Hasan Prishtina në mesin e At Gjergj Fishtës, Nonda Bulkës e Arshi Pipës, Kodit penal e Jurisprudencës shqiptare, rindasëve italianë: Michelangelos, Leanardo da Vincit dhe Van Gogh e Picasso
Sinan Kastrati, Suedi
Edhe një kujtim i shkurtër për Hasan Prishtinën, një falenderim e një tufë me lule para përmendorës së vogël të njeriu të madh, në Polac e në Vushtrri
Në drekë te arvanitasi Andreas, ishte si në darkat e drekat në Turjakë e Panorc dhe një kjutim e falenderim për Hasan Prishtinën
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ” Tirana zyrtare e konsideronte Hasan Prishtinën tradhtar”, Drini.us, 26 Gusht 2022
Dossir Histori Kujtime
Nga ditari im (8) me kujtime nga udhtimi në Greqi
”Parathânë
Tue lanë botimin e një libri mâ të per atë here kur kam me pasë në dorë dokumentat q`i perkasin kryengritjes shqyptare të vjetit 1912, të cilat më gjinden në Stamboll e Kosovë, tesh (tash?, shën. imi), po e shoh të nevojshme vetëm me qitë ket broshurë me qëllim për me ndritsue pjesësisht (jo ”pjesërisht”, shën. imi) mendimin e përgjithëshëm e me forcue pa vjeftsin e disa çpifjeve pa-logjikë qi përfliten për punë të kësaj kryengritje.
Fitimin qi ka me u nxjerrë prej kësaj broshurure, kam m`e kushtue për sigurim t`arsimit të fëmivet jetima të Kosovës, Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni” 1*).
Dhe kur vendosa që të ndahem edhe nga baca Hasan, edhe një herë shikova në raftin e librave të mia a mos e gjej edhe ndonjë fjalë të shkruar a libër për më të madhin Hasan Prishtina. Mora një shkâm dhe u ula afër librave duke shikua vëmendshëm. Gjeta Faik Konicën, dhe Gjergj Fishtën, Arshi Pipën, Nonda Bulkën Lenardo da Vinci, Van Gogh, Michelangelo, Picaso (suedisht). Gjeta edhe Hasan Prishtinën. Por për habinë time, Hasanin e gjeta në mes të librave: ”Jurisprudenca shqiptare”, Organ i Shoqatës së Gjyqëtarëve të Shqipërisë (Vëllimi I Botimi i I, Pranverë 1995 dhe ”Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”.
O Zot, thash me vete pse bash me këto libra është Hasan Prishtina? A mos ka mangësi në “Kodin …” e Jurispondencën shqiptare”?
Hasan Prishtina
Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912
Shkodër
Shtypshkronja Franciskane 1921
(Ribotim i parë)
Shtëpia Botuese ”EURORILINDJA”, 1995
U gëzova shumë që e gjeta një libër me shumë vlerë e të shkruar nga dora e Hasan Prishtinës.
Sa më paska marrë malli ta dëgjoj gjuhën e folur të viteve 1900-1930 e këndej, at gjuhë që e flisnin pleqt e plakat tona në Turjakë. Gjuhën që e foli edhe bac Bajrami kur vinte me u takua me pleqt e katundeve tona të Astrazubit, Dragabilit e të … Turjakës në Carravranë. Mu duk se jam edhe unë me ata, nën hijet e lejthiave, të frashërit e shkozave, në odat e Drenicës, në Poluzhë, Prekaz e Polac po edhe në Turjakë e po e dëgjoj bacën Hasan, Bajram (Begun) e Ahmet Delinë duke folur. Ajo gjuhë e tyre e ëmbël me plot figura artistike, shumëkuptimëshe e pa rrotlla më k`theu mbrapa në kohët e burrave të fjalës e të tytave të pushkës. Ata nuk vrapuan pas arave e maleve, me i zaptua as nuk u pasuruan sikur këta të sotshmit por e deshën më shumë atdheun e tokën nënat e gratë …
Gjuha e Hasan Prishtinës, prandaj ka rëndësi historike për gjuhësinë shqiptare dhe ate të shkruar (filologjike).
Fjlaët që nuk i përdorim më, por që ende ruhën në disa katunde e krahina të Kosovës, në të folmen e pleqve e të moshurave tjerë si, fjalët e rralla: ”tesh” dhe ”tesh për tesh (tash?), ”shqyptare”, ”ndritsue”, ”pjesësisht”, ”pa vjetsin”. Pastaj renditja e fjalëve në (sintaksë) ishte aq bukur sa edhe Shaban Demiraj e Mahir Domi do t`ia kishin lakmi. ”Fitimin qi ka me u nxjerrë prej kësaj broshurure, kam m`e kushtue për sigurim t`arsimit të fëmivet jetima të Kosovës, Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni”.
Gjithsesi kjo tregon edhe frymën humaniste e atdhetare të bacës Hasan për të varfërit që nga shitja e librit (shën. imi), të gjitha paratë kanë me iu falur fëmijëve që shkollohen në Kosovë Dibër e Çamëri, Shqypni.
Në shtëpinë e Andreas në Lajthishtë-Leptokarya. Anderas me gruan, në balle, Eva, unë (S. Kastrati), Murati, Jonida dhe Violeta, 1 gusht 2022
Hasani e njihte vetëm një ”Shqypni”, ”Shqypninë etnike, Kosovë, Maqedoni, e Çamëri.
Në libër, shkurt flitët, nëtitujt:
Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912
I Shkaqet e kryengritjes
II Para lëvizjës së armatisun (armatosur)
Një ditë historike në Parlament Othoman
Vendim
Në hotel ”Pera Palace”
Komploti i taksimit
Nji pritje prej anës së Sulltanit (audience)
Nji fitim në dyluftim (duel)
Partia “Marrveshtje e Liri” e kryengritja shqyptare
Të parët e Kosovës
(Riza Beg Kryeziu nga Gjakova, Zejnullah Begu, im kusheri nga Vuçitirni, Isë Boletini, Xhemal Beg Prishtina, Halim beg Deralla, Ahmet beg Gjakova, nji nga nji, u besatuen me mue qi kanë për të hecë deri në fund”.
Ismail Kemali
Kryengritja Drenicë-Jynik (Junik)
Rrethimi i Pejës
Trathtija e parisë së Pejës
Nji çpallje
Lufta e Qafes së Prushit
Nji lidhni me ushtinë Othomane të Gjakoves
Pushtimi i Prishtines
Rrëximi i kabinetit Jeunë-tyrk
Perfundim e vertetime
Per zgjedhjet e deputetve
Tituj të librave për Gjergj Kastiotin-Skënderbeun, atlas gjeografik dhe një hartë e vjetër …
(“Pas nji Shqiptarët do të ftohen prej guvernes të zgjedhin përfaqësonjësit e tyre per Parlamentin e Perandorisë turke. Ne u-lençim të lirë, memdhetarët t`anë do t`apin votten e tyre ververisht per sa njerës, të “mëdhej” së tyre dhe çartallane pa cipë pas mendjes s`onë, pa i lidhur me një program dhe pa venë re jetën e tyre të shkuar. Dy nga këta Shqypëtarë “të shkëlqyer dhe me nam” që do të dalin pa dyshim janë Ismaili i Vlorës dhe Hasani i Prishtinë (fq.10 e librit që e kam në dorë).
Ç`behet gjetkë
Ismail Qemali
Hasan Prishtina
Konkluza
(F. S. Noli
Boston, Mass., 6 Vieshto I 1912)
Deri në vdekje.
Ishin nëtitujt e librit (Broshurës).
Libri ka 42 faqe. Fjalët e fundit të H. Prishtinës janë:
“Ka me më shtrue vetëm vdekja”!
Marrë nga Hasan Prishtina, “Dokumente”, Tiranë, 1983 (fq. 39.).
Libri është përgatit nga Adem Istrefi dhe ka edhe një fjalë përmbyllëse
”Si të flasim për Hasan Prishtinën”
Botuar në gazetën ”Republika”
Tiranë, 14. 2. 1991 (Nr. 2)
Adem Istrefi
Me shpresë se ndonjëherë do të shkruaj më shumë, nëse për asgjë tjetër, atherë sëpakut do të flas për gjuhën dhe stilin e librit, të folmen dialektore, për rëndësinë dhe vlerat shumë dimenzionale të të folmes së bacës së gjuhës së shkruar dhe të folur të librit të Hasan Prishtinës.
Mbetët në duart e studjuesve të historiografisë, letërsisë, gjuhësisë të kulturës dhe të traditës që sa më shumë ta ngrisim kullën e kalanë që e la në gjysëm baca Hasan.
Për turpin tonë, asnjë qeveri deri më tash nuk e pa të arsyeshme që ta ndërtojnë një shtëpi muze ose një kullë ose së pakut një përmendore (është ngritur një një në Vushtrri në kohën e qeverisjes së LDK-së, bashkë me ate të Kolenel Ahmet Krasniqit, kur kryetar ishte Xhafer Tahiri … ) qysh i ka hije dhe e meriton Hasan Prishtina, në Polac.
Pushtetarët tanë në Kosovë kanë ndërtua kulla turpi e me paret ë pista në Drenicë e në Dukagjin por jo edhe shtëpinë e Hasan Prishtinës, Shaban Polluzhës e të tjerëve
Baca Hasan, shpirti yt pushoftë i qetë !
Ditën e dytë të qëndrimit, më 1 gusht 2022 në Greqi, dhe në kryeqytetin e kulturës në Selanik, 5 veta, tri gra mësuese nga Shqipëria dhe dy burra, mësues nga Kosova, muarëm rrugën 200 km. në drejtim jug-lindje të Selanikut, për në katundin Leptokarya (në shqip: Katundi Lajthishtë, ku ka pemë lajthie) e ish mësuesit e drejtorit shumë vjeçar Andreas Boukas që punoi në Suedi, tash pensionist.
Rrugën deri në Leptokarya, e bëmë për më pakë se 1 orë e tre çerek.
Flisnim e çka nuk flisnim. Tregonim mahi, ”mesela” por jo ”meselae” të vrazhda të odave të Drenicës. Mua mu, kujtua një ndodhi (mesele) për Ukë Topin, çoban. Ai i ruante lopët në katundet Turjakë, Damanek e deri edhe lopët në katundin Banjë, Bellenicë e Bllacë. Prej Ukës, nuk kishin ”havale” as gratë sepse ai ishte plak …
Me Ukën hanin bukë edhe grate, me burrat e tyre.
Njëherë kur ishin ulur në sofër e hanin bukë në Bellenicë i zoti i shtepisë me gruan, dy qikat dhe dy rejat, Uka nuk hante por i numëronte gratë. I zoti i shtëpisë dikur e vet (pyet) Ukën:
-Ukë, pse nuk pa han bukë?
-Pi ngjehi (numëroj) gratë?
-E sa gra janë bre Ukë?
-5 copa.
Po shka po t`duhen qi pi ngjeh o Uk-o?
-Mendova me i nda përgys`unë e ti, ka sa copa po na bin. Nga 2 gra e gysëm pa na bin (na takojnë) nëse i ndajmë.
Mësueset filluan që qeshin e thanë:
-Po ne jemi vetëm 3 copa o Sianan e ju jeni 2 burra, si do t`na ndani?
Nëse na ndani, juve ju dyve ju takon nga 1 grua e gjyesëm.
Rruga ishte e gjerë nga 3 krah (korsi) e në të dy anët e rrugës shihje bukuritë natyrore, malet me shumë gurë të bardhë, (më pakë fusha) e detëra të pafund. Dielli dukej se po lind e po perndon në detin grek.
Andreas, na doli 2 km para katundit mr na prit sepse nuk ishim të sigurtë ta gjejmë shtëpinë në katund. Ne i shkonim pas deri në oborr.
Andreas, na uroi mirëseardhje bashkë me gruan e cila ende punonte si mësuese kompjuteri, fizike e kimie në Stockolm.
Me neve (burrave), Andreas dhe gruaja e Andrea flisnin suedisht kurse me mësueset shqiptare, flisnin greqisht.
Në obrrin me hije, para hyerjes së shtëpisë, kishin k`thye një tavolinë me afro 10 karrige dhe e kishin mbushur plot e përplot me ushqime të gatuara, me disa lloje të piteve që edhe gishtërinjët i lëpinim, sallata tradicionale me ullinj, rrush dhe pije, verë, raki shtëpie, birra dhe ujë e lëngje (për mua).
Bisedonim e hanim. Oborrin Andrea, e kishte të mbjelluar me disa dhjetëra ullinj, që degët nuk mund ti mbanin frytat. Unë u qova nga tavolina dhe shikova nga afër ullinjëve e rrushit që ende s`ishte pjekur sa duhët. Vetë Andreas, muret afër shtepisë, në oborr i kishte ndërtua e radhitur me gurë natyral nga bjeshka.
E diell kishte tërë ditën, tërë stinën e tërë vitin, katund tipik ballkanas.
Pastaj, Andreas sikur pa dëshirën time dhe hymë Brenda e shikuam bibliotekën e pasur me libra disa qindra e mijëra vjet të vjetra. Kishte aq shumë libra, harta, fotografi sa e gjelozoja. Ai më ofroi edhe disa harta të vjetra, që kanë të bëjnë me Shqipërinë e me Gjergj Kastriotin …
Me premtoi se do të më shkruaj kur të gjej ndonjë libër që flet për shqiptarinë, do ta fotografoj e do të ma dërgoj.
Pas disa orëve ndeje me ushqime të shishme e biseda të përzemërta, u ndam ndam nga Familja e mrekullueshme arvanitase (ai e ndinte veten grek). Më foli edhe për gjyshën e cila kishte folur shqip.
1*) Dibrës e të Çamëris qi gjinden në Shqypni
Shënim:- Tue kënë se gjyshi i em, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetve ka ardhë në Vulqitirn nga katundi Polancë (Drenicë), prandej mbi-emni em duhet me kenë ”POLANCA”. Por mbasi qi u zgjodha i Prishtinës e mbrapa, ndeper shkrime, fletore e tjera më quejshin Hasan Prishtina, për ket shkak po më vazhdon gjithnji ky mbi-emën. (Nga Parathânë-ia, fq.3)
Vazhdon
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 27 gusht 2022