ARKIVI:
17 Nëntor 2024

Si e shpërdoruan prontistat kombin dhe pushtetin?!

Shkrime relevante

Broçkullat e Albin Kurtit, trimërim për neootomanët…!

Belisar Jezerci, historian ____ Deklaratat e kryeministrit Kurti në medrese "Alauddin" në Prishtinë,...

O Stano, zëdhënësi i Serbisë, Kosovës nuk ka çka t’i duhet integrimi europian “me Serbi” brenda saj!

Gani I. Memeti Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve...

Lirim Mhehmetaj dhe fjalori i tij trashaman…!

Afrim Caka, Gjakovë ___ …SE MOS E KA PARË DIKUSH TË JETË SKUQUR...

Popesku, turpi bije mbi ata që në shtëpinë e vet i sulmojnë mysafirët…!

Gani I. Mehmeti Në minutat shtesë, tifozët vendas nisën thirrjet raciste, me...

Shpërndaj

Afrim Caka, Gjakovë
Të na rrofsh o Enver Hoxhaj i Pdk-së.
O Dielli ynë, që shkelqën e digjesh për popullin tënd të mjer! Kur del zotrote në TV, fëmija qeshin e lodrojnë, gratë lumturohen, e burrat dredhin mustaqet, gjith gaz e shpresë, se në darkë do tua rrahin dubekun grave të tyrë, ashtu siç Ti Shkelqësia jonë, ja rreh gjithë kënaqësi e deshirë popullit tënd të shumëvuajtur!!! E femijët, të frymëzuar prej aktit tënd heroik, vrapojnë gjithë gëzim e krenari, dhe hapin kapakët e pusetavë, ashtu si ty, që hapë kapakun e tankut të Hashimit, dhe derdhë brenda tij, flakë dhe zjarr!!
Liria që japin prontistat është liria skllavërisë me disa lloje politikanësh që të dhunojnë në vazhdimësi nderin, dinjitetin, familjen dhe të ardhmen vendit tonë. Përshkak të pushtimit të pushtetit, Fati do ta braktiste edhe një herë popullin shqiptar, por edhe do ta shtynte atë të ngrihej në revolt kundër zullumçarëve, e parë më nga afër, përmbante mundësite më të forta e më bindëse për t’i dhënë fund vuajtjeve të Dardanisë. Mirpo, shkaku i kësaj do të jetë më i lehtë të kuptohet, nëse kujtojmë sesa në mënyrë të janë kushtëzuar disa defekte në zhvillimit psikik të Enverit e Albeharit nga të metat fizike të trasheguara nga e kaluara.
Këta të PDK-së përse nuk mund ta ndalojnë rënien e tyre? Politika dhe dhuna e opozitës. Një gërmadh politike ka ndërtuar parti politike me fosile të vjetra antishqiptare – të cilët nuk kanë kauza, nuk kanë kërcel ideologjik e politik, nuk kanë kërcel kombëtar e moral. Menduam se ishit pleh, na dolët pesticide e kancerogjen në parlamentë.
Krimi antishqiptar dhe faji i tyre politik nuk mbaron me kaq. Kësaj rruge ku janë duke shkelur, këta do t’i shkojnë deri në fund jo sepse nuk dinë tjetër, jo sepse nuk kanë zgjidhje tjetër, sepse nuk duan duan tjetër zgjidhje. Këta e kanë bërë gjithçka me ndërgjegje e vullnet të lirë, pa mëdyshjen më të vogël, edhe pse tashmë janë të vetdijshëm se kanë dështuar plotësisht. Po ata nuk janë ne dhe në fakt janë pjesa jonë më e keqe. Fatkeqësisht, dështimi i vërtetë nuk është vetëm i tyre, por edhe i mbarë votuesve të tyre. Mirëpo uria e tyre për pasuri është kaq e madhe sa nuk duan të heqin dorë nga pushteti derisa ta shtrydhin e përtypur madje edhe eshtrat e shtetit e të kombit tonë.
Enver Hoxhaj dhe Albehar Tahiri thërrasin për orë të tëra emrin e shefit të prontos. Ai ishte një dijetar i madh, duke duart trokitur si të hipnotizuar: “Duamë babën e pushtetin”.
Rebelët po marshonin në një kortezh të gjatë me kuajë të verbër: gjeneralët e Debelldes, Çakorritë, Gylenistëve me dekoratat e tyre, uniformat me gjyrë të zezë, kapelat me pendë struci, pazmoret e Don Kishotit, shpatat dhe mamuzët, ndërsa zotrit në karrocën e tyre, të veshur dhe të ngjeshur, e rrethuar nga ushtarët e korrupsionit e të krimit të organizuar, dhe nga pas vinin akoma më shumë uniforma me “shajkaça” në kokë. Ata do të kishin dashur akoma të ishin pjesë e atij kortezhi mortor. Kjo i ngjante gjynjizimit dhe shkatërrimit të Dardanisë. Në fillim Dardaninë e kishin gjynjyzuar, pastaj e shkatërruan duke e coptuar plotësisht.
A mos vallë kjo ndodh sepse ne si “milet” jemi shumë të pandjeshëm për të qenë të vetëdijshëm për shtetin që po digjet, qoftë kjo shtëpia juaj, e imja apo brezave që do të vijnë pas? A mos ndoshta kjo ndodhë sepse neve nuk na ka mbetur më ndjenja kombëtare? Mos ndoshta të gjitha ndjesitë dhe pasionet tona të thella janë shuar, përdorur, shpenzuar për gjëra pa rëndësi e hajdutëri?
Mos ndoshta zullumçarët janë bërë të pashpirt, duke i shpenzuar energjitë, dhembshurinë dhe mirkuptimin për gjëra si coptimi trojeve, dhe tashmë popullin e kanë rraskapitur? Populli nuk ka më besim tek tregtarët e trojeve sepse i keni dhënë çdo gjë armikut edhe coptimin e Mitrvicës, na i keni marrë dhe shkatërruar çdo gjë, prandaj tashmë populli është i pandjeshëm i plogësht dhe mospërfillës ndajë atdheut. Kishin shpenzuar aq shumë energji e kotë për t’u marrë me Albinin e Vjosën, që herë shfaqeshin si çmitizues, herë si patriota të rinj e të vjetër, Zoti e dinte çfarë.
Çfarë nuk shkon me njerëzit e PDYS? Kur janë shumë të korruptuar, ata e fillojnë me shpresa tepër të mëdha kthimin në qeveri, me shumë entuziazëm dhe përplasjes, por me kalimin e kohës këta duket sikur shterojnë; ambiciet e tyre zvoglohen, bëhen të pakuptimta, ata duan me çdo mënyrë të bëhen të njohur në parlament. Fizikisht ata në çdo mënyrë mundohen të bëhen te bërthama e tyre në klishetë e rëndomta, prej kohësh – të shitur, të blerë, shitblerë, ndërsa mendërisht PDYKYCAT bëhen më të plogsht dhe më të ligë si Enver Hoxhaj dhe Albehar Tahiri kishin zgjedhur pikërisht vdekjen e kësaj qeverie të fundit.
Dhe kjo nuk është ndonjë metaforë.
Teza e përplasjes antishqiptare ka filluar të qarkullojë në vitet e para e pas luftës, pas lindjes të rendit robërues serbo – malazez të lindur që nga Lufta e fundit.
Formula ishte shfaqur në një nga zyret e PDK-së të udhëhequr nga Dr. i mushkonjave Enver Hoxhaj mbi rrënjët e zemërimit pronto; por nuk ishte hera e parë që Hoxhaj përdorte këtë koncept antiqeveri. Ishin thjesht shqiptarofobë të sëmurë, që kërkonin çdo ditë vjega për të vetmën xanxë të jetës së tyre: dëmtimin me çdo kusht e në çdo rrethanë të kombit të vet. Pas zgjedhjeve të këti viti 2021, kishte folur ndërkaq “për revoltën e partisë së PDK-së kundër impaktit eksploziv të qytetërimit dardanë që, duke filluar që nga zgjedhjet, ka dislokuar për ta tronditur rëndin e ri. Dy përtagonistët kryesor të tezës së përplasjeve në parlament duke u bërë tashmë përqarës dhe destabilizues me anë të gënjeshtrave e shpifjeve:
“Hoxhaj nga njëra anë dhe qytetërimi provincial i Albehar Tahirit”.
Deri më tash ia kanë arritur ta vënë në zbatim projektin e tyre skllavërues dhe ia kanë dalë mbanë me të gjitha forcat e tyre propagandistike. Pavarësisht asaj që këta iu thonë përmes veglave të tyre mediatike, analitike, politike, propagandistike e me radhë, e vërteta është shumë e hidhur. Këta kanë dështuar plotësisht si parti në ndërtimin e një shoqërie normale njerëzore, në të cilën shqiptari të jeton me punë, me nder, me dinjitet, me vlera, me shpresë e me sigurinë që meriton.
Kanë dështuar tërësisht. Por këta zhvatës duan që fajin të na e lënë në derë ne, popullit, karakterin e vlerave dhe veçantive tona. Ne e dimë se cilët janë dhe ne e dimë se cilës çorbë etnike e partie “kriminale” janë këta të pabesë. Këta duan që të gjejnë rrugëzgjidhjen e tyre nga një qorrsokak politik duke na shtyrë edhe në “luftë vëllavrasëse”, përplasje e shkretim vetëm e vëtëm që të garantojnë mundësinë që ata dhe pjella e tyre të jenë të domosdoshëm në pushtet dhe të mbijetojnë në këtë fazë të frikshme të historisë.
Cila është zgjidhja?
Kush e kupton shkallën e shkatërrimit të shtetit tonë nga bandat e panit, secili e gjithë bashkë, në thelb, kemi vetëm dy zgjedhje. Ose ne si populli na duhet të bëhemi skllevër të tyre, të pranojmë që të heshtim dhe të shuhemi si skllevër që jetojnë sot për nesër e mbesim përjetësisht nën mëshirën e tyre, ose na duhet të kërkojmë të ardhmen që na duhet dhe të punojmë për atë të ardhme me të gjithë mjetët e mënyrat e duhura e të pranueshme. Kjo është një zgjedhje që çdo hqiptar që ka mend duhet t’ia parashtrojmë vetes.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu