ARKIVI:
19 Janar 2025

Në Prishtinë, si maja e lisit, del prej kullës Mark Krasniqi…!

Shkrime relevante

Disa mendime për Profetin Muha Haxhiibreti dhe kërkesën për një shërbim të vajzës së Haxhi Ridvanit

Shkruan e këndon: Lirim Patrioti nga Prishtina (Lirim Gashi) ____ ABSURDITETI YNË POLITIK ËSHTË...

Vdekja e heroit kombëtar/ Lezhë, përkujtohet me nderime Gjergj Kastrioti Skënderbeu(Video)

https://www.youtube.com/watch?v=geZDXqY0slk&t=8s&fbclid=IwY2xjawH4yqhleHRuA2FlbQIxMAABHdHdezRzUR6Wfc81JuS-klTUCKXpc9yk7gdajnc76eoXskEtKdfox4xzMQ_aem_cl4DPXEdRDdIYcILMZ45uA Shikojeni videon ne YouTube

Xheladin Rekaliu, stoiku i paluhatshëm deri në vdekje…!

Nga: Arif Ejupi STOIK DHE I PALUHATSHËM DERI NË VDEKJE! Ode kushtuar z.Xheladin...

Shpërndaj

Në foto: Nue Oroshi, historian, Akademik Mark Krasniqi, tashmë i ndjerë, dhe historiani i njohur dr. Muhamet Shatri 

shkruan: Nue Oroshi, historian

Këto ishin vargjet që i këndonin studentët e Universitetit të Prishtinës për profesorin e tyre Akademik Mark Krasniqin.Sot e shtatë vjet më parë u nda nga ne  atdhetari , studiuesi , etnologu ,shkrimtari e politikani Akademik Mark Krasniqi. Akademik Mark Krasniqi një jetë të tërë ia kushtoj shkencës dhe kulturës shqiptare dhe që në moshë të re ra ndesh me politikën shoviniste serbe.

Ishte i vetmi i cili i kishte kundërshtuar  Vasa Qubrilloviqit shfarosesit të shqiptarëve i cili kishte bërë projektet për shfarosjen e popullit shqiptar.E Akademik Mark Krasniqi ju patë drejtuar më këto fjalë Qubrilloviqit: ” Këtë dizertacion të doktoraturës jepja djalit tënd dhe jo mua. Unë nuk shkruaj kundër popullit tim shqiptar.Për këtë edhe ju ndalua doktoratura dhe e mbrojti shumë me pas në Slloveni.Profesor Marku ishte atdhetar por shumë kokëfortë në realizimin e qendrimeve. Shpeshherë më të dhe profesorin Muhamet Shatrin bisedonim për aktivitetët e Shoqatës Trojet e Arbrit se e kishim edhe Kryetar nderi të shoqatës që ishte propozuar nga profesor Muhamet Shatri.

Kishte rast që edhe mahitemi kohë pas kohe por me një rast u ndal dhe mi tha këto fjalë: ” Nue kam shumë deshirë që te nguci si më i riu që je por në gjeneratën tënde asnjë studiues nuk e kemi më aktiv se ti dhe që është duke i dhënë shkencës dhe kulturës shqiptare më tepër se ti. Këto fjalë vërtetë me motivuan që të angazhohem dhe te punoj ma shumë. Mbaj mend një rastë te veçantë kur i bëra një takim një delegacioni të lartë të PSHDK-së në Berlin, që te takoheshin me CDU-në. Derisa zhvillohej takimi profesor Marku duke folur për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët i tha politikanit gjerman këto fjalë:  Shqiptarët janë shumë tolerant në aspektin fetar.Në një krahinë në Kosovë që quhet Rugovë, janë pesëmbëdhjetë fshatra të besimit islam por që në shenjë nderimi për fenë e të parve të tyre e kanë ndërtuar kishën.

Por politikani gjerman më një përvojë të madhe në politikë i tha profesorit: ” I nderuar profesor Krasniqi po kush lutet në atë kishë? Profesor Marku u zu ngushtë por nuk u dorëzua – ai u përgjigj kështu: arushat e bardha. Dhe në këtë shtatë vjetor të kalimit në amshim të akademik Mark Krasniqit e kujtojmë këtë atdhetar i cili shkoi në botën e amshuar me porosinë: Mos hiqni dorë kurrë nga Bashkimi Kombëtar !

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu