ARKIVI:
21 Dhjetor 2024

Tirana zyrtare e konsideronte Hasan Prishtinën tradhtar  

Shkrime relevante

Këshillë për të krishterët në Kosovë…!

Agim Bajrami  Qëlimi i të gjithëve neve që civilizmin e krishterë e...

Klasë politike më të pafytyrë dhe pakarakter se ne shqiptarët, në Europë nuk ka askush !

Driton Statovci Kur po i lexoj reagimet e politikanëve tonë për sulmin...

Ago Agaj, “Kosovari nga Vlora”, në 30 vjetorin e kalimit në amshim

Dr. Ago Agaj, bashkpuntor politik i çeshtjes kombëtare dhe mik i...

Shpërndaj

Sinan Kastrati, Suedi

(Deri në vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte Hasan Prishtinën tradhtar) 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Te shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik”, Drini.us, 25 Gusht 2022 në rubrikat “Dossier, Reportazh, Udhëtime” 

Nga udhtimet e mia (7), kujtime nga Shqipëria, Greqia e Kosova 

A ishte Hasan Prishtina tradhtar ? 

Po vrasësi i Hasan Prishtinës a është Ibrahim Çelo? 

Në të vërtetë kush është vrasësi (dorasi) i Hasan Prishtinës ? 

Hasan Prishtina është patrioti më i madh e biri më i dashur i Kosovës, intelektuali, poligloti, burri krah burrave si Ismail Qemal Vlora, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri e Isa Boletini. HP. Ishte pjesmarrës dhe ideator në mbrojtje të tokave shqiptare. Kontributi i HP ishte i jashtëzakonshëm dhe i padiskutueshëm në të gjitha fushat si politikan, arsimdashës. Ai kontribut përveç shteteve që kishin synim ta mbanin Shqipërine (duhet kuptuar tokat shqiptare ) nuk u vlerësua nga Shqipëria e Enver Hoxhës.  

Atherë është e kuptueshme pse Tirana zyrtare e Envere Hoxhës, sillej ndaj atdhetarëve të Kosovës sikur ata të ishin armiq e Aleksandar Ranković, Svetozar Vukmanović-Tempo, Dušan Mugoša, Miladin Popović ishin vëllezër? 

Aq më keq kjo politikë e shtetit shqiptar ish kundër interesave shqiptare të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare në ish Jugosllavi e vazhdoi deri në vitet 1990 për tu ringjallur përsëri më Fatos Nanon e Edi Ramën. 

Politika zyrtare shqiptare, edhe sot dallon shumë pakë nga ajo e viteve 1945-1985. Edi Rama shkon e puthet me Aleksandar Vučić (Александар Вучић) në Beograd, me përkrahjen dy “shqiptarëve”, të Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut e Dritan Abazović-it (Дритан Абазовић) e Malit të Zi. 

Kështu e përhkruan Dashnor Kaloçi, atentatorin e HP 

Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinë, pasi s’i dha 6 mijë dhrami që ia kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në Selanik më 1933 

Dashnor Kaloçi, BallkanVeb, 27 Dhjetor, 2020 08:14 

“Publikohet historia e panjohur e ndodhur plot 87 vjet më parë, më 14 gusht të vitit 1933, kur teksa ishte duke shëtitur në një prej rrugëve kryesore të Selanikut, në rrethana jo shumë të njohura, mbeti i vrarë në një atentat, Hasan Prishtina, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe kryeministër i Shqipërisë, i cili ishte si refugjat politik në Greqi. Sipas shtypit grek që i referohej organeve kompetente të policisë vendase, personi që qëlloi me pesë plumba revolveri mbi politikanin e njohur shqiptar, quhej Ibrahim Çelo dhe ishte mik i ngushtë i viktimës! Dëshmitë e rralla të studiuesit, publicistit dhe historianit të njohur, Gani Demiri (Ratkoceri), mbi përpjekjen e një grupi intelektualësh me origjinë nga Kosova, të cilët në vitin 1960-të, arritën të bindin autoritetet përkatëse të Tiranës zyrtare rreth figurës së Hasan Prishtinës dhe t’a kthenin atë nga “tradhëtar dhe armik të popullit shqiptar” siç konsiderohej ai në tekstet shkollore dhe librat e Historisë së Shqipërisë, së asaj kohe, në një “patriot të madh të çështjes shqiptare”! 

FE, fq 567: Prishtina, Hasan

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo, mendon A. Ll. 

Mbiemri i pretenduar deri më sot për vrasësin e Hasan Prishtinës, Celo apo Çelo nuk e ndeshim në asnjë familje shqiptare të Maqedonisë së sotme 

Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikun u vra ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. 

Po mbushen 83 vite nga 13 gushti i vitit 1933, ku në qytetin e Selanikun u vra ish-kryeministri i Shqipërisë Hasan Bej Prishtina, një figurë e shquar kombëtare. 

Pas kaq vitesh mbetet ende e pa zbardhur mirë vrasja dhe porositësit e kësaj vrasje, por edhe identiteti i vërtetë i vrasësit i cili njihet si Ibrahim Çelo ose Celo, nga Resnja e Maqedonisë. 

Ndërsa Arben Llalla do të shkruante kështu: 

“Në vitin 2014, Mehmet Prishtina i ka dërguar letër zyrtare kryetarit të Republikës së Shqipërisë z.Nishani, kryeministrit z.Rama, kryetarit të Kuvendit z.Meta për rivarrosjen me nder të Hasan Prishtinës në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë, ashtu siç janë rivarrosur me nderime edhe shumë figura të shquara si Faik Konica, vëllezërit Frashëri, etj. Por kjo kërkesë e familjes Prishtina ka rënë në vesh të shurdhër. 

Është për të ardhur keq që në këto varrezat prehen eshtrat e disa njerëzve që kanë rënë për kontributin ideologjik partiak komunisti, ndërsa burri i kombit Hasan Prishtina prehet ende në një qoshe në periferi të qytetit të Kukësit 

Para disa kohësh altruizti Mehmet Prishtina hodhi idenë që në Prishtinë të vendoset busti i Ismail Qemal Vlonës, ndërsa në Vlorë busti i Hasan Prishtinës duke treguar se nga Prishtina e në Vlorë ne jemi një komb. 

Kjo ide dhe kërkesë e z.Prishtina gjeti mbështetjen dhe në vitin 2015 në Prishtinë u vendos busti i Ismail Qemal Vlorës, ndërsa busti i Hasan Prishtinës ende nuk është vendosur në Vlorë edhe pse është miratuar nga bashkia e Vlorën, por diku ndeshen pengesa nga burokracia administrative. 

Do të ishte nder i institucioneve të shtetit shqiptar që në 28 Nëntor 2016, eshtrat e Hasan Prishtinës me një ceremoni shtetërore të vendosen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë dhe busti në Vlorë. 

Fjalori Enciklopedik, Tiranë, 2002

Kjo do të ishte më e pakta që mund të bëj Shqipëria shtet për burrin e madh Hasan Prishtinën që sakrifikojë pasurinë e tij për pavarësinë e Shqipërisë, financojë me dhjetëra bursa që shqiptarët të studiojnë në shkolla, i cili pranojë më mirë malet shqiptare se sa kolltukun e butë të ministrit të Turqisë. 

(/Shkroi: Arben Llalla/) 

Edhe Roland Qafoku është i mendimit se Hasan Prishtinë e ka vrarë Ibrahim Çelo  

“SKENA E VRASJES 

Kriminologjia rrallë njeh një rast të tillë. Atë të diel zhegu të 13 gushtit Hasan Prishtina dhe Ibrahim Çelo ishin duke ecur në rrugën “Çimisqi” të Selanikut, duke biseduar me njëri-tjerin për çështje që i shqetësonin të dy. Pak minuta më parë kishin konsumuar një kafe në një lokal dhe sapo kanë dalë prej tij, krejt të shpenguar po bënin disa hapa në këmbë. Por kur akrepi shënoi fiks 14.00, befas Ibrahim Çelo ngadalësoi hapin, bëri pak anash, nxori nga brezi një pistoletë dhe pa asnjë fjalë qëlloi ndaj Hasan Prishtinës. Katër plumba i përshkruan trupin njeriut që pas një muaji e pak ditësh do të mbushte 60 vjeç. Por vrasësi nuk u mjaftua me kaq. Teksa shikonte Prishtinën të mbytur në gjak, afroi tytën e pistoletës në kokë dhe e qëlloi sërish, për t’u bindur që viktima nuk merrte më frymë. 

Në popull, për Hasan Prishtinën thuhej se “e ka vrarë “Zogu”, dmth mbreti Ahmet Zogu. 

Nëse lexohen me kujdes, sidomos studjuesi Arben Llalla por edhe Dashnor Kaloci, të dytë japin argumentet ë forta për e kundër, se qysh e kush e vrau Hasan Prishtinën. 

Detyra ime kësaj radhe është vetëm ti interpretoj besnikërisht të tjerët çka flasin, duke u pasur përpara dëshmi, shtypin e kohës.  

Thënë të drejtën, nuk e kam ditur as çerekun e jetës së Hasanit, derisa e vizitova Hasan Prishtinën,në Polac në GURË të MERMERIT dhe shtëpinë e HP (shkurt Hasan Prishtina) në Selanik. Pastaj, fillova të lexoj.  

FFSH (Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, 1,2 dhe 3), të cilat mi kishte dërgua prof. Emil Lafe, nga Tirana në Sarandë, më kanë mbetur në raftin e bibliotekës time, në Sarandë dhe nuk mund ta citoj por bazohem nga publikimet e studjuesve të tjerë për HP.    

Ajo që më së shumti preku dhe nuk më besohej ishte se Tirana zyrtare Hasan Prishtinën e quante tradhtar, “renegat dhe tradhtar i atdheut”, “reaksionar dhe tradhtar të adheut”, 

Deri në vitin 1960, Tirana zyrtare, e konsideronte tradhtar Hasan Prishtinën! 

Si rrallë ndonjë figurë tjetër e politikës dhe historisë së Shqipërisë. që aktivitetin dhe veprimtarinë e tyre e patën gjatë gjysmës së parë të shekullit të kaluar, Hasan Prishtinën, e ndoqi i njëjti “fat” si në gjallje, ashtu dhe pas vdekjes së tij. Kjo ka të bëjë me faktin se ashtu si gjatë gjithë veprimtarisë së tij politike, ku pati një sërë oshilacionesh, me mjaft ngritje dhe ulje (nga deputet i parlamentit turk dhe atij shqiptar, në kryeministër i Shqipërisë dhe më pas emigrant politik në disa shtete të Evropës), edhe pas vdekjes, për një pjesë të shqiptarëve, ai mbetej një “patriot dhe atdhetar i madh i çështjes kombëtare”, kurse për një pjesë tjetër të shqiptarëve, ai s’ishte gjë tjetër veçse një “renegat dhe tradhtar i atdheut”! Madje edhe historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës, deri në fillimin e viteve ’60-të, Hasan Prishtinën e konsideronte një “reaksionar dhe tradhtar të adheut”, gjë e cila ishte e shkruar mjaft qartë në të gjitha tekstet shkollore dhe ato të institucioneve shkencore dhe akademike të shtetit shqiptar të asaj kohe. Edhe pse në historiografinë dhe librat e ndryshëm të botuara deri në atë kohë në Shqipëri, vrasja e Hasan Prishtinës në Selanik në vitin 1933, ishte e kurdisur nga Mbreti Zog, propaganda zyrtare e asaj kohe, vazhdonte ta etiketonte atë si tradhtar të atdheut. Sipas dëshmive ekskluzive të studiuesit, publicistit dhe shkrimtarit të njohur Gani Demiri (Ratkoceri), me origjinë nga Kosova (ish- burgosur politik para viteve ’90-të dhe Mësues i Popullit), rehabilitimi i Hasan Prishtinës, u bë i mundur vetën në fillimin e viteve ’60-të, kur një grup studiuesish, historianësh e publicistësh kosovarë që kishin ardhur si emigrant në Shqipëri, si: Ajet Haxhia, Gani Demiri etj., i bënë kërkesa të shumta Komitetit Qëndror të PPSH-së, duke i kërkuar rishikimin e figurës së Hasan Prishtinës. Mbas një sërë takimesh e konsultash me studiues dhe profesorë të historisë, ata patën një takimi edhe me ish-ministrin e Arsimit të asaj periudhe, Manush Myftiun, të cilit i parashtruan shqetësimin e tyre për figurën e Hasan Prishtinës. Pas atij takimi, çështja filloi të merrte rrugë dhe figura e Hasan Prishtinës u mor në shqyrtim nga Instituti i Historisë. Sipas Gani Ratkocerit, ai personalisht, ishte ndër të parët që e ngriti problemin e figurës së Hasan Prishtinës, gjatë një bisede të lirë që kishte pasur me profesorin e tij, Aleks Buden, të cilit i tha: “Profesor, ne në Kosovë e kemi njohur për patriot Hasan Prishtinën”. Sipas Gani Ratkocerit, pas një sërë debatesh dhe mbledhjesh, diku atu nga viti 1961-1962, më në fund u vendos që Hasan Prishtina, të shpallej patriot i atdheut dhe si i tillë të trajtohej edhe në librat dhe historiografinë zyrtare të regjimit komunist të asaj kohe. Pas rehabilitimit të figurës së tij, regjimi komunist i Tiranës, bëri të mundur edhe sjelljen e eshtrave të tij në Shqipëri në vitin 1977./Memorie.al 

Fjalori Enciklopedik, 1, 2 dhe 3

Sot e kisha ndërmend ta përfundoj me kujtimet e mia në Greqi, Janinë, Selanik dhe në vizitën që i bëmë një arvanitasi, Andreas Boukas ish mësues e drejtor shkollash në Suedi. E kisha gjetur edhe titullin se ta quaj: (Drekë kreshmore, pritje madhështore dhe e përzemërt e arvanitasit Andreas Boukas nga katundi Laplokarya (Lejthishtë, dru lejthie) mu në breg të Egjeut.(Andreas e shpjegon në uedisht prejardhjen e katundit  ”Byn heter Leptokarya. 

Betyder hasselnötsträ, på nygrekiska. På gamla grekiska återfinns ordet t.o.m. på … turkiska som Funduk, av ordet pontikokaryon dvs liten (mus) nöt.) 

Por Gjetja e disa artikujve për vrasjen dhe vlerësimin negativ të Tiranës zyrtare (lexo: Enver Hoxhës dhe sllavo-komunitëve-ortodoks të ish Jugosllavisë), u zgjata më tepër se sa e kisha mendua. 

Edhe literaturën, kronologkisht për Hasan Prishtinës, nuk munda ta publikoj për shkak të ngarkesës e natyrës së revistës si dhe, kjo pjesë e imja për Hasan Prishtinën nuk duhët të merret si referencë pasi që asgjë s`kam thënë të re për HP. 

Në Fjalorin Enciklopedik, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2002 për Hasan Prishtinën në fq. Thuhet: 

PRISHTINA, Hasan (1873-1933). Politikan dhe luftëtar demokrat. Lindi në Vuçiternë , sot Vushtrri të Kosovës. Tri herë deputet në parlamentin osman. Ndër udhëheqësit kryesorë të luftës për pavarësi. Ministër në Qeverinë kombëtare të Vlorës (1913). Kryetar i delegacionit të komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës në Konferencën e Paqës në Paris (1919); pjesmarrës aktiv në Kongresin e Lushnjës (1920); drejtoi një qeveri demokratike (dhjetor 1921). Një nga organizatorët kryesorë të Revolucionit Demokratik të Qershorit (1924); kryetar i delegacionit të Komitetit ”Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” që shkoi e protestoi në Lidhjen e Kombeve (1924), kundër gjenocidit të shovinistëv serbë mbi popullin shqiptar të Kosovës. Edhe gjatë viteve në mërgim (1925-1933) qe tepër aktiv për çështjen kombëtare. U vra me atentat në Selanik (gusht, 1933). 

Shtëpia e Hasan Prishtinës në Selanik të Greqisë

Atentatori qëlloi mbi Hasan Prishtinën, pasi s’i dha 6 mijë dhrami që ia kishte premtuar për vrasjen e…”/ Ngjarja e panjohur në Selanik më 1933 

Dashnor Kaloçi, 27 Dhjetor, 2020 08:14 

https://www.balkanweb.com/atentatori-qelloi-mbi-hasan-prishtine-pasi-si-dha-6-mije-dhrami-qe-ia-kishte-premtuar-per-vrasjen-e-ngjarja-e-panjohur-ne-selanik-me-1933/ 

Historia e panjohur: Si u vra Hasan Prishtina në rrugët e Selanikut nga një tregtar perimesh 

Nga Roland Qafoku 

TEMA, 6 DHJETOR 2017, 19:34  

https://www.gazetatema.net/2017/12/06/historia-e-panjohur-si-u-vra-hasan-prishtina-ne-rruget-e-selanikut-nga-nje-tregtar-perimesh 

Hasan Prishtinën nuk e vrau Ibrahim Çelo 

/Shkroi: Arben Llalla/ 14:38 | 10 Gusht 2016 

https://www.arbresh.info/kulture/hasan-prishtinen-nuk-e-vrau-ibrahim-celo/ 

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi     

Malmö, 26 gusht 2022     

sinan.kastrati@hotmail.com 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu