Shkruan : Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
Pse Albin Kurtit po i funksionojn taktikat ?
Sepse koka e tij ,e zhvesh njeriun nga të gjitha dukurit e tij natyrore, e zhvesh njeriun nga të gjitha emocionet e tij shpirtërore , e zhvesh njeriun nga pritja se çfarë ishte dikur para Hashim Thaqit dhe Isa Mustafës, dhe e bën të duket ” xhenaze “, pa pasur derë e derma , pa duar dhe pa këmbë,pa fuqin e tij ”razumesh sêrbski ” , dhe pa qeshjen e tij cinike , siç dukej sot Presidenti i Serbis Aleksander Vuqiç .
Ik, ik e mos debato ,merre vetën me të mirë ,e sillu kah dardha e Ahmatit !
Sot.
Fytyra e tij , e kishte nuhatur erën e keqe që po i sillej atij dhe popullit të tij , as edukatë nuk tregoi kur bashkëbiseduesi Borrel ia zgjati dorën,ishte dyshues dhe me hund të përvluara ,tepër i acaruar ,saqë po të kishte fuqi sot do ti ngjante paramilitarit ,e viktimat do të ishin njerëzit përrreth tavolines .
Lodhja e tij e rënduar kishte emrin frikë,dorëzim andaj edhe braktisja e bashkëbisedimit në Bruksel ishte momenti më i ultë që e bën një President . Sidoqë ti drejtohet tash popullit të vet ,i ka veç dy mundësi:
Dorëzim si Sllobodan Millosheviqi ose vetëvrasje.
Vuan i gjori!
Kur e kishte fuqin për të shantazhuar Hashim Thaqin -guximi i tij kishte emër dhe peripeci të hareshme.
Kur kishte pushtet mbi këta “ishat tanë”, buzëqeshjen e kishte haparesh.
Sot nuk i besonë as hijes së vet.
Ende sillet me kokë por i ka humbur koka.
Aleksandër Vuqiç i trajtonte shqiptarët deri sot si “njerëz me bisht”.
Sepse e ndante popullin shqiptar, në popull me def dhe popull me bisht .
E bishti i Albin Kurtit sot zotron fuqin e lojës së shahut: Mat.
Çfarë e mundon!
Kur Aleksandër Vuqiç nuk e zotron bashkëbiseduesin ka t’kurrje. Sot për sot as Putini nuk është i friksuar për humbjet dhe viktimat që ia shkakton Ukraina. Sa është i frikësuar Vuqiç.
Duke u munduar të sillet trim e të mos bëj gabime – popullin e Serbisë e ka kthyer në popullin më të shkrumuar në ballkan, e ka kthyer në mesjetë..
Derisa Albin Kurti punoi – taktikat e tij morën hov dhe besim, tash për tash është amerikanizimi më i fortë në Evrop.
Kush thotë se Albin Kurti: Asgjë nuk ka punuar!
Armiku i brenshëm në Kosovë.
Albin Kurti po ndërton bazën e këtij shteti ,aty ku e la Ibrahim Rugova ,Albini po ia vë kulmin.
PS:
Një njeri i fortë ,i pa shantazhuar, i ditur ,jo i kushtëzuar, siç është Kryeministri jonë ,flet hapur dhe e kërkonë atë që për 22 vjet ish pushtetarët tanë i humbën në tavolinë.
Shumë bre po më vrasin këpucët!