ARKIVI:
18 Tetor 2024

Në gjendje tensioni e frustrimi , kur veçse problemi është zmadhuar mes çifteve, në këtë gjendje nuk duhet vendosë për divorc

Shkrime relevante

Zhdukja është kur individi i fundit i një specieje vdes

Aurel Dasareti https://lapsi.al/2024/10/17/dy-qendrimet-ekstremistet-e-be-kunder-organizatave-humanitare-per-refugjatet-e-gjadrit/ Shqipëria ka filluar të mbushet me “refugjatë” meshkuj nga Azia...

Toka e vinçave: Irani ekzekuton një person çdo katër orë

Ekzekutimi publik i Esmail Jafarzadeh. Foto: Mohsen Zare CC BY 4.0 Arnt...

Hipokrizia e kërkimit shkencor në Shqipëri dhe një Projekt Ligj që zgjidh

Prof. Dr. Pirro Prifti Projekt Ligji për Kërkimin Shkencor të propozuar nga...

Kujtime nga viti 1979, si student, në Shqipëri e mësues, në Suedi

Sinan Kastrati, Suedi ___ Nga Ditari im ___ Në fillim të tetorit (`24) isha sikurse...

Shpërndaj

Nga: Lule Alidema, psikologe klinike
____
Kërkesë- propozim për Gjykata Themelore Prishtine që të hyn në fuqi kushtëzimi i çiftëve bashkëshortor për mbajtjen e minimum pesë (5) seancave psikologjike para se të merret vendimi për divorc.
Kjo formë kushtëzimi besoj se do ti minimizon divorcet, me këtë rast do të kuptohet arsyeja e saktë nëse deri te divorci erdhën shkaku i ndonjë çrregullimi psikologjik dhe të trajtohet personi, në të kundërtën jo rrallë divorcet po ndodhin me pak ose me fare pak bazë të qëndrueshme.
Falemnderit për mirkuptim!
DIVORCI DHE PASOJAT PSIKOLOGJIKE
PRANDAJ PSIKOLOGU ËSHTË PO AQ I RËNDËSISHËM, KA NDIKIM NË ÇDO SITUATË E GJENDJE EMOCIONALE TUAJËN:
PARANDALON PROBLEMET, NDRYSHON JETËN TUAJ
Si rëndom pas publikimeve që bëj, e që padyshim dikush apo shumëkush e gjen veten brenda temave që shtjelloj, dhe menjëherë në adresën time në msn drejtohen pyetje të ndryshme në lidhje me temën që kam shtjelluar.
Sot, psh riktheva intervistën time në lidhje me divorcet, dhe shumë persona drejtuan pyetje në adresën time rreth kësaj teme e veçmas si t’ja bëjmë në lidhje me fëmijët?!
(Ndonëse nga kjo që kam shkruar sikur ju kujtua se sa dëme ju kanë bërë fëmijëve të tyre).
Dhe, që të mos ndalem në individ (kuptohet mungesë kohe), këtu publikisht dua tu përgjigjem për disa këshilla që unë i gjykoj si të arsyeshme, që edhe poqëse vendoset për divorc së paku të kursehemi nga dëmtimet psikologjike madhore sidomos fëmijët që janë “viktima” në këto raste.
Divorcet gjithmonë kanë ndodhur, ndodhin dhe do të ndodhin, fundja nuk është fundi botës për çiftin, por nuk duhet harruar asnjëherë se është “fundi botës” për fëmijët.
Nëna-babai nuk kanë zëvendësim!
Atëherë kur në mes çiftit ka fëmijë atëherë duhet domosdo të konsultohemi me profesionist, psikolog që së paku fëmijët të kursehen nga dëmtimet nga aspekti psikologjik.
Nuk e di saktë, meqë nuk jam e asaj fushe se si qëndron rregullorja e ligjit mbi kohëzgjatjen e shkëputjes së një martese- divorci.
Me aq sa kam pak njohuri nga klientët, ndarja kur kërkohet nga njëra palë realizohet brenda gjashtë (6)muajve dmth u mundësohet divorci.
Këtë vendim të kësaj rregullore ligji e shoh si shumë të shpejtë dhe të gabueshme.
Së pari, gjashtë (6) muaj janë pak të merret një vendim i tillë, kërkon kohë më të gjatë, gjithmonë them kur bën fjalë atëherë kur në mes çiftit ka fëmijë.
Nuk e di kush e vlerësoi si të drejtë dhe se aq shpejtë besoi se rregullohet, vendoset, stabilizohet apo edhe pranohet ndarja nga nëna ose babai, pa marrë parasysh arsyen e ndarjes.
Përse para divorcit nuk kushtëzohet çifti të mbajë disa seanca psikologjike, ta vlerëson psikologu aspektin psikologjik të çiftit, ta gjykoj arsyen apo palën që po “gabohet” ose “fajtorin“ ta trajtoj.
Gjykatësi nuk ka mundësi ta gjykoj aspektin psikologjik të çiftit, ai gjykon vetëm aspektin ligjor.
Nuk e di në Gjykatë nëse vlerësohen nga psikolog divorcet që bëhen, madje a vlerërsohet rasti nga aspekti psikologjik vetëm duke u bazuar te njëra palë apo edhe me një takim apo seancë.
Pa marrë parasysh arsyen e ndarjes që i dërgoi në divorc çiftin, secili çift (bashkë) duhet domosdo ti mbajë së paku pesë (5) seanca psikologjike, ta vlerësoj psikologu që vërtetë ky çift ka arsye qofshin ato psikologjike (të trajtohet) apo edhe vërtetë nuk mund të vazhdon më kjo martesë.
Secili çift i divorcuar nëse pyetet do të thotë:
Ai ose ajo është fajtori-a, kuptohet se faji mbetet gjithmonë te pala tjetër, ama jo!
Kur ndodhë ndarja, dytë janë fajtorë, asnjë ndarje nuk ndodhë pa arsye dhe vetëm me fajin e njërës palë.
Asnjë problem nuk ndodhë si i vetëm pa qenë dy palët.
Fajtorë janë dy palët nga vet idea që nuk u përpoqën ta ndihmojnë palën tjetër që e shikon me gabime.
Prit, poqëse keni vendosur për ndarje, ajo bëhet, përse duhet bëhet me nxitim, është vështirë të ndërtohet se të rrënohet shpejtë bëhet.
Në gjendje tensioni, frustrimi kur veçse problemi është zmadhuar nuk duhet vendoset për divorc, sepse dihet njeriu në gjendje të tilla nuk arsyeton, nuk sheh zgjidhje tjetër.
Pikërisht, në shoqërinë tonë gabohemi sepse marrim vendime të mëdha e të kushtueshme në gjendje emotive e frustruese.
Emocionet bëjnë punën e tyre!
Është gabim kjo, nën ndikimin e emocioneve nuk bën të mirren asnjë lloj vendimi, e aq më pak për divorc ku në mes ka fëmijë.
Fëmija është i pafajshëm, ai nuk ju kërkoi ta sjellni në jetë, ju e sollët vet me dëshirën tuaj, andaj obligoheni së paku ta mbroni nga dëmtimet e tilla, ashtu siç e sollët me dëshirën tuaj ashtu duhet të kujdeseni që edhe në të tilla rastet ta ndihmoni pa ia mohuar të drejtën nga të jetuarit si fëmijë i lumtur.
Kuptohet se një fëmijë që rritet me mungësën e njërit prind nuk mund të gëzon fëmijëri të lumtur, por së paku kur jemi te ndarjet-divorcet të bëhet në atë formë që fëmija deri diku të arrijë të arsyetoj ndarjen (edhe pse është vështirë e arrirë).
Çiftet që vendosin për ndarje, ata i tërheq egoja e tyre duke harruar për përgjegjësinë prindërore.
Ata frustrimi, inati i shtyen dhe ju mjegullon të veprojnë me logjikën e shëndoshë për ta llogaritur se SA e SI po e dëmton fëmijën e pafajshëm.
Dalloj se shumë çifte nē shoqërinë tonë ndahen, arrijnë deri te divorci dhe as vet nuk kanë arsye të qarta se për çfarë po ndahen.
Fillojnë ose me xhelozi ose paragjykime të pa baza.
Disa këshilla ndihmëse në raste të tilla si:
* Mos pritni që problemi të zmadhohet
* Në momentin që zënkat, paknaqësitë tuaja filluan, apo filloi të zbehet raporti bashkëshortorë, duhet urgjent të konsultoheni me psikologun
* Dytë bashkë (çifti) duhet ta takoni psikologun, jo vetëm njëra palë
* Problemi nuk zgjidhet duke e injoruar, heshtur, ai zgjidhet vetëm duke e shpërfaqë ju dy palët me psikologun
* Mos merrni vendime për divorc pa mbajtur disa seanca psikologjike
* Mos u bëni egoist të shikoni vetëm nga kënvështrimi juaj
* Në gjendje nervozmi prireni nga e keqja
* Ju vet nuk arrini të ndryshoni situatën, nuk arrini të gjykoni drejtë, nuk arrini ta kuptoni as se sa po dëmtoni fëmijën tuaj
* Edhe poqëse vendosët për ndarje, drejtohuni te psikologu për ti marrë këshillat se si të vendoset në lidhje me fëmijën tuaj
* Jepni kohë njëri tjetrit para se të merrni vendime divorci
* Vendimi për divorc mund të bëhet edhe i gabueshëm, i pa menduar mjaftueshëm, andaj ju vet mund të gaboheni e që më pas do të pendoheni.
* Edhe poqëse ndodhë divorci kujdesuni për shëndetin psikologjik të fëmijës tuaj
* Mos e mbushni me negativitet për palën tjetër duke u përpjekur ta bindni se nëna ose babai nuk janë të mirë, nuk ju do, ju la, nuk i intereson për ju etj…
Kot përpiqeni ta bindëni, fëmija mund të shpërfaqë pajtueshmëri sipërfaqësore me juve, por brendësia e tyre e thotë ndryshe, keni parasysh se:
NËNË E BABA TË KQINJË E TË GABUAR NUK EKZISTOJNË NË MENDJEN E FËMIJËS!
Më 29.08.2022, Prishtinë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu