Prof. Bajram Binaku, Pejë
Nana Fatë Paska bërë luftë kundër atyre, qe në pronën e saj paskan ndërtuar kishën, në vitin 1998, kur regjimi i Millosheviqit , akoma mbahej në piedestal. Nana Fatë kishte luftuar, plot 23 vite, deri sa më në fund,gjykata mori vendimin e plotëfuqishëm, të formes se prerë: “Kisha duhet të rrënohet, sepse, na qenka ndërtuar në pronën e Fate Orloviqit”. Ndërsa vendimet gjyqësore i paska pas injorue Dodiku, duke menduar se akoma është koha e Millosheviqit. Tani nana Fatë ndjehet krenare më vendosmërinë, qe kishte patur, gjatë luftës 23 vjeçare; ndërsa bashkëvendasit e saj në Bosne e Hercegovinë, po e konsiderojnë heroinë te guximshme. Kjo grue e fortë, paska qenë në shënjestër të çetnikëve, të cilët kishin vrarë pjesëtarë të familjes se nënës Fatë.
Në Kosovë u ndërtuan shumë kisha në kohën sa sundoj dhunshëm satrapi i ballkanit, Sllobodan Millosheviç. Me kujtohet një kishë e ndërtuar në hyrje të Pejës, afër rrugës për Prishtinë, po ashtu e ndërtuar në një pronë shqiptare. Kjo kishë ishte rrenuar pas lufte. Shumë foto u shkrepën mbi kupolën e kësaj kishe nga reporterë të Serbisë dhe të huaj, për të treguar “vandalizmin” shqiptar mbi kishat serbe. Kishën në fjalë e kishin bërë qindvjeçe të vjetër, me propagandat e tyre të ndyera. Në Prishtinë, po ashtu ishte ndërtuar një kishë, në përmasa madhështore, në tokën e Universitetit. Asnjë fjalë, asnjë padi dhe asnjë veprim, për rrafshimin e kësaj kishe politike, nuk u bë në Kosovë. Nese, ishte UNMIK dhe pastaj Euleks, pushtet ekzekutiv, përse nuk lëvizën këta njerëz, si përfaqësues të Universitetit, apo, politikanë, qe veç interesit të vet asgjë su vinte para sysh? Ate çka do të kishin mundur ta bëjnë, se paku, do të ishte, një padi në gjykatat ndërkombëtare.
As tani nuk është vonë, për një ndërmarrje të tillë, sepse, aty është uzurpuar toka e Universitetit, ku do të kishte mundësi, të ndërtoheshin objekte kulture, sporti e katedra studimi. Rasti i Deçanit, është rast i veçantë dhe shembulli ma i keq i legalizimit të tokës se falur, kishës, nga sistemi i Millosheviqit, nga gjykata kushtetuese. Kjo tregon nivelin profesionat dhe etik të kësaj gjykate, sidomos për kohën, qe po flasim. Në fshatin tim të lindjes, kishim kishën e të parëve të mi, e vjetër mbi 15 shekuj. Sudenica, kishte bërë luftëra të mdha, kunder barbarëve mongol dhe kishte mbrojtur këtë kishë. Mirëpo Serbia e Millosheviqit i kishte dhenë kësaj kishe, qe kishte, veç themelet, mbi një hektar tokë në pronësi. Para lufte, këtu kishte manifestime serbe në kujtim të Kosovës, si “djepi serb”!
Akoma as Institucionet gjeodete të Kosovës e as të Komunës se Istogut, nuk merren me revidimin e një vendimi të pa drejtë. Për fat të mirë, fshatarët e Studenicës të mobilizuar, patën penguar “pelegrinazhin” serb, duke u venë prita, qe mos të futën në fshat, para 3 vitësh. Raste të ngjajshme kemi gjithandej Kosovës.
Familje të tera nuk posedojnë tokën e tyre, për shkak të padrejtësive qe u bënë këtu. Unë apeloj, tek secili qytetar. qe të mesoj, nga Nëna Fatë dhe të kërkojë pronën e vet. Tani është koha e letrave jo e babës:”m’ka pas thanë baba, deri qatje n’koder i lejshim delet me kullotë”! E drejta mbi pronën nuk vjetrohet, përndryshe do ta pësojmë keq dhe na mbetët, në kujtime ajo thenija popullore: “Lash gjakun pa e nxjerrë, për një argat”!
___________________
Nis shembja e një kishe në Republika Srpska (evropaelire.org)