ARKIVI:
20 Shtator 2024

Hë, çika jem, çka je tu ménu?

Shkrime relevante

Për librin “Pranë pyllit” të Zhaneta Vreto Priftit

Stavri Pllaha  Këto ditë, në një nga libraritë e qytetit, gjeta librin...

Aroma e fjalëve, Aromë lirie & poezi nga Lulzim Osmanaj

Lulzim Osmanaj AROMA E FJALËVE ___ AROMË LIRIE ___ Asnjëherë s'u përkule edhe kur të fyen, asnjëherë...

Shkencëtari thotë se vetëdija njerëzore vjen nga një dimension tjetër

Perktheu: Prof. Dr. Pirro Prifti, Tiranë (Scientist says human consciousness comes from...

Për me e kuptu më mirë se përse është formuar Lëvizja e Deçanit, duhet parë problematikën e islamit politik si tërësi

Afrim Musliu, Suedi ___ Në çdo krijim të një organizate të re, lëvizjeje...

Shpërndaj

Teuta Haxhijaj, tregimtare, Gjermani
***
Për 26 vite (n’shtator bëhen plot 26 ) që m’ka ra me udhëtu nga Kosova n’Gjermani dhe anasjelltas, shumë rrallë ka ndodhë me udhëtu vetëm pa e patur edhe shoqërinë e rastësishme te ndonjë plaku a plake. Qashtu sillet puna dyqysh, s’di as vet qysh, por unë gjindem në shoqëri me ta.
– A po udheton per Prishtinë edhe ti?
– Po, qitu jemi krejt për Prishtinë.
– Ani a munesh, bre motra jem, me m’i nimu nanës pak se mu nuk m’lanë me hy anej, e kjo gjuhën se din, e nuk i ka ra me udhetu shpesh, e… çantën nuk e ka t’ranë hiç, e çon vet kjo, po a din veç sa me ia nu ménën pak.
– Po more qysh s’muj. Edhe mos e mbaj dertin e saj se n’koftë nevoja edhe dej n’shpi e çoj, bash si me kanë nana jem.
– Jo, jo, n’Prishtinë del vellau e merr. E faleminerës shumë pej teje. Zoti t’rujtë!
Pastaj vijnë ato pershendetjet n’mes tyne që rrallë m’i lanë sytë e terun sepse askush nuk e din nëse mund të jetë përshëndetja e fundit. ?
Ndërsa nga Prishtina për Gjermani ma shpesh m’ka ra m‘i shoqëru ato gratë me një a dy fëmijë të vegjël, që pas procedurës së gjatë te vizave, vinin për herë t’parë te burrat e tyre n’Gjermani.
– A bon bre motër me ardhe qikjo motra jem me ty, se puna e gjuhës, e… atje del burri i vet e merr.
– Po more qysh nuk bon…
Kësaj radhe ishte e kundërta. Prindërit tonë po udhëtonin për herë t’parë, n’këto 5 vitet e fundit, pa një përcjellës familjar. Edhe pse ndihma ishte e organizuar në të dy aeroportet, te dytë e kishin nga një percjellës, prap ishim të shqetësuar se qysh kanë m’i kalu ato 2-3 orë. Jashtzakonisht të shqetësuar.
Ishim pak si vonë në kohë dhe po pritnim ta kalonin kontrollën të cilën shumica e udhetarëve veç e kishin kalu.
Një djalë, shqiptar, nga mbesi i 30-tave diku, vetëm, po vinte ne drejtimin tonë. Edhe pse nga larg e dita qe s’ka gja aty, thojsha ishalla po m’rrenë intutia njëherë n’dynjé bile, prap iu afrova dhe e pyeta nëse kish mujtë me iu ndejtë pak gati, edhe pse çdo gje eshte e organizume por ndoshta kur te presin ne terminal, m’i kqyrë najherë mos kanë nevojë për najsen…
– Ëëëë…s’po di valla…ëëëë, kokan dy e s’po di…
– Mos u ngushto amani t’koftë, falëm që t’thash!
– Jo po a din, ëëë…s’po di…
– U kry de, rrugë t’mbarë!
U ktheva tek prinderit, dhe dy familjarët tjerë, që po prisni ende.
– Kush ke ai burrë që fole me të?- m’pyeti baba.
– Jo bre s’ish kanë burrë, ku i pave burrni se?
– Aha. Po ma merr menja çka i ke thanë. Po ishalla s’i ke thanë gja për neve. A?
– Joooo more çfare t’thanmi, qy…
– Eh qata veç. Qysh kemi udhetu qe 53 vjet, udhetojmë edhe sot. Hiç pa dert.
Nuk folëm për pak kohë. Secili mendonte diçka në vete.
– Hë, çika jem, çka je tu ménu?
– Paj bre babë, kesh tu ménu, po me pasë njeri nevojë për me qitë pushkë çifti i tij, çka bahet a thu?
– Aiii bre babë, paj ma mirë o me vra vetën se me pritë pushkën e gjithkuj. Se i bon vetës nerë ma shumë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu