ARKIVI:
29 Prill 2025

    Gazetarët ukrainas marrin çmimin e medias nga Frit Ord

    Shkrime relevante

    Parti e tjerrur, …me lesh të dredhur !

    Afrim Caka, Gjakovë PARTI E TJERRUR VEÇ ME LESH TË DREDHUN… Një letër...

    Dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja e islamit nga shumica e shqiptarëve, mund të ndodhë më shpejt sesa mendojmë!

    Ardian Jezerci Shpresë për Kosovën: dinamikat e ndryshimeve shoqërore dëshmojnë se braktisja...

    Seancat vazhdojnë, Kuvendi askund!

    Florim Zeqa Paaftësia e opozitës për të bërë qeverinë, po e bllokon...

    Gjerasim Qiriazi dhe shkolla e parë shqipe për femra

    Nga: Dilaver Goxhaj, Tiranë     Këtë shkrim ia dedikojmë rilindasit Gjerasim Qirjazi,...

    Shpërndaj

    Fotoreporteri Jevhen Maloletka (në foto) është një nga fituesit e Çmimeve të Mediave të Lira të këtij viti, që jipet nga Fritt Ord dhe zeit-Stiftung. Fotoja u mor nga një tjetër laureat. Foto: Mstyslav Çernov / AP / NTB

    Fotografët, gazetarët dhe mediat ukrainase marrin të pesë çmimet e mediave në Çmimet e Mediave të Lira të këtij viti, për përpjekjet e tyre në mbulimin e luftës në Ukrainë.

    Laureatët ukrainas janë fotografët Mstyslav Chernov dhe Yevhen Maloletka, gazetarja dhe autorja Nataliya Gumenyuk, gazeta online Zaborona, korrespondenti i fotografive dhe videove Andriy Dubchak dhe gazetari Vladyslav Yesypenko, i cili tani është i burgosur politik në gadishullin e Krimesë të pushtuar nga Rusia.

    Çmimet janë një mirënjohje e përpjekjeve të tyre për të dokumentuar vuajtjet dhe sfidat me të cilat përballet popullsia ukrainase për shkak të shkatërrimit dhe krimeve të luftës të kryera nga trupat ruse, pohon Fondacioni Fritt Ord.

    Ka gjithashtu një njohje të veçantë për “rregulluesit” në Ukrainë që ndihmojnë korrespondentët ndërkombëtarë.

    Çmimet e Mediave të Lira për Shtyp (Free Media Awards) , janë caktuar për gazetarët nga Evropa Lindore dhe jepen nëpërmjet një projekti bashkëpunues midis Fondacionit Fritt Ord në Norvegji dhe Fondacionit ZEIT në Gjermani.

    Ceremonia e çmimit do të mbahet në Institutin Norvegjez të Nobelit të hënën më 17 tetor 2022.

    ___

    • Frit Ord e ka kuptimin Fjala e Lirë

    K O M E N T E

    SHKRUAJ NJË KOMENT

    Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
    Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu