Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë
____
Para pesë vjetësh, dhe pakkush dëgjonte.
Turku… si turku… dhe ndarja e roleve.
” Për të shmangur fjalën plagosëse ” turk “, ishte gjetur myslimanizmi, një nga tri besimet kryesore në botës. “
Kadare “Mosmarreveshja”
Që ditën kur ushtria turke kryeulun si grue e vejë, la Shqipërine dhe u nis drejt Anadollit e deri me sot, turqit kanë ëndërruar kthimin, dhe njiherit edhe riroberimin e shqiptareve.
Por pas viteve ’90 -të kur liria solli dhe çoroditjen e madhe, drejt trojeve shqiptare u sulen, shtetarë turq e ideologe te neootomanizmit, turli tinzaresh e hafijesh, dumbabistash e gjithfare laperdharesh. Qellimi – te gerryenin kombëtarine shqiptare, te felliqnin kulturen tone, te banalizonin gjuhen e shenjte shqipe, dhe permes gjithfare lutjesh, mallkimesh,hilerash turke, te shkaktonin edhe perçarjen e madhe duke treguar se ombrella e shpetimit, eshte ajo Turqia, qe ” i do aq shume shqiptaret”, i do jo si shqiptare, por si turq myslimane.
Për të realizuar qëllimit e mbrapshte antishqiptar neoroberuesit otomane, kane mobilizuar e hedhur ne sulm lyshtra poshtanikesh mercenare, te cilet i kane maskuar edhe me emra shqiptaresh te shquar, e qe operojne permes webit me grupe gjoja kombetare e deri me emrat ” kastriot ” etj.
Para pak kohe pashe se nje poshtanik të tille me emrin “kastriot deçani” se ku kishte gjetur nje postim kallpë kunder At Gjergj Fishtes, Dom Ndre Mjedes dhe Luigj Gurakuqit, dhe e trumbetonte si zbulimin e shekullit, dhe per çdo argument qe shkruhej aty, thosh me nje gjuhe çatalle prej çakalli, (gjuha e shkruar prej tij ishte nje medet – ibret), se: “ti dashamir nuk ki kapacitet”.
Qëllimi i hafijes te maskuar me emrin “kastriot deçani” ishte te shpallte se ” gjuhen e shkruar shqipe e ka inspiruar e financuar sulltani, dhe se At Gjegj Fishta , Dom Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi e te tjere si ata, ishin veçse sherbetore te sulltanit turk dhe lepiresa”.
( Njerez ruhuni nga plehrat ! )
Edhe pse kjo rrenë për livadh është sa e trashe aq dhe banale, ka njerëz qe e marrin seriozisht, si prootomanistët, ashtu edhe proshqiptarët.
Se sa e ka dashur turqia dhe turqit gjuhen shqipe eshte e njohur dhe e dine edhe femijet. Ka me mijera e mijera fakte te ndalimit me terror te gjuhes shqipe nga turqit. Dhe ky ndalim behej kur lejohej dhe trimërohej edhe gjuha greke dhe ajo sllave. kur lejoheshin e financoheshin edhe shkolla greke dhe ajo sllave.
Kur diktohej se ne ndonje shkolle flitej shqip, veprohej si ne rastin e Koto Hoxhit , qe e ka pershkruar me aq ndjenje Sevasti Qiriazi- burgosje tmerruese. Dhe kjo jo ne vitin 1500, por pas viteve 1900.
Pas Kongresit te ALFABETIT nje nga shkrimtaret me te medhenj turq, Sulejman Nazif, i quajturi ” kolosi i letersise turke “, ne kulmin e zemerimit ndaj gjuhes shqipe dhe alfabetit latin, “qe ata shqiptaret kishin zgjedhur” , kishte shkruar disa artikuj kunder ” shqiptareve mendjemedhenj”.
Turku Sulejman Nazif perveç mllefit dhe smires, çuditej se si ishte e mundur që shqiptaret kerkonin te ringjallnin nje gjuhe qe pas ndalimit shumeshekullor duhej te kishte vdekur me kohe.
Megallomanise shoviniste turke, te shprehur permes turkut Sulejman Nazif, ju kundervu me nje leter te hapur studenti shqiptar Mustafa Kruja. Dhe dihet se Mustafa Kruja nuk ishte i krishtere. Por kjo s’kishte rendesi. Ishte shqiptar, nje shqiptar i ndritur.. Krejt ndryshe nga anadollaket e hapur e te maskuar me emra shqiptare te tipit “kastriot deçani”.
Ndokush mund te çuditet apo te dekurajohet nga neootomanistet turq te maskuar me emra shqiptare dhe qe flasin nje zhargon qe pretendojne se ështe shqipe. Hiç mos u dekurajoni. Nuk jane shqiptare, por turq. Safi turq, “kastriot” deçanogllu. Jane turq te dale nga funderrinat e kohes se mesme. I dalloni lehte, edhe pertej maskes se emrave. Shihni si e flasin dhe e shkruajne shqipen. Shihni mentalitetin e tyre.
Krejt siç i kanë portretizuar shqiptaret moti :
– Turq te pabese.
…
Ndarja e roleve…
Folësi, me një mjekër të zezë dhe surratzi, kishte mbi një orë që deklamonte duke interpretuar me duar, duke shtrëmbëruar fytyrën, shkulur mjekrën. Fliste e fliste. Se si në atë pjesë të tokës ( dar-al-islam), besimi ishte bjerrë e se robt e allah-ut të çoroditur nuk i faleshin allahut të madhnueshem, nuk i mbulonin gratë, pinin verë e raki, e në dhomat e tyre të pritjes mbanin portretet e atij tradhëtarit të profetit, atë bukëshkalin, kryengritësin, vrasësin e muslimanëve, që pat shpalosë aso kohe një flamur me një shkabë të neveritshme, si për inat të gjysmëhënës.
– Cdo gjë sot atje ku dikur ne kishim ngulur mirë këmbët për të kërcënuar Europën, është kthyer së prapthi, bërë lesh arapi, ndërsa kaurrët u kanë zënë frymën besimtarëve tanë, që dikur kishin mbrojtje njëzet pikat e përcaktuara nga Kalifi Omar
(pastë rahmet ).
Dëgjuesit me sytë e përlotur, kishin kapur leshrat, përdridhnin gishtërinjtë shtrembëronin nofullat duke mërmëritur me llahtar :
– Nëc – nëc – nëc, ah -ah, allah, – shyqyr që kemi lindur muslimanë.
– Në keto kushte, – vazhdoi pas pak folës, – ne duhet të rendim atje. Të sakrifikohemi, të mos lëmë birë miu pa u futur, Të veshim lëkurën e qëngjit, të shpërndajmë ndihma, të fshehim thonjtë, – dhe ai mblodhi gishtërinjte siç ben macja kur do te mos gërvishë.
– Do ta nisim dhe me mallkimin e atij tradhëtarit që atje e mbajne si më të madhin hero, gati-gati një gjysëm perendi, – tha njëri.
– Jooooo. Ulu ! – e urdhëroi ai me tërsëllimë. – Ne duhet të punojmë me mend, jo si ai hoxha i Shkupit që çdo të xhuma shante heroin e tyre. Gabim ! Ai nuk rrëzohet lehtë. Duhet të rrëzojmë të tjerët. Të gjithe Gjergjat e tjerë. Pastaj rrëzohet dhe Gjergji i Madh. Le të ndjekim mësimet e sulltanit të madhnueshëm Mehmet Pushtuesit kur mori Konstandinopojën. Ai kishte dërguar me kohë atje njerëzit e tij. Kishtë blere me flori drejtuesit e fesë. Jenadhi, çdo ditë gjatë oratorisë së tij dhe lutjeve , thoshte se ” Më mirë do të ishte në Kostandinopojë çallma e Sulltanit se mitra e Papës. Ajo dinakëri bëri të mundur pushtimin e qytetit, dhe jo KERKAPORTA, që dikush e kishte “harruar” hapur.
Ne do të sundojme përseri atje kur të kemi qorrollepsur miletin, kur të kemi mashtruar, e pastaj frikësuar çdo rob allahu. Kur sejcili prej nesh do të luajë si duhet rolin e tij…
– Rolin.. – pyeti dikush nga salla.
– Po, po rolin. Ja psh ti Mahmut, që sot e tutje nuk do të mbash më këtë emër kaq kundërmonjës. Jo, do të kesh një emër te mallkuar. Pikërisht ” kastriot”. ta zëmë, do të thuash se je nga Deçani, nga është ai kryevezri i vendit që na ka quajtur ” flliqanat me mjekër”.
Dhe ti mahmutie, qysh tash do të heqësh atë emër që mban erë të këndshme arabie, dhe do të marrësh emrin e asaj kaurres “donika kastrioti”.
Do bëni sikur shkriheni për Gjergjin, atë bukëshkalin, dhe do sulmoni gjithë gjergjat e tjerë. Bie fjala, Gjergjin e Alfabetit të kaurrëve e të Lahutës . Shpifni për të. Shajeni. Përbalteni. Thoni se ishte një lëpirës i Turqve, dhe paguhej pej tyre të shante e mallkonte sllavët. Le të mos zgjatemi sejcili prej jush i ka të përcaktuara deri në detaje detyrat.
Për ata qe ju dallojnë e ju tregojnë me gisht, bashkuhuni dhe
sulmoni në grup, sipas strategjisë së hijenave.
Mundohuni ta tallni, ta nervozoni. Mos harroni ti thoni se: “ti ski kapacitet”.
Pastaj hidhuni në degën tjeter, që ai t’ju ndjekë, pastaj si një majmun kërceni në një tjetër pemë, më tej zbrisni në toke dhe ngjituni në hurmën tjetër, e prej atje urinoni e hidhni përgërat që ndjekësi të ikë i çmeritur nga era juaj beduine.
Dhe tani nisuni…
Yxhym !