ARKIVI:
18 Nëntor 2024

Të urdhëroj, të jetosh!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë
Ndodh që në luftra të ndryshme, të përsëriten heroizma të njëjtë, në kohë të ndryshme, në vende të ndryshme dhe nga popuj të ndryshëm. Të tillë heroizma, sikundër do të tregoj më poshtë, lindin në momentet kur konflikti në luftime arrin në situatën më kulmore, ku gjasat tregojnë se vdekja e atyre që luftojnë është e pamundur të shmanget.
Por, të tillë heroizma ndodhin kur komandantët dhe gjithë ata që komandohen prej tyre e kanë parasysh përgjegjësinë dhe detyrën para formacionit, repartit, shoqërisë dhe Atdheut. Drejtuesit e këtyre formacioneve, pa treguar as frikë e as paburrëri, çdo hap dhe fjalë të tyre e konsiderojnë të rëndësishme; nuk dyshonë për vendimin që marrin dhe e çojnë atë deri në fund; nuk lëkunden, duke stimuluar kështu të gjithë të tjerët, por edhe vetveten.
-1- Ngjarja e parë, që do të tregoj, ndodh në dimrin e vitit 1941, në luftën kundër nazistëve gjermanë, gjatë mbrojtjes së Moskës, e cila tregohet në filmin “Kodra Melehov”. Në këtë kodër është vendosur një bateri artilerie kundër-tanke, e cila ndodhej në drejtimin e goditjes kryesore të divizionit tankist gjerman, tanket e të cilit po afroheshin në formacion luftimi, duke vjellë zjarr. Komandanti i baterisë, duke e vlerësuar drejt situatën dhe përgjegjësinë që ka ai dhe gjithë efektivi i baterisë, është i vetëdijshëm se edhe mund të vriten të gjithë, por armikun nuk e lënë të kalojë. Në këtë rast, kush do t’i tregonte popullit dhe historisë për atë qëndresë heroike të tyre? Ndaj dhe komandanti urdhëron: të rreshtohet efektivi në një rresht. Pasi rreshtohen, i pyet me rradhë se cili është profesioni i secilit: ata ishin shumica intelektualë si dhe me prfesione nga më të ndryshmet. Njëri prej tyre ndodhi që ishte shkrimtar. Atëherë ai jep komandën: “Gati-tu! Të gjithë jeni ushtarë të atdheut! Ju, shkrimtari, dilni nga rreshti tre hapa!” Dhe pasi ushtari-shkrimtar del para rreshtit dhe kthehet me fytyrë nga shokët, komandani e urdhëron: “Të urdhëroj të jetosh dhe të shkruash heroizmin e këtyre ushtarëve për mbrojtjen e kryeqtetit tonë!”
Dhe ushtari-shkrimtar e zbatoi urdhërin, e shkroi atë histori të tyre, e cila u ekranizua edhe në film artistik.
-2- Ngjarja e dytë ndodh tre vite më pas, në muajin korrik 1944; edhe kjo në luftën kundër nazistëve gjermanë, por në Shqipëri. Këtë ngjarje na e tregon vetë poeti Kolë Jakova, në një takim me rastin e muajit të letërsisë, në vitin 1965. Dikush nga ne skënderbegasit e pyeti se kur e kish kompozuar këngën partizane “Dalngadalë po vjen behari”. Dhe poeti tregon: “Në vitin 1943 familja jonë ndodhej e internuar në qytetin e Tepelenës. Duhet të ketë qenë muaji mars. Një ditë prej ditësh më thanë se më kërkonte një djalosh lab. Dola dhe e takova. Ai ishte një malësor i veshur me tirqe e me qylaf. Pasi u veçuam nga familjarët dhe banorët e tjerë që na rrethonin, nxorri e më dha një letër të shkruar me shkrim dore, duke më thënë se ma dërgonte Mustafa Matohiti (Hero i Popullit). E shpalosa letrën dhe po e lexoja. Mustafai më shkruante për betejën e Topanasë, në qytetin e Vlorës, e cila kishte ndodhur në tetorin e vitit 1942. Në fund të saj më kërkonte që mundësishtë të thurja e kompozoja një këngë për ata heronj. I premtova korjerit se do mundohesha t’ia plotësoja komisar Mustafait atë dëshirë, dhe I thashë djaloshit të vinte pas një ose dy javësh. Por, sikundër e dini, – bëri humor me ne skëndërbegasit poeti, – bë me kenë shkodran të tana i ban. Edhe unë fillimisht hartova tekstin, që ju tash besoj se e dini të tanë. (Shpërtheu nga ne një Pooo!, e madhe). Pasi e latova mirë e mirë tekstin, një ditë me diell mora mandolinën dhe u ula mbi mur të kalasë së Tepelenës dhe fillova kompozimin e këngës. Puna po më ecte mirë. Ndërkohë që unë i bija mandolinës dhe dielli po më ngrohte gjithnji e më shumë, shoh nji gjarpën që del nga gurët e murit dhe mbante kokën lart në drejtim prej meje.
U tremba, por nuk lëviza, dhe vijova t’i bija madolinës sipas kompozimit. Çuditërisht gjarpni nuk po lëvizte! E, po, kompozimi kenka boll i mirë, i thashë vedit, derisa i pëlqeu edhe gjarpnit. Pas do shtatë-tetë ditësh erdhi korjeri dhe ndejti dhe u vendos në shtëpinë e nji të afërmi të tij në Tepelenë. I thashë të merrte edhe ndonjë shok tjetër dhe të vinte prej të nesërmen në kala. Unë, ai dhe bashkëmoshatari i tij këndonim këngën e kompozuar prej meje çdo ditë së bashku. Brenda tri-katër ditëve ata arritën ta këndonin këngën shumë mire, ma mirë se mue. Por farkoi dhe aty nga fundi i javës bëhet një demonstratë në qytet, demonstratë për bukë. Në atë demonstratë morrën pjesë edhe këta dy djelmoshat labë. Për bela të dy ata djem i kapi karabinieria, i arrestuan e i çuan në burgun e Gjinokastrës. Me sa duket, kënga I kish trimërue edhe ma shumë. “A, ha, thashë me vedi, më humbi kënga!” S’kisha kujt t’ia mësoja tjetërkujt.
Në shtator të atij viti kapitulloi Italia dhe ne, si familje, u kthyem në Shkodër. Vëllaznit më kishin dalë partizanë. Dola dhe unë partizan. Në korrik të vitit 1944 mora edhe unë pjesë në çlirimin e qytetit të Burrelit, si pjestar i Brigadës së Pestë Sulmuese. Pasi mbaroi lufta për çlirimin e qytetit si dhe manifestimi me popullin e atij qyteti, partizanët u shpërndanë e po pushonin në periferi të qytetit. Kur, në një moment dëgjoj këngën teme: “Dalngadalë po vjen behari, / Dalngadalë po na vjen…”. Nuk e përmbajta dot gëzimin. U ngrita në këmbë dhe thërrisja me të madhe: “Urraaa! Kënga ime! Kënga ime!”. Partizanët që e këndonin pushuan këngën dhe më shihnin si të çmend; më kapin për krahësh e më çojnë te komandanti Brigadës, te shoku Shefqet Peçi, duke i thënë se ky partizani na u çmend, ne këndojmë, dhe ky thërret: “Kënga ime”. Komandanti, i cili më njihte se cili isha, por që nuk e dinte se unë isha edhe kompozitori i asaj kënge, më përqafoi, më puthi në ballë dhe pastaj u bë serioz, duke më urdhëruar: “Nga sot, të ndaloj të marrësh pjesë direkt në luftime në vijë të parë! Ti duhet të jetosh, që të shkruash e t’i këndosh heroizmit partizan!”. Dhe ashtu u ba. Ndoshta edhe do isha vrarë, por nuk më la komandanti të vritesha.”, e mbylli përgjigjen e pyetjes, shkrimtari dhe poeti ynë ynë i madh Kolë Jakova. ? Ngjarja e tretë, ka ndodhur në luftën kundër fashistëve serbë, në natën e 5 marsit 1998, në kullat e Jasharajve, në Prekaz të Drenicës, në Kosovë. Sikundër dihet, këto kulla u rrethua nga ushtria dhe policia serbe, përfshi edhe tanke, ku u luftua në rrethim 36 orë rresht nga i gjithë fisi I Jasharajve, burrat, gratë, djemtë dhe vajzat e Jasharajve, të cilët luftuan trimërisht dhe nuk u dorëzua asnjë prej tyre, derisa ranë të gjithë si heronj, 56 vetë, me përjashtim të djalit të Ademit, Lulëzimi dhe motra e vogël e tij, Besjana.
Në mesnatën e rrethimit Shaban Jashari, babai i Adem Jasharit, e thërret nipin Lulëzim Jasharin, djalin e Ademit, dhe e urdhëron: “Sonte të dalësh patjetër nga rrethimi! Të shkosh te dajët e tu dhe, kur të mbaroi lufta jonë, do njoftosh Refatin në Gjermani dhe t’i thuash: ne luftuam të gjithë, burra e gra, e mos të kenë dert, pasi serbi nuk mundi me prek me dorë askënd prej nesh.” Dhe Lulëlizimi e zbatoi urdhërin, doli nga rrethimi. Dhe Baca Refat më tregon: “Kur na thirri Lulëzimi në telefon dhe na tha se, përveç tij dhe Besjanës të gjithë u vranë, unë e pyeta, nëse serbi mundi me na prek kënd nga gratë dhe cucat; dhe, kur Luli na u përgjegj: Jo Bacë!, e harruam dhimbjen, ishim gati me ia marrë këngës.” Në të tilla raste urdhërmarrësi fillimisht heziton, ngaqë për momentin nuk e kupton se edhe urdhëri i dhënë dhe detyra e ngarkuar është pjesë e atij luftimi.
Dhe kjo ndodh ngaqë urdhërohet të mos luftojë, urdhërohet të bëjë atë që ai nuk dëshiron.
Por faktikisht, në të tilla raste, këta heronj shndërrohen në një urë që lidh ata që luftuan dhe u sakrifikuan për Atdheun, me brezat pasardhës, të cilët u bëjnë homazh këtyre qëndrimeve heroike.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu