ARKIVI:
9 Prill 2025

Demonstratat e kumanovarëve Sot 34 vite më parë në mbrojtje të barazisë, Gjuhës e Shkollës Shqipe!

Shkrime relevante

Manipulimi i votës dhe pengesat për zhvillim: LDK dhe refuzimi i pushtetit të ri

Nga: Luan Dibrani Kosova ka kaluar një periudhë të rëndësishme zgjedhore ku...

I pharrueshmi Sami Repishti, përkujtim në 100 vjetorin e lindjes

Nga: Frank Shkreli “PER NJI ELITE PATRIOTIKE, DEMOKRATIKE, DHE PROFESIONALE” Po të ishte...

SHBA po shqyrton tërheqjen e mijëra trupave nga Evropa

Ushtarët amerikanë në rrugë për në Gjermani nga një bazë në...

Ibrahim Kelmendi, i rebeluari i përjetshëm

Intervista është marrë nga libri i Agron Gashit, Lufta për Kosovën, në PDF. ...

Shpërndaj

Nga: Ing. Ahmet Asani, Zvicër
____
▪︎ Për demostratën e 29 gushtit 1988 në Kumanovë, e organizuar në mbrojtje të gjuhës e shkollës shqipe, mund të them se ishte një nga demostratat më të fuqishme te organizuara brenda trojeve etnike shqiptare nën federatën Jugosllave!
▪︎ Kërkesës për gjuhë e shkollë shqipe, per drejtësi barazi iu bashkua gjithë popullata e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës! Kjo demostratë tërboi Beogradin, qendër kjo politike prej nga buronte çdo e keqe e kohës! Beogradi e Shkupi kishin dhanë urdhër që demostrata e 29 gushtit 1988 të shtypej me dhunë e me denime të rënda!
▪︎ Në fakt Kumanova ishte vendi ku po bëhej prova e parê, pas Kumanoves dhe qyteteve tjera shqiptare në Maqedoni, në radhë ishte Kosova! Stacioni i policisë në Kumanovë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plotë e përplotë me shpiptarë! Nga që nuk kishte më vend në burgun e Kumanovës, protestuesit u dërguan nëpër qytete tjera të Maqedonisë!
▪︎ Nuk di për sjelljet e policëve nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, por në Kumanovë kam parë me sytë e mi qyshë policët bënin gara se cili do sillte më shumë dhe cili do shante me keq në baza kombëtare protestuesit shqiptarë!
▪︎ Krijuesi nuk fal shpirtëra të keqi, është Fryma Njerëzore ajo e cila e shtynë njeriun të bëjë vepra të keqija e jo shpirti! Ishin Fryma moniste antinjerëzore komuniste dhe ajo e urrejtjes fetare e ngjizur nder shekuj nga kisha sllavo-ortodokse, që shtynin keta policë e inspektorë të përdornin dhunë ndaj shqiptarëve!
▪︎ Në vend të dialogut njerëzor pushteti i atëhershëm zgjodhi rrugën e dhunës! Ndaj nxënësve, prindërve e arsimtarëve shqiptarë, që protestuan kundër ketyre masave të dhunshme, antiligjore, antikushtetuese, e antinjerzore, u perdorë aq dhunë e madhe sa që disa demostrues mbeten me pasoja gjatê tërë jetës së tyre, kurse disa vdiqën pak kohë pas vuajtjes së dënimit!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “Na ishte nje here…” do te duhej qe z. Asani ta titullonte kete shkrim. Pra ajo kohe ishte e shqiptareve patriotë qe luftonin per te drejta. Tani ata shqiptare kane ndryshuar. Ata kurre me nuk do te lufojne per gjuhe dhe komb. Ata jane asimiluar ne myslimane dhe fare nuk kane ndjenja kombetare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu