte e dobët dhe Serbia e dobësuar nga rezistenca heroike e kroatëve dhe boshnjakëve.
Pse të mos e shfrytëzojmë këtë situatë të favorshme edhe tani, edhe pse ndërkohë ne vazhdimisht sfiduam dhe zhgënjyem besimin e aleatëve tanë të atëhershëm dhe aktual, sepse një pjesë e konsiderueshme e popullit tonë ra nën ndikimin fatal të rrymave dhe idoligjive klerofashiste, terroriste, shkombtarizuese, antiqytetëruese, antidemokratike, antiperëndimore dhe prolindore?
Si kryetar i Forcës së Diasporës për Kosovë, kërkoj sinqerisht nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, që për të mirën e tyre dhe për të mirën e popullit dhe shtetit që drejtojnë, të marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i prerë rrënjët liderëve, frymëzuesve, financuesve dhe organizatorëve të këtyre rrymave dhe ideologjive ekstremiste dhe terroriste, fetare e politike.
Është apeli më dashamirës dhe më paralajmërues që kanë marrë ndonjëherë, sepse nëse e marrin seriozisht, do t’i forcojë ata dhjetëfish më shumë në arenën politike dhe diplomatike ndërkombëtare për të mirën e tyre personale dhe për të mirën e popullit dhe vendit që drejtojnë.
Dhe më besoni:
Unë nuk jam arrogant nëse them, se di diçka që ata nuk dinë.
***
 Autori është Kryetar i Forca e Diasporës për Kosovën, me seli në Prishtinë.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Kurti dhe Osmanollja lane qendruar pothuaj nga 2/3 muaj ne Otomani, dhe aty i kane do borxhe Otomanve ……sepse ata nuk ta hjekin cullen pa pase nejh hesapogllu. Edhe Kurtoglu nuk tha rastesisht se Sami Frasheri apo Shemsedin Bey eshte SHQIPTARI ma i madh ne histroine e kom it SHQIPTAR, sepse Shemsedini eshte i pranueshem edhe per Erdoganin edhe per Naim Trrnafcin…..ndersa GJERGJ KASTRIOTI nuk guxohet te permendet nga Vjosudinja as nga Albinudini….sepse me 14 Musliman ne Parlament shkarkohesh prej qeveria.

    Me shnet i bajshit shaimijat dhe urime mesimi islamik ne shkolla SHQIPTARE……shkoi Darwini erdhie Darvinoglú..

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu