Nga: Sinan Kastrati, Suedi
- Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik, shtëpi pa adresë, pa statujë e pa fotografi, pa asgjë
Hasani që e shiti pasurinë e vetë për shtetin shqiptar e shqiptarinë, sot pushtetarët eShqipërisë dhe Kosovës e sheshin Hasanin e shtetin e Kosovës për pasuri (S. K)
Vazhdon nga numri i kaluar titulluar ”Te Sheshi dhe statuja e Aristotelit në Selanik” në revistën “Drini.us, faqet “Dossier, Udhëtime”
Nga Ditari im (6)
Kujtime nga udhëtimet e mia në Shqipëri, Greqi dhe Kosovë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit 2022
Ky udhëtim në këto pushime verore që i lam pas, për mua ishte ndër pushimet më të paharrueshme, jo pse shetita në Shqipërinë (nënë ?) 1*), në Janinë e në Selanik, dhe në Kosovë por ato që pash e dëgjova në Greqi dhe nga mësueset shqiptare që punojnë në Seanik dhe rrethinë e një arvranitas, ish mësues e drejtor shkollash në Suedi, tash pensionist, më lanë “pa gojë”.
Por të iu kthehemi kujtimeve nëpër Greqi.
Hasan Prishtina
Ditën e dytë të qëndrimit në Selanik, paradreke Murati, unë (autori i kujtimeve) dhe Violeta, mësuese shkuam ta vizitojmë shtëpinë e Hasan Prishtinës. Shtëpia e Hasan Prishtinës nuk ishte larg hotelit ku ne ishim vendosur, disa qindra metra.
E gjetëm pa pyetur askënd pasi që kishim edhe një mësuese shqiptare që i njihte rrugët, shtëpinë e Hasan Prishtinës dhe gjuhën greke.
Sa u ofruam, pam se në oborrin e Hasanit po punonin disa puntorë të ndërmarrjes komunala. Ata e pastronin oborrin, ujitnin lulet e kryenin disa punë të tjera, mirëmbajtje.
Hymë në një derë anësore pasi që dyert kryesore kishin qenë të mbyllura. Mësuam se Shtëpia e Hasanit ishte shkollë për të verbër, dikush na tha.
-Sa mirë mendova unë. Në shtëpinë e Hasanit edhe të verbërve do të iu vije të pamurit.
Ndërsa unë e kolegu im fotografonim, unë si amator me telefonin tim më të ri, ajfon 12 apo 13, Murati kishte një aparat fotografik të gjatë sa një surlë e Gorës së Dragashit. Njëri nga puntorët, na thanë që mos të fotografojmë, por ne tashme kishim fotografua të tri anët e shtëpisë më shumë se 15 herë.
Violeta na tha se po shkoj e po e pyes drejtoreshën e shkollës nëse na lejon të hyjmë brenda. Pas 5, 10 minute pritje doli një meso grua dhe biseduan në shkallët e hyerjes së shtëpisë së Hasanit me Violetën, shkallë që ishin disa shkallë lartë, shtëpi zotëriu.
-Jo, nuk na lejohet hyerja brenda shtëpisë, na tha Viloeta.
-Duhet lajmërua së pakut 2 ditë para kohe, me shkrim a pastaj ata vendosin …
Megjithate, as brenda dhomave të shtëpisë së Hasanit nuk ruhët ndonjë shenjë kujtimi nga koha e Hasanit, orendi shtëpiake, mobile, rroba, fotografi apo letra e korespondenca të Hasanit. Edhe nëse ato kanë qenë, pas vrasjes së Hasanit, që nuk kishte asnjë trashëgimtarë, shtëpimë me çka kishte e mori shteti grek.
Kështu na thanë mësueset shqiptare që na shoqëruan e nuk u ndajtën nga ne as edhe 1 minut.
Pamje e shtëpisë së Hasan Prishtinës në Selanik, foto e 1 gushtit 2022
Muret e shtepisë, shkallët në të dy anët e oborrit, dyert dhe dritarët ishin të ruajtura mirë, besoj të kohës sa Hasani ka jetua dhe banua në shtëpi. Kishte edhe disa kthina të vogla ngjitur me shtepinë, po të kohës së Hasanit.
Kjo është ajo që pash por studjuesit e Hasan Prishtinës, dinë shumë më shumë dhe kanë folur e shkruar duke u mbështetur në fakte historike e të dhëna të tjera.
Te varri i Shaban Polluzhës, te busti i Hasan Prishtinës në Polac dhe Ahmet Delisë në Prekaz
Vitin e kaluar, mu në muajit e verës, qershor- korrik 2021, bëmë një udhtim njohje, do të thojaa unë, jo udhtim studimi, me Murat Kocin dhe Medi Behramin duke i ra bisht em bisht Drenicës.
E filluam me vorrin e Shaban Polluzhës- Kastartit që ishte për gjynah dhe … shkuam te një bust i vogël i një njeriu të madh, te Hasan Prishtina në Polac të Drenicës.
Pastaj, vizituam Kullën e Ahmet Delisë, Kreshnikut të Drenicës dhe Kosovës për ti mbyllur te Kullat Qëndresë të mixhës Shaban e djemëve, Hamzës e Ademit.
Për këto kam shkruajtur vitin e kaluar një fejton në disa vazhdime.
Nuk e kisha ndërmend të shkruaj me po ku ta dija se sivjet, do ta shihja me sytë e mi e prekja me dorë dorëzën e derën e Hasan Prishtinës? Ku do ta dija se do të ecja oborrit të Hasanit, edhe unë? Por nuk do të hyeja brenda shtepisë së Hasan Prishtinës, sepse e kishim të ndaluar nga procedurat e komplikuara të ligjeve antishqiptare, sepse ne ishim shqiptarë dhe dëshironim të hynim brenda e të uleshim aty ku dikur ishte ulur në minderë Hasan Bei. Aty ku ka punua për shqiptarizmën.
…
Më erdhi keq që as në Polac që askush nuk i pengon dy komunat e Drenicës (Drenasin dhe Skënderain) dhe Ministrinë e Kulturës që së pakut të vendosin në rrugë një shenjë- shigjetë me mbishkrim ku do të thuhej:
-Këtu afër, 100 m. … është Kulla e Ahmet Delisë, Bust i Hasan Prishtinës apo … Vorri i Shaban Polluzhës.
Nëse Greqia na mori shtepinë e Hasanit, një pjesë të Detit Jon e Çamërinë (Çamëria – Krahinë shqiptare mbrenda Greqisë), Polluzha e Polaci janë në zemër të Drenicës, pse s`u bë asgjë?
Ndërsa në Tiranë, rrahih kumbonat e kishës ortodokse greke me prift grek (në vend të një pasardhësi të Fan S. Noli), në Greqi as që guxon kush të flas e të shkruaj shqip.
Turp për për pushtetarët shqiptarë !
Një ish politikan gjatë një ndeje të rastësishme në Prishtinë më tha:
-Po s`bëhet gjë nëse ju mërgimtarët iu rregulloni vorret, ndërtoni kullat e meremetoni shtepitë Shaban Polluzhës- Kastrati, Hasan Prishtinës e Ahmet Delisë !
Nuk fola, sepse po të vazhdoja, do të më plaste edhe ”delli i ballit” e kërciste shpina”.
…
E lamë edhe shtepinë e Hasan Prishtinës në Selanik, në heshtje e në vapë dhe në duar të sigurta e ne vazhduam me udhtimin tonë edhe 200 km. në Jug-Lindje të Selanikut ku ishim të ftuar për drekë si mysafirë te një arvanitasi, te Andeas Boukas, Leplokarya (dru lejthie).
Po kush është Hasan Prishtina ?
Nëse në vitet e 1960-ta, 70-ta e 80-ta, kishim pakë libra monografie, mund ti numëroje në gishtat e një dore, sot kemi internetin në çdo familje dhe e kanë edhe fëmijët të instaluar në telefonat mobile.
Edhe unë, pasi erdha në Suedi, nga udhtimi e “pushimi”, fillova të shfletoj librat që gjeta për bacën Hasan, Bajran e për mixhën Shaban e Ahmet (dhe këngët që kam).
Por nuk isha i kënaqur me ato që kisha, sepse shumica më kanë humbur, djegur e kalbur, nga policia serbe (më 1999) e kalbur nëpër podrumet e shtëpive private ku banoja si qiragji që ishin plotë me lagështi …
Kishte shumë njohës e studjues të zellshëm që ishin marrë me mish e me shpirt me Hasan Prishtinën, për të cilët, në fund të vazhdimit tjetër, do ti sjell para lexuesve të Drinit, një bibliografi të shkurtër për Hasan Prishtinës, në ato që unë jam mbështetur dhe i kam përdorur.
Për jetën dhe veprën e Hasanit, shfrytëzova një biografi të shkurtër të një drejtorie të një shkolle fillore afër katundit tim, sigurisht që shkolla mban emrin e Hasan Prishtinës, fshatit Tërpezë.
Biografi e Hasan Prishtinës (jo të plotë):
Hasan Prishtina (lindi më 1873, Vushtrri – vdiq më 13 gusht 1933, Selanik), deputet, aktivist shqiptar nga Kosova (Perandoria Osmane). …
Prejardhja
Më 1771, një plak me emrin Haxhi Ali Berisha, kapërceu kodrat e Galicës dhe zbriti në Vushtrri. Ishte Ali Berisha nga Polaci i Drenicës, i biri i Abdullah Aliut, njeriut të fundit të kësaj familje që vdiq dhe u varros në Polac. Haxhi Ali Berisha kishte me vete edhe të tre djemtë: Mehmetin, Mahmutin dhe Ahmetin. Mehmeti la pas vetes Sylejman agën, i cili më 1898 arriti të fitojë titullin pashë. Mamuti la një djalë, Zejnullah bej Vuçiternën. Ahmeti pati dy djem: Hasanin dhe Ymerin. …
Hasan Prishtina u lind në Vushtrri, më 27 shtator 1873, por ka edhe mendime se ai ka lindur në vitin 1878. Deri në vitin 1908 është quajtur Hasan Berisha – Polaci, gjegjësisht Hasan Vuçitërni, kurse nga ky vit, kur zgjedhet deputet i Prishtinës në parlamentin turk, nënshkruhet Hassan Prishtina. Fëmijëria e tij dallonte nga ajo e fshatarëve të vet.
Arsimimi
Mësimet e para (mejtepin) dhe disa klasë të progjimnazit (iptida) i mbaroi në Vushtrri, me sukses të shkëlqyeshëm. Qysh si nxënës u tregua i vrullshëm dhe i guximshëm, duke kundërshtuar disa herë hoxhën. Ai pati fat që mësues letërsie ta kishte profesorin nga Prekazi, Hafëz Arifin, nga i cili edhe u frymëzua me ide atdhedashurie. Meqë ishte nxënës i mirë dhe kishte mundësi materiale, ai vazhdoi shkollimin në gjimnazin grek të Selanikut ku mësoi edhe gjuhën frënge e u njoh me veprat e iluministëve francezë, Volterit, Monteskie, Zhan Zhak Rusos, etj. dhe në Stamboll, ku u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Politike – Juridike. …
Ai njihte shumë gjuhë: anglishten, arabishten, çerkezishten, frëngjishten, greqishten, gjermanishten, italishten, serbishten e turqishten. …
Në kryeqytetin otoman krijoi lidhje të ngushta me bashkatdhetarë të dalluar dhe lexonte veprat e vëllezërve Frashëri, Pashko Vasës, Hoxhë Tahsinit, etj.
Kontributi në arsim
…Dha kontribut të madh në hapjen e shkollave shqipe si dhe në hapjen e Shkollës Normale të Elbasanit më 1909 ku do të dërgonte djem nga Kosova e Dibra duke u ndihmuar edhe financiarisht, ku drejtor ishte Luigj Gurakuqi. Nga mirënjohja dhe nga një frymëzim i lartë për kontributin e Hasan Prishtinës, Gurakuqi do të shkruante:
“Rroftë atdhetari i shkëlqyer, ky engjëll i Shqipënies së mjerë! Istoria e kombit t’onë me shkronja t’arta, me shkronja të shkëlqyera do të shkruajë ndër faqet e’ saj shërbimet e mëdha, punët e shënuara, që qëndrojnë sipas çdo lavdimi, të cilat asht tue bâmun deputeti i adhurueshëm ndër deputetet t’onë Hasan be Prishtina në fushë atdhesie… brez pas brezi, ati dhe bir pas pas biri zembrat e djegura t’atdhetarëvet emënin t’uaj kânë me bekuar, dhe një shtat i shkëlqyeshmë, një shtat i mermertë që do të ngrehet për ju, pasi moti të kalojnë, kaa me leçitun për para botës së qytetënueme, që një komb i gjithë ju ka detyrë!”
U vra më 14 gusht 1933 në Selanik nga një “mik” i tiji, Ibrahim Çelo. Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit 4 herë, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.
Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.
(Marrë nga: Shfmu “Hasan Prishtina” – Tërpezë, komuna e Malishevës)
https://www.facebook.com/371133279753848/posts/371275256406317/
1*) Shqipëria nënë (nënë ?)
Një profesoruniverziteti i Prishtinës, goxha burrë më tha pse po i thua ”Shqipëria nënë”?, thuaj, Kosova nânë !
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 25 gusht 2022