ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Premtimet e harruara!

Shkrime relevante

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Kryeministri Albin Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri Special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Eirik Nestås Mathisen

Prishtinë, 14 nëntor 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot...

Shpërndaj

Florim Zeqa 

Jam nga ata që për 10 vite rresht e kam kërkuar ndryshimin duke e kritikuar ashpër klasën politike në pushtet dhe opozitë. Nuk i kam ndarë në kritika opozitën nga pozita, për shkak se pushtetin e kanë pasur vijë ndarëse, e jo interesin e qytetarëve. Klasa politike e pasluftës dallon për nga ngjyrat partiake, por jo edhe për nga çasja e qeverisjes me shtetin!

Gjatë rrugëtimit tim 11 vjeçar e më shumë në fushën e gazetarisë dhe publicistikës kam pasur  mbështetje të vazhdueshme në kërkesat për ndryshime politike, por njëkohësisht kam hasur edhe në pengesa të mëdha. Kam përjetuar sharje dhe fyerje, ofendime dhe kërcënime të llojeve të ndryshme, por, për asnjë moment nuk jam ndalur nga qëllimi fisnik i ndryshimeve substanciale dhe përmbajtësore në vendin tim.

Nuk jam ndalur sepse i besoj idealit tim dhe jo vetëm, u besoj njerëzve të sinqertë dhe atdhedashës të vendit tim.

Viteve të fundit kërkesat e mia ishim më të qarta dhe më të kristalta

Madje para zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021 e shpreha hapur kërkesën time para elektoratit kosovar, për bojkotim të zgjedhjeve nga qytetarët (mërgimtarët) e Kosovës. Edhe pse kjo ishte kërkesë e parealizueshme, isha i bindur se rrotacioni politik që po përgatitej nuk ishte i duhuri për shtetin e Kosovës, e aq më pak për qytetarët.

LVV si pjesë përbërëse e skenës politike dhe e zhveshur tërësisht nga programi i saj fillestar, me orientim të paqartë politik dhe anëtarësi të ricikluar, jo vetëm që nuk paraqet ndryshim, krijon disbalanc politik me aleatët, për çka mund të rrezikojë seriozisht raportet me sponsorizuesit e lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë!

Të ndryshoj çasja jonë ndaj ndryshimit politik

Nuk ndjehem keq nga kritikat dhe as nuk frikësohem nga kërcënimet, sa ndjehem keq nga mashtrimet dhe prapaskenat e atyre që ua hapa zemrën!

Keq nga fakti, se ata që më mbështetnin në kërkesat për ndryshime, mendjen e kishin pasur diku tjetër! E kishin pasur tek pushtetarët e rinjë, gjegjësisht tek Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, dy figurat kontraverse, njëri i ekstremit të majtë, kurse tjetra e ekstremit të djathtë!

Sikurse njëri (Albini), edhe tjetra (Vjosa) i tërhoqën votuesit me premtime për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të nepotizmit dhe dukurive tjera negative.

Përderisa Albin Kurti premtonte (mashtronte qytetarët) për reciprocitet me Serbinë dhe se nuk do ta ketë dialogun prioritet të parë, Vjosa Osmani e mashtroi elektoratin rugovian me premtimin se do ta formojë partinë e saj duke u thirrur në listën inekzistente “Guxo”!

Pas akomodimit në karrikët e ngrohta të pushtetit, sikurse njëri, edhe tjetra i harruan premtimet elektorale! Albini e harroi reciprocitetin me Serbinë, kurse Vjosa e harroi slloganin “Guxo” dhe partinë e premtuar!

Sikurse ndodhi shkrirja e “Listës Guxo” në listën e Vetëvendosjes, u shkrinë dhe u treten në ngjyrë të kuqe edhe Donika Gërvalla, Haxhi Avdyli, Faton Peci dhe disa figura ngjyrë “blu” të Lidhjes Demokratike të Kosovës!

Këto janë vetëm rezultatet e para të “ndryshimit” të listës “Guxo”! Gjatë rrugëtimit me LVV-në do të ndryshojnë akoma më tepër, saqë do t’u zhduket çdo gjurmë e të qenurit në LDK!

LVV si pjesë përbërëse e klases politike të pasluftës, nuk ka si të jeni ndryshe nga pushtetarët paraprakë. Ngas as kjo nuk do të largohet shumë nga nepotizmi dhe klientelizmi partiak, nga punësimet familjare dhe partiake, nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Përkundrazi, fare lehtë mund të shënojë kulmin e keqeverisjes së pasluftës në Kosovë!

Disa opinionist, me (pa) të drejtë etapën e pasluftës po e ndajnë në tri “epoka”; 1) epoka e Rugovës, 2) epoka e Thaçit dhe 3) epoka e Kurtit!

Ndaras apo së bashku, Hashim Thaçi dhe Albin Kurti nuk mund krahasohen me Ibrahim Rugovën dhe atë për shumë arsye!

Ibrahim Rugova e ka kryer të veten, ka shkuar në përjetësi dhe ka hyrë në histori si themelues dhe arkitekt i shtetit të Kosovës. Hashim Thaçi si lexues (por jo hartues) i Deklaratës së Pavarësisë së 17 shkurtit 2008, kurse me Albin Kurtin do ta përfundon etapa e parë e shtetndërtimit.

Me qeverisjen e Albin Kurtit do të përmbyllet etapa eksperimentale e shtetndërtimit dhe pas saj do të fillon etapa e dytë e shtetndërtimit dhe e konsolidimit të Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.

Etapa e tretë kur do që të ndodhë, pas 10, 20 apo 30 vjetësh…, do të jetë etapa kulmore e zhvillimit ekonomik të dy shteteve shqiptare e cila do të kurorëzohet me integrime mbarëkombëtare, gjegjësisht të unifikimit të shqiptarëve në një shtet të përbashkët.

Përgjatë qeverisjes së Albin Kurtit, si individ apo si shoqëri njerëzore në përgjithësi duhet të kontribuojmë në të mirë të vendit dhe qytetarëve, duke mbështetur çdo iniciativë të shëndoshë dhe për të kritikuar ashpër çdo veprim të papërgjegjshëm të pushtetarëve aktualë dhe opozitarëve të dalldisur pas pushtetit.

Unë sikurse deri më tani, edhe në të ardhmen, me tërë qenjen time do të angazhohem për ndryshimin substancial dhe përmbajtësorë përmes një alternative të re politike, me gjak të pastër kombëtar, me njerëz të guximshëm dhe atdhetar që janë të gatshëm të punojnë për shtet dhe atdhe, qoftë nevoja edhe pa asnjë kompensim material nga shteti, derisa ta bëjmë Republikën e Kosovës shtet të barabartë në aspektin ligjor dhe social, pa privilegje dhe pa diskriminime personale.

Do të angazhohem për një shtet të lirë dhe demokratik në kuptimin e vërtetë të fjalës, ku qytetari e ndjen veten të barabartë në shoqëri pavarësisht bindjeve politike dhe besimit fetar, ndërsa politikanët në majat e shtetit të ndjehen zyrtarë të thjeshtë në shërbim të qytetarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu