Nga: Zeqir Bekolli, shkrimtar, Drenas
Adem Demaçi, i njohur edhe si Mandela i Kosovës, për qëndresën e sakrificën e tij për çështjen kombëtare, më 26 korrik të sivjemë i mbushik 4 vjet, kur u nda prej nesh, në moshën 82 vjeçare.
Veprimatria dhe qëndresa e tij, prej gati 3 deceniesh në burgjet e pushtuesit, u bënë të njohura në tërë botën. Ai për një kohë të gjatë, ishte udhëheqës shpirtëror i shqiptarëve dhe frymëzues i gjeneratave se si duhej luftuar për çlirimin e vendit. Ai ishte dhe mbetet njëri prej atdhetarëve, më të pa korruptuar, i cili kudo që ndodhej, qoftë brenda ose jashtë, më mirë se kushdo tjetër e prezentonte fatin e shqiptarëve nën pushtim.
Është dhe metet i vetmi, që në periudhën e pushtimit të egër, nën regjimin kriminal të Millosheviqit, publikut serb, nga studio televizive e Beogradit iu tha se Kosova do të bëhet e pavarur dhe Serbia në Kosovë është pushtuese. Bazuar në veprimatrinë e tij atdhetare, Adem Demaçi, është shpërblyer edhe me çmimin Saharov, që iu jepet personaliteteve për kontributin jetësor në nivel ndërkombëtar. Pos kësaj, Demaçi është dhe mbetet ndër personalitetet më të mëdha, që i ka pasur kombi ynë. Edhe pse dha një kontribut aq të çmushëm, populli dhe institucionet e vendit i kanë mbetur shumë borxh. Sa ishte gjallë, atij nuk iu dha mundësia të drejtonte njërën nga pozitat më të mëdha të vendit, siç ishte, bie fjala, ajo e kryetarit të shtetit.
Veç kësaj, edhe pse u bënë 4 vite nga vdekja e tij, në komunën e Podujevës, nga e ka vendlindjen, asnjë rrugë e institucion nuk e mbanë emrin e tij.
Dhe kjo ndodhë për faktin se në atë komunë, nga paslufta, ka udhëhequr LDK-ja, ndaj të cilës Demaçi ishte kritik. Gjendje e tillë po mbretëron edhe në këtë periudhë, kur këtë komunë e drejton njeriu i ardhur nga LDK-ja, tash pjesë e Vetëvendosjes. Çka të thuhet, për këtë rast, pos skuqu Llap!