Nga: Fahri Xharra
“Në daljen e parë të komisionit hartues, profesor Paskal Milo tha se ka boll fakte të reja që do të përfshihen në tekstin e ri.
“Do të fillojmë me një fakt historik të panjohur, që ka të bëjë me Mid’hat Frashërin, i cili në 1-3 maj 1944 ka takuar Napoleon Zervën, një nga përgjegjësit kryesorë të shfarosjes së popullsisë çame. Kryetari i Ballit Kombëtar është ulur në bisedime me të për të bashkëpunuar në kohën e luftës”.
Ky i ashtuquajturi “fakt historik”, përbën një “zbulim” dhe një “lajm” për Paskal Milon, ndërkohë që sipas mendimit tim, është një tendencë politike e tij, sipas tipologjisë së propagandës së dikurshme komuniste, që paradamkoste personalitete historike për t’i njollosur dhe asgjësuar mandej”.(U.B)
Kështu mendohet të rishkruhet historia ? 2000 faqe, 2 vjet, 15 akademik dhe 1 milion $
A jemi të vetdijshëm se çka janë duke na përgatitur këta akademik të cilët që 30 vjet mirren me politikë pa as një fryt akademik nga historia jonë?
E dini që historia e jonë disa mijëra vjeqare qanë dhe vajton që ka rënë në duart e këtyre ” akademikëve”?
Serbët vetëm per shtrembërimin e historisë së Kosovës i kanë shkruar në 20 vitet e fundit mbi 400 libra. Po këta të mjerë, çka shkruan?
Kosova ka probleme historike me serbët për tashëgimin e saj, dhe këta kapen tani me Mid’hat Frashërin dhe e rehabilitojnë Venizellosin që kreu krime mbi çamēt.
Para ca kohesh ishte aktuale shpërndarja e lekëve nga Greqia për gazetarët e mediumeve të ndryshme të Shqiperisë, do me thënë shitja e vetës tek grekët.
Fort po dyshoj që edhe ky 1 milion dollarësh mos është grek.
Nuk e dimë përbërjen e të 2000 faqeve, por është shumë udhërrëfyese që parat janë greke pasi që nuk do të shkruhet asnjë fjalë për pellazgët dhe do të rehabilitohen krimet greke mbi çamët.
Grekët ende e kërkojnë Vorio Epirin , akademikët dhe politikanët heshtin.
Kur do të jë Shqipëria e zonja që së paku me libra të mbrojë historinë e saj ?
Fahri Xharra 06.06.21
Gjakovë