Shkruan: Asllan Dibrani, Prishtinë
Në gjithë Kosovën janë organizuar manifestime te ndryshme për t`u dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës, që kanë ardhur në vendlindje për të shuar mallin me familjet dhe të afërmit e tyre. Roli i mërgatës shqiptare për trojet shqiptare ka qenë dhe ka mbetur shumë i fuqishëm gjithmonë , gjithçka që e kanë bërë e ka bërë në emër të përkushtimit për atdheun.
Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë!
Synimi i këtyre takimeve është bashkërendimi i aktiviteteve për ruajtjen e identitetit dhe organizimit të mirëfilltë diasporës shqiptare. Diaspora ta ndihmojmë vendlindjen në të gjitha sferat,ku ka nevojë si dhe t´i koordinojmë takimet tona në mërgim me bashkëvendësit më vendlindje. Mërgimtarët shqiptare në diaspora luajti rol me rëndësi në të gjitha periudhat e rëndësishme të historisë. Edhe tash e tutje ne diaspora shqiptarë duhet ta luajë rolin që i takon për t’u bërë një krah i fortë i çështjes sonë kombëtare edhe në fushën ekonomike.
T’i rikujtojmë opinionit se diskriminimi qe iu bë shqiptarëve nga ish pushtimi serb-sllav në Kosovë pa dallim u detyruan të emigrojnë me miliona njerëz në tërë boten . Ata dolën te përndjekur ,te leckosur e te diskriminuar. Ata iu kthyen bumerang ish Jugosllavisë me aktivitete të mëdha politike.
Ata nga punëtor krahu edhe me çekan në dorë sot u shndërruan në biznesmen, intelektual ,ekspert të gjitha fushave te ndryshme, qe kanë bërë emër në politikë, arsim , letërsi, sport, art figurativ, mjekësi, muzikë, teknologji, ekonomi etj.
Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve!
Ata sot kane hapur biznese të vogla, të mesme dhe të mëdha, që udhëheqin në ekonomi, administrata e fusha tjera të rëndësishme ne shtetet ndryshme të botës. Mërgata shqiptare, është strumbullari i lëvizjeve kombëtare për liri, pavarësi, identitet dhe mirëqenie të shqiptarëve, që përfundoi me Pavarësinë e shtetit shqiptar para 100 vjetësh. Ajo u bë prapë faktori vendimtar i lëvizjeve liridashëse për pavarësinë e dytë-Pavarësinë e shtetit të Kosovë.
Qeveria aktuale e Albin Kurtit është joshëse dhe tërheqëse për Mërgatën Shqiptare!
Pas shume vitesh përbuzje ,anashkalim ofendime dhe nënçmime nga qeveritë paraprake, Qeveria aktuale e Albin Kurtit është joshëse dhe tërheqëse me sinjale te ngrohta qe t’i afrohen atëdheut kontribute te mëtutjeshme në fushën ekonomike nga Mërgata.
Janë hapur fonde te ndryshme te Mërgatës u shndërruan në institucione të pazëvendësueshme për financimin e shtetit ne zhvillimin ekonomik. Tërë angazhimin e tyre e bënë kryesisht mbi baza vullnetare si dhe me shpenzime personale, por presim dhe sugjerojmë qe tani e tutje këto iniciativa te mos mbesin personale, por te përligjen dhe te kthehen ne organizim kolektiv e institucional në mbrojtjen e kapitalit të tyre me ligj.
Fluksi i mërgatës drejt atdheut institucionet e Kosovës i gjeti me gatishmëri!
Ne saje te këtyre aktiviteteve fluksi i mërgatës drejt atdheut , institucionet e Kosovës i gjeti me gatishmëri për ti pritur dhe uruar mirëseardhje , në tubime anembanë Kosovës duku u takuar me ta .Duke biseduar dhe shkëmbyer ide e projekte të reja .
Një tubim i tille u organizuar këto ditë edhe në Prishtinë në kuadrin “Karvani i Diasporës 2022”
Organizator të këtij tubimi ishin Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqi.
Një zëri Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla së bashku me ministren Alblulena Haxhiu dhe ministrin Elbert Krasniqit,theksoi se mërgata e ka dëshmuar vazhdimisht dashurinë dhe përkushtimin për vendin, së fundmi me përfshirjen e tyre në ndryshimin e madh të qeverisjes, dhe po ashtu vullnetin e shprehur që përkundër krizave globale kur godasin ato, mërgata kontribuon që ekonomia e vendit të gjallërojë në vazhdimësi.
Ata përmendën edhe faktin që gjatë qeverisjes aktuale Ministria e Drejtësisë po angazhohet në reformimin e thellë të sistemit të drejtësisë, po edhe në favorizimin e investimeve nga Mërgata.
Shumë aktivitete të organizuara nga institucionet për mërgatën, si Karvani i diasporës u bënë takimet në Kuvend, takimet nëpër ministri e mjedise publike, takimet në ngjarje kulturore koncerte etj.
As kryeministri Albin Kurti përkundër një agjende të ngjeshur ndërkombëtare e posaçërisht edhe për Kosovën ,ai gjeti kohen t’i takoj mërgimtarët t’u uroj mirëseardhje me sugjerime bashkëpunimi. “
Në fund, takimi u shoqërua me një koktej për të bashkëbiseduar më shumë me njëri-tjetrin.
Të pranishmit nga mërgata vizituan edhe zyrat e Ministrisë së Drejtësisë dhe ambientet ku punon kabineti i Ministres. Përbuzjet, ofendimet dhe anashkalimi i Mërgatës shqiptare nga qeveritë paraprake , po shndërrohen në dashuri e bashkëpunim me qeverinë aktuale të Albin Kurtiti!